Për cilindo një Lajmërim i Mbretërisë i veçantë
1 Që nga 24 prilli, filluam shpërndarjen e përgjithshme të fletushkës së veçantë Lajmërim i Mbretërisë që ka ngjallur kudo interesin e njerëzve të shqetësuar! Mesazhi i saj nuk është vetëm i kohës, por është gjithashtu urgjent. Lajmëtarët në çdo kongregacion janë nxituar për ta mbështetur me gjithë zemër atë, duke dashur që këtë mesazh ta zotërojnë mijëra njerëz. A po përpiqesh që të marrësh pjesë plotësisht?
2 Çdo kongregacioni i është dërguar një sasi fletushkash, duke siguruar rreth 50 copë për çdo lajmëtar dhe 250 për çdo pionier. Sa ke pasur mundësi të shpër-ndash ti? Nëse nuk ke pasur mundësi të bësh aq sa kishe shpresuar, a mund të konsiderosh mënyra të tjera për të bërë më shumë para se të përfundojë shpër-ndarja më 14 maj? Ç’mund të themi për të filluar si pionier ndihmës? A mund të përfitosh nga mbledhjet e shërbimit shtesë, të tilla si ato për dëshminë në mbrëmje?
3 Pleqtë duhet të rishikojnë me kujdes territorin e mbuluar. Nëse nuk është e mundur që kongregacioni të punojë disa pjesë, pleqtë duhet të marrin kontakt me kongregacionin fqinj për të kërkuar ndihmë. Përpjekjet tona me gjithë zemër dhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet kongregacioneve do të japin rezultate të mira.
4 Ka mundësi të kesh provuar një gëzim më të madh në këtë punë ngaqë kanë mundur të marrin pjesë kaq shumë veta, duke përfshirë lajmëtarët e rinj dhe të rinjtë në moshë. Shpresojmë që kjo frymë gëzimi do të mbështetet, duke inkurajuar të gjithë që përmes rivizitave të ndjekin ata që janë përgjigjur në mënyrë të favorshme. Ne jemi të nxitur që të mbajmë regjistrime të sakta nga shtëpia në shtëpi, duke shënuar ata që kanë treguar interes. Fundi i majit duhet të jetë një kohë e shkëlqyer për t’u përqendruar në bërjen e rivizitave me synimin që të fillojmë studime biblike.
5 Çfarë mund të thuash kur kthehesh? Mund të jetë e efektshme të thuash: «Ju mund ta kujtoni informacionin e fletushkës që ju lashë pak kohë më parë; shpresoj se keni pasur rast ta lexoni atë dhe të keni ndonjë mendim mbi çështjen. Me siguri, mesazhi i saj ka shkaktuar shumë diskutime në zonën tonë, pasi ai prek çështjet jetësore që ballafaqon i gjithë njerëzimi.» Referoju disa prej pohimeve që të bëjnë të mendosh, në faqen e dytë, pastaj pyete: «Çfarë mendoni se duhet të bëjmë që të sigurohemi dhe të jemi të përgatitur për atë që do të sjellë e ardhmja?» Lëre të përgjigjet. Nëse tregon interes trajto pika të tjera në faqen 2-4 të Lajmërim i Mbretërisë dhe ofroji një studim biblik ose po qe se kjo nuk është e mundur ofroji revistat e fundit.
6 Nëse punon në territorin e një kongregacioni tjetër, sigurohu që të japësh emrat e çdo personi të interesuar që ke gjetur, kështu që rivizitat të bëhen nga lajmëtarët e atij kongregacioni. Po kështu, nëse të kërkohet që t’i bësh ti disa nga këto rivizita, mos përto, por kthehu menjëherë.
7 Shpërndarja e veçantë e kësaj fletushke na ka nxitur dhe motivuar të gjithëve që të intensifikojmë përpjekjet tona në veprën e predikimit të Mbretërisë. Kemi besim se ajo do të ketë një sukses shumë të madh, duke i bërë njerëzit e çdo vendi më të vetëdijshëm për emrin e madh të Jehovait dhe qëllimin e tij. (Isa. 12:4, 5) Sa më shumë bëjmë aq më i madh do të jetë gëzimi ynë.—Psal. 126:3.