Mbledhjet e Shërbimit për gushtin
Java që fillon më 7 gusht
Kënga 18 (162)
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Nxirr në pah artikuj nga numrat e fundit të revistave që mund të paraqiten në prezantime.
15 min.: «Çfarë lloj personash duhet të jeni ju?» Me pyetje dhe përgjigje.
20 min.: «Jini mësues të Fjalës së Perëndisë: Duke përdorur broshurat.» Vëllai, të cilit i është caktuar kjo pjesë, do të trajtojë me dy ose tre lajmëtarë të tjerë, aspekte të ndryshme të broshurave. Pastaj ata do t’i praktikojnë prezantimet e tyre me njëri-tjetrin.
Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 14 gusht
Kënga 13 (124)
5 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
10 min.: Shfrytëzoje më së miri shkollën. Plaku demonstron se si një prind mund të flasë me djalin ose vajzën e tij adoleshente mbi zgjedhjen e kurseve të studimit në shkollë. Trajto nevojën për të zgjedhur degë që të ndihmojnë për të ndjekur një karrierë në shërbim.—Shiko Kullën e Rojës të 1 prillit 1993, paragrafët 3-11, në faqet 26-28.
15 min.: «Prindër që gëzojnë!» Fjalim i mbajtur nga një plak kongregacioni.
15 min.: «Sjellja e krishterë në shkollë.» Me pyetje dhe përgjigje.
Kënga 15 (127) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 21 gusht
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale. «Programi i ri i asamblesë speciale njëditore.» Njofto datën e asamblesë nëse dihet. Inkurajoi të gjithë të marrin pjesë.
15 min.: «Të ofrojmë veten vullnetarisht për çdo punë të mirë.» Fjalim entuziast i një plaku mbi paragrafët 1-9.
20 min.: «Të ofrojmë veten vullnetarisht për çdo punë të mirë.» Të trajtohen me pyetje dhe përgjigje paragrafët 10-15. Të nxirren në pah nevoja lokale dhe mënyra se si të gjithë mund të sigurojmë ndihmë.
Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 28 gusht
Kënga 27 (221)
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: «Rivizitat e suksesshme kërkojnë një të mësuar të efektshëm.» Rishiko pikat kryesore dhe përgatit një ose dy demonstrime të shkurtra.
20 min.: Të ofrojmë librin Të jetosh përgjithmonë gjatë shtatorit. Shpjego se si ky libër luan një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e mesazhit të gjykimit të Jehovait. Trego ndonjë përvojë lokale si dhe përvojën e dytë të paraqitur në Kullën e Rojës të 1 qershorit 1992, në artikullin «Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë». Tërhiq vëmendjen në ilustrimet mahnitëse në faqet 3, 11-13 dhe 156-158 të librit. Trajto mënyra se si këto ilustrime mund të përdoren për të filluar biseda. Siguro një lajmëtar të aftë të demonstrojë një prezantim të shkurtër, duke përdorur një nga shkrimet e paraqitura në faqet 156-158 të librit. Thekso synimin që të përpiqemi për të filluar studime biblike. Kujtoji të gjithë të marrin kopje për t’i përdorur këtë fundjavë.
Kënga 12 (113) dhe lutja përmbyllëse.