BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/97 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për prillin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për prillin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Nëntema
  • Java që fillon më 7 prill
  • Java që fillon më 14 prill
  • Java që fillon më 21 prill
  • Java që fillon më 28 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 4/97 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për prillin

Java që fillon më 7 prill

Kënga 8 (53)

12 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përmend pikat për biseda në revistat e fundit.

15 min.: «Po shtohen turma besimtarësh.» Me pyetje dhe përgjigje. Rishiko sugjerimet kyçe të trajtuara në Kullën e Rojës, 15 gusht 1993, faqe 12⁠-⁠17, anglisht.

18 min.: «Ndihmo personat pa përvojë që të kuptojnë.» Me pyetje dhe përgjigje. Rishiko veçoritë e broshurës Çfarë kërkon?: Metodë studimi e thjeshtuar, pyetje të përshtatshme, ilustrime tërheqëse, referime të bollshme nga Shkrimet. Thekso synimin për fillimin e studimeve, që së fundi çojnë në librin Njohuria. Një lajmëtar i aftë të demonstrojë se si duhet filluar një studim, duke përdorur mënyrën e afrimit të paraqitur në paragrafin 4. Inkurajoi të gjithë prindërit në kongregacion, që ta studiojnë broshurën me fëmijët e tyre në moshë të re.

Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 14 prill

Kënga 20 (93)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Me aq sa e lejon koha, trego shkurtimisht përvoja lokale nga fusha, në lidhje me lënien e broshurës Çfarë kërkon? apo me fillimin e studimeve biblike, duke përdorur atë.

15 min.: «Drejtoji studentët tek ‘organizata pas emrit’.» (Paragrafët 1⁠-⁠6) Me pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafët 5⁠-⁠6 dhe shkrimet e cituara. Trego përvoja lokale në lidhje me reagimin e studentëve biblikë, kur kanë parë videon Dëshmitarët e Jehovait: Organizata pas emrit.

20 min.: «Mësoju të tjerëve çfarë kërkon Perëndia.» Trajtim nga auditori i paragrafëve 1⁠-⁠4. Të demonstrohen prezantimet në paragrafin 5, duke përdorur katër rrethana të ndryshme: në rrugë, në një shtëpi, në një vend tregtar dhe në një park. Kujtoju të gjithëve që të marrin broshura dhe revista për shërbimin në fushë, përpara se të largohen në mbrëmje nga Salla e Mbretërisë.

Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 21 prill

Kënga 12 (113)

15 min.: Njoftime lokale. Shpjego se nuk është tepër vonë që të plotësohet kërkesa për shërbimin si pionierë ndihmës në maj. Rishiko kutinë e pyetjes dhe bëja të ditur kongregacionit nëse për të plotësuar bibliotekën në Sallën e Mbretërisë, nevojiten disa libra.

15 min.: «Drejtoji studentët tek ‘organizata pas emrit’.» (Paragrafët 7⁠-⁠14) Me pyetje dhe përgjigje. Një lajmëtar i aftë në mësimdhënie të demonstrojë se si duhet bërë një bisedë e përzemërt dhe e çiltër me një student, në lidhje me nevojën për të marrë pjesë në mbledhje.

15 min.: Të përdorim plotësisht literaturën tonë. Fjalim nga një vëlla i kualifikuar. (Shiko Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1995, faqe 3⁠-⁠5.) Raportet tregojnë se shpesh kongregacionet porositin shumë më tepër revista sesa shpërndajnë në të vërtetë çdo muaj. Deri 50 për qind e tyre nuk janë raportuar kurrë si revista të lëna. (Trego se çfarë thonë statistikat në shkallë lokale.) Çfarë ndodh me këto revista? Shumë përfundojnë në një raft ose hidhen. Si mund të shmanget kjo? Çdo lajmëtar duhet të bëjë me kujdes një vlerësim të nevojave të tij dhe të porositë vetëm aq sa mund të lërë. Ta bëjmë një praktikë që kujtdo që takojmë, t’i ofrojmë revistat. Mos lejoni që numrat e vjetër të shkojnë më kot. Merrni pjesë rregullisht në shërbimin me revista. Mbani parasysh se duhet të përmendim rregullimin e kontributeve dhe t’i dorëzojmë menjëherë ato.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 28 prill

Kënga 25 (204)

15 min.: Njoftime lokale. Kujtoji të gjithë që të dorëzojnë raportet e tyre të shërbimit në fushë për prillin. Njofto emrat e atyre që do të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë majit. Thekso rregullimet shtesë që po bëhen lokalisht për mbledhjet për shërbim. Gjatë majit, duhet bërë një përpjekje e veçantë për të shkuar tek të gjitha vendet ku kemi lënë broshurën, me synimin për të filluar studime. Sugjero shkurtimisht mënyrat në të cilat mund të kërkojmë me takt emrin dhe adresën e njerëzve, të cilëve u dëshmojmë jo formalisht. Në fillim mund të japësh emrin dhe adresën tënde dhe më pas të pyesësh nëse kanë numër telefoni, me të cilin mund t’i gjeni. Ftoje auditorin që të ofrojë sugjerime të tjera, që për ta kanë qenë të efektshme.

15 min.: «Përse e bëjnë këtë?» Një plak e trajton artikullin me dy ose tre pionierë të rregullt. (Nëse nuk ka të tillë, përdor ata që shpesh regjistrohen si pionierë ndihmës.) Përfshi pika kryesore nga artikulli «Pionierët japin dhe marrin bekime», në Kullën e Rojës të 15 prillit 1994, anglisht. Secili të shpjegojë se përse ai apo ajo kanë ndërmarrë shërbimin si pionierë. Kërkoju atyre të thonë përvoja që tregojnë se si janë bekuar për kryerjen e një gjëje të tillë.

15 min.: Nevoja lokale. Pleqtë mund ta përdorin këtë kohë për të paraqitur informacione në lidhje me nevoja specifike lokale.

Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo