«Mijëvjeçari i ri: Çfarë ruan e ardhmja për ju?»
1 Kjo pyetje ka qenë në mendjet e njerëzve kudo në botë. Ndonëse njerëzimi ka korrur shumë arritje gjatë shekujve, njerëzit janë të zhgënjyer, sepse problemet bazë që i kanë shqetësuar ata për mijëvjeçarë ende ekzistojnë. (Jobi 14:1; Psal. 90:10) Ku mund të gjejë lehtësim njerëzimi?
2 Gjatë muajve tetor dhe nëntor, do të kemi një mundësi të veçantë për t’u siguruar të afërmve tanë përgjigjen e kësaj pyetjeje. Në ç’mënyrë? Nëpërmjet shpërndarjes së fletushkës Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Ajo titullohet «Mijëvjeçari i ri: Çfarë ruan e ardhmja për ju?». Gjatë gjysmës së parë të tetorit do të ofrojmë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!. Më pas, nga e hëna, më 16 tetor deri të premten më 17 nëntor do të angazhohemi në një shpërndarje intensive të Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Gjatë kësaj fushate, çdo ditë të javës do të përqendrohemi në shpërndarjen e Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Ndërsa gjatë fundjavëve këtë fletushkë do ta prezantojmë bashkë me revistat e fundit.
3 A do të marrim pjesë plotësisht? Pleqtë, shërbëtorët ndihmës dhe pionierët duhet të marrin drejtimin në këtë fushatë, pasi ata janë në ballë të veprës. Shumë lajmëtarë i kanë rregulluar rrethanat e tyre për të shërbyer si pionierë ndihmës gjatë një ose dy muajve të shpërndarjes. Të tjerë kanë në plan që të harxhojnë më shumë kohë se zakonisht në shërbim.
4 Drejtuesit e Studimit të Librit të Kongregacionit mund të ndihmojnë për të inkurajuar çdo anëtar të grupit të tyre që të marrë pjesë plotësisht në shpërndarjen e Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Mund të ketë disa lajmëtarë që janë bërë joaktivë në veprën e predikimit. Pleqtë duhet t’i vizitojnë ata që të shohin se ç’mund të bëhet për t’i ndihmuar. Ndoshta mund të bëhen rregullime që një lajmëtar me përvojë të shoqërojë një person joaktiv në shërbim, gjatë këtyre muajve. Një prezantim i thjeshtë i Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36, mund të jetë tamam ajo që nevojitet për t’i riaktivizuar këta lajmëtarë.
5 Kjo gjë do të jetë edhe një mundësi e mirë për studentët e Biblës që janë gati në përfundim të studimit me librin Njohuria dhe që kualifikohen si lajmëtarë të papagëzuar për të filluar shërbimin. Edhe të vegjlit mund të kenë një pjesëmarrje të shkëlqyer në këtë vepër emocionuese.
6 Një prezantim i thjeshtë është e gjitha që kërkohet. Mund të themi:
◼ «Kam kushtuar kohë vullnetarisht për të ndihmuar që çdo familje në [emrin e qytetit ose të vendit] ta marrë këtë mesazh shumë të rëndësishëm. Kjo është kopja juaj. Ju lutem, lexojeni.» Mund të jetë dobiprurëse që të mos mbajmë me vete një çantë dëshmie kur shpërndajmë Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36.
7 Mbledhje të planifikuara mirë për shërbimin në fushë: Pleqtë duhet të kujdesen që rregullimet e bëra për të dhënë dëshmi të jenë të volitshme dhe praktike. Veçanërisht mbikëqyrësi i shërbimit duhet të sigurohet që ka mjaft territor nga shtëpia në shtëpi, si dhe territor tregtar, në mënyrë që gjithsecili të mund të marrë pjesë në një masë të plotë në vepër. Nëse është e mundur, të organizohen mbledhje shërbimi për çdo ditë të javës, në fundjavë si dhe në mbrëmje. Mund të bëhen rregullime për t’u mbledhur pasditeve vonë, për dobinë e atyre që janë në shkollë, që punojnë me turne, si dhe personave të tjerë.
8 Ç’të bëjmë për ata që nuk janë në shtëpi? Qëllimi ynë është të flasim me sa më shumë pronarë shtëpie që është e mundur. Nëse nuk gjendet askush në shtëpi, kur shkojmë për t’i vizituar, të mbajmë shënim adresën dhe të shkojmë në një orar tjetër të ditës. Nëse aty nga java e fundit e fushatës nuk kemi arritur ende t’i kontaktojmë këta pronarë shtëpie, mund të lëmë për ta një kopje të Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36, në një vend që nuk shihet nga kalimtarët. Pleqtë lokalë mund t’i udhëzojnë lajmëtarët e kongregacionit që kur punojnë zonat fshatare dhe zonat ku ka më shumë territor nga ç’mund të mbulohet gjatë fushatës, të lënë që në vizitën e parë një kopje të Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36 në ato shtëpi ku nuk kanë gjetur njeri.
9 Le të mbahemi të zënë! Kongregacionet duhet të përpiqen ta mbulojnë territorin e tyre përpara datës 17 nëntor, kur përfundon fushata. Nëse territori ynë është mjaft i madh, disa lajmëtarë mund të punojnë edhe vetëm, në rast se kjo është praktike dhe s’përbën ndonjë rrezik. Ky rregullim do ta bëjë më të lehtë që të arrihen sa më shumë persona të denjë. Të sigurohemi që të mbajmë një regjistrim të mirë të të gjithë interesit të gjetur.
10 Pleqtë duhet të mendojnë më përpara se sa revista më tepër do t’i duhen kongregacionit dhe të porositin në përputhje me këtë. S’ka nevojë që të bëhet porosi për Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36, pasi secilit kongregacion po i dërgohet një sasi ngarkese me këtë fletushkë. Pionierët specialë do të marrin 500 kopje për të shpërndarë, pionierët e rregullt dhe ata ndihmës 300 kopje, ndërsa lajmëtarët e kongregacionit 150 kopje secili. Atëherë, a jemi gati dhe të paduruar për t’u angazhuar në këtë aktivitet të veçantë? Sa të privilegjuar jemi që mund t’u tregojmë të gjithë të afërmve tanë atë që Perëndia ka premtuar për të ardhmen e afërt!