BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/95 f. 2
  • Prindër që gëzojnë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Prindër që gëzojnë!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Të rinj, gëzojani zemrën Jehovait
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Çfarë synimesh keni vënë për fëmijët tuaj?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Stërvitini fëmijët që të bëhen lajmëtarë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Të ndërtojmë një familje të fortë frymësisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 8/95 f. 2

Prindër që gëzojnë!

1 Nëse je një i ri që jeton në një shtëpi të krishterë, ekziston një mënyrë e veçantë që t’i mund t’i bësh të lumtur prindërit e tu. Nëse ecën në një rrugë të drejtë, ‘ati yt dhe nëna jote do të gëzohen’. (Prov. 23:22-25) Natyrisht që prindërit të duan të mirën. Asgjë nuk mund t’i kënaqë ata më shumë se të të shohin që ta bësh tënden të vërtetën dhe t’ia dedikosh jetën Jehovait.

2 Mund të jesh mirënjohës që i ke prindërit në të vërtetën. Që kur ke lindur ata të kanë ushqyer, veshur dhe strehuar si edhe janë kujdesur për ty kur ke qenë i sëmurë. Dhe çka është më e rëndësishme, ata janë përpjekur të të mësojnë mbi Jehovain dhe rrugët e tij të drejta; kjo është stërvitja që mund të të sigurojë jetën e përhershme. (Efes. 6:1-4) Si mund ta tregosh çmueshmërinë tënde?

3 Bëje tënden të vërtetën: Prindërit e tu janë përpjekur të të mësojnë që ta marrësh të vërtetën seriozisht, duke përparuar frymësisht dhe duke qëndruar afër organizatës së Jehovait. Mund të tregosh çmueshmëri, duke pasur interes në studimin familjar pa qenë i detyruar. Trego një dëshirë për të marrë pjesë në mbledhje, duke marrë iniciativën për t’u bërë gati, kështu që familja mund të arrijë në kohë. Ulu me prindërit e tu gjatë mbledhjeve dhe kushtoi një vëmendje të madhe duke ndjekur botimin që studiohet. Merr pjesë në mbledhje me komente. Tregoje veten se je një student i gatshëm në Shkollën e Shërbimit Teokratik, duke pranuar caktimet dhe duke bërë më të mirën që mundesh për t’i plotësuar ato. Dil vullnetar për të ndihmuar në punët rreth Sallës së Mbretërisë, ku ndihma jote do të jetë e dobishme. Përfshirja në aktivitete të tilla mund ta mbajë zemrën tënde të përqendruar në atë që është e mirë për karakterin tënd frymor.

4 Vendos synime progresive: Arrij të kesh një pjesëmarrje domethënëse në shërbimin në fushë, duke treguar dëshirën për t’u kualifikuar si lajmëtar. Përmbaju leximit të Biblës çdo javë ose më mirë akoma, lexo vetë të gjithë Biblën. Vendos në mendjen tënde se po shkon drejt ballafaqimit me kërkesat për dedikim dhe pagëzim. Prindërit tuaj mund të të ndihmojnë që të planifikosh programin mësimor të shkollës, me synimin që të fitosh stërvitje e cila do të të pajisë që të marrësh pjesë plotësisht në shërbim të Jehovait. Përqendrohu në zhvillimin e një reputacioni të mirë, i cili do t’i shtyjë të tjerët të të rekomandojnë për privilegje të veçanta të tilla si të qenët pionier apo shërbimi në Bethel. (Vep. 16:1, 2) Arritja e synimeve mund të të ndihmojë «të sigurohesh për gjërat më të rëndësishme, kështu që mund të jesh . . . i mbushur me frytin e drejtësisë».​—Filip. 1:10, 11, BR.

5 Rinia është koha për të mësuar, për të marrë përvojë dhe për të fituar shkathtësi në qëndrimin me të tjerët. Është një kohë kur t’i mund ta gëzosh jetën pa pasur të gjitha ato përgjegjësi që vijnë me rritjen. Solomoni tha: «Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate.» (Eklis. 11:9) Nëse ti e vë zemrën në shërbim të Jehovait në rininë tënde, do të korrësh bekime që do të vazhdojnë përgjithmonë.​—1. Kron. 28:9.

6 Nëse ti «i bie pas drejtësisë» në vend të «dëshirave të rastit të rinisë», do t’i lehtësosh prindërit e tu nga barra e rëndë e anktheve dhe e dëshpërimit të thellë. (2. Tim. 2:22) Ti do t’i japësh vetë zemrës sate shkak për t’u gëzuar. (Prov. 12:25) Më shumë nga të gjithë, do t’i sjellësh gëzim Krijuesit tënd, Perëndisë Jehova.​—Prov. 27:11.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo