Ndihmo personat pa përvojë që të kuptojnë
1 Me anë të veprës së bërjes së dishepujve, ne u mësojmë të tjerëve se çfarë kërkon Perëndia prej tyre. (Mat. 28:19, 20) Për këtë, në mbarë botën po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme nga më shumë se pesë milionë Dëshmitarë. Suksesi nuk matet nga orët e shpenzuara, literatura e lënë apo nga studimet e nisura biblike. Ne e arrijmë objektivin tonë, kur njerëzit kuptojnë dhe veprojnë sipas asaj që mësojnë.
2 Të ndihmosh të tjerët frymësisht, përfshin ‘t’i bësh të kuptojnë ata që s’kanë përvojë’. (Psal. 119:130, BR) Zemrat preken dhe njerëzit nxiten, vetëm kur ‘kapin kuptimin e saj’. (Mat. 15:10, BR) Ndërsa vepra jonë përhapet dhe intensifikohet, ne arrijmë të çmojmë gjithnjë e më shumë nevojën për të folur dhe për të mësuar me thjeshtësi. Ja sepse Shoqata ka botuar broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Ajo përmban një kurs studimi të përmbledhur mirë, i cili trajton mësimet themelore të Biblës. Mësimet janë të shkurtra e të lehta për t’u kuptuar dhe formulimi nuk është i ngatërruar, gjë që i jep broshurës një tërheqje në masë të madhe.
3 Kjo broshurë do të prezantohet bashkë me revistat, gjatë muajve prill dhe maj. Rekomandohet që kur të planifikoni aktivitetin tuaj të shërbimit javor, të organizoheni që të shtunave të ofroni revistat, por gjatë shërbimit në ditët e tjera të javës, të prezantoni broshurën. Çojuani broshurën njerëzve që në të kaluarën e kanë pranuar me gatishmëri literaturën. Mos harroni që ajo mund të jetë veçanërisht e dobishme për të mësuar fëmijët, për njerëzit që flasin në gjuhë të huaj dhe për ata që kanë aftësi të kufizuar leximi.
4 Përdor një mënyrë të thjeshtë afrimi: Kur prezanton broshurën Çfarë kërkon?, referoju faqes 2, ku shpjegohet se «kjo broshurë është përgatitur si një kurs për studim biblik». Nxirr në dukje paragrafin 3 në faqen 3, për të treguar se përse personi duhet ta studiojë Biblën. Ngjalle interesin e tij me disa tituj mësimesh, të cilët zbulojnë të vërteta të thjeshta biblike. Demonstro se si kjo broshurë e bën të mësuarin një kënaqësi dhe ofrohu për t’i dhënë ndihmë personale.
5 Drejto një studim progresiv: Synimi ynë është që të bëjmë më shumë sesa thjesht drejtim studimesh; ne dëshirojmë të bëjmë dishepuj që do të bëhen përkrahës të vendosur të së vërtetës. Broshura mund të trajtohet brenda disa javëve dhe duhet të çojë drejt e në një studim me librin Njohuria. (Shiko shënimin në faqen 31.) Që në fillim, ndihmoje studentin që të identifikojë organizatën e Jehovait. (Shiko librin Të arsyetojmë, faqe 283-284, anglisht.) Thekso vlerën e mbledhjeve të kongregacionit dhe shpjego se pjesëmarrja në to siguron një kuptueshmëri të gjithanshme mbi atë se si duhet praktikuar adhurimi i vërtetë.—Heb. 10:24, 25.
6 Një pjesëmarrje e plotë në këtë vepër të veçantë, gjatë prillit dhe majit, sigurisht që do të na sjellë gëzimin që vjen, kur ndihmojmë personat e sinqertë për të «fituar kuptueshmërinë», e cila çon në jetë.—Prov. 4:5, BR.