BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/97 f. 3
  • Lajmi i mirë në Internet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lajmi i mirë në Internet
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • Përdorimi i Internetit: Të jemi syhapur ndaj rreziqeve!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Interneti: Përdore me mençuri këtë mjet global
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Një mjet për t’i ndihmuar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • A mund të jenë të rrezikshme lidhjet romantike në Internet?
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 11/97 f. 3

Lajmi i mirë në Internet

Në epokën tonë të teknologjisë, disa njerëz marrin informacion nga burimet elektronike, duke përfshirë Internetin. Kështu, Shoqata ka vendosur në Internet disa informacione të sakta mbi bindjet dhe aktivitetet e Dëshmitarëve të Jehovait.

Vendndodhja jonë në rrjetin Internet ka adresën http://ww.watchtower.org dhe përmban një përzgjedhje fletushkash, broshurash dhe artikujsh të Kullës së Rojës dhe të Zgjohuni! në gjuhën angleze, kineze (të thjeshtuar), gjermane, ruse dhe spanjolle si edhe në gjuhë të tjera. Botimet në këtë vendndodhje të rrjetit janë tashmë në dispozicion nëpër kongregacione dhe po përdoren në shërbim. Qëllimi i vendndodhjes sonë në rrjet nuk është prezantimi i botimeve të reja, por vënia e informacioneve në dispozicion të publikut në një format elektronik. Nuk ka nevojë që ndonjë individ të përgatisë faqe informacioni në Internet për Dëshmitarët e Jehovait, aktivitetet tona, bindjet tona. Vendndodhja jonë zyrtare paraqet informacion të saktë për këdo që e dëshiron atë.

Megjithëse vendndodhja jonë nuk ka një sigurim për mesazhe elektronike (E-mail), ajo radhit adresat postare të degëve përreth globit. Në këtë mënyrë njerëzit mund të shkruajnë për të pasur më shumë informacion apo për të marrë ndihmë personale nga Dëshmitarët lokalë. Ndihu i lirë për t’ua dhënë adresën e mësipërme Internet kujtdo që mund të jetë i prirur për të filluar mësimin e së vërtetës biblike nga ky format.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo