Ndiq interesin e lindur nga Lajmërim i Mbretërisë
1 Gjatë disa javëve të fundit, kemi gëzuar privilegjin e shpërndarjes së fletushkës Lajmërim i Mbretërisë nr. 35, të titulluar «A do ta duan njëri-tjetrin të gjithë njerëzit ndonjëherë?» Lajmëtarët kudo po përpiqen të arrijnë sa më shumë persona të denjë që të jetë e mundur me këtë botim të Lajmërim i Mbretërisë. (Mat. 10:11) Megjithëse fushata është programuar për të mbaruar të dielën më 16 nëntor, nëse ka akoma territor që duhet përshkuar, pleqtë mund të të kërkojnë që të vazhdosh të shpërndash Lajmërim i Mbretërisë nr. 35, për aq kohë sa do të zgjasin rezervat e kongregacionit.
2 Ky numër i Lajmërim i Mbretërisë ka ngjallur interesin e shumë njerëzve. Ata e shohin se personat në përgjithësi e kanë humbur dashurinë e tyre të përzemërt natyrore dhe, për këtë arsye, pyesin veten se çfarë përmban e ardhmja. (2. Tim. 3:3) Ne duam të ndjekim interesin që ka lindur.
3 Lajmërimi i Mbretërisë merr rezultate: Gjatë fushatës së vitit 1995 me Lajmërim i Mbretërisë një grua, e cila mori një kopje, erdhi në një mbledhje në Sallën e Mbretërisë, sepse donte të mësonte më shumë rreth asaj që besojnë Dëshmitarët e Jehovait. Në atë mbledhje ajo pranoi menjëherë një studim biblik dhe pas kësaj rrallë humbi ndonjë mbledhje. Jo shumë kohë më pas, ajo i kishte shkruar kishës së saj të mëparshme, duke ndërprerë anëtarësinë e saj!
4 Deri tani, qindra njerëz në territor e kanë lexuar lajmin në Lajmërim i Mbretërisë nr. 35. Por cili ka qenë reagimi i tyre ndaj tij? Edhe nëse janë prekur në mënyrë të favorshme nga ajo që kanë lexuar, shumica nuk do të ndërmarrin një veprim deri sa një Dëshmitar i Jehovait t’i vizitojë përsëri. A po bën plane për t’u rikthyer? Interesimi i dashur për njerëzit e tjerë si ne duhet të na shtyjë për ta bërë këtë. Të gjithë ata që kanë treguar interes nga Lajmërim i Mbretërisë duhen vizituar përsëri.
5 Çfarë do të thuash kur të rikthehesh? Ti mund të bësh disa komente mbi faktin se sa i kohës është mesazhi në Lajmërim i Mbretërisë dhe pastaj mund të bësh një pyetje që nxit mendimin. Dëgjo me kujdes ndërsa i zoti i shtëpisë shprehet, në mënyrë që të mund të mësosh se çfarë ka në mendje. Pastaj tërhiq vëmendjen në një pikë të përshtatshme në broshurën Çfarë kërkon?, e cila ishte nxjerrë në pah në Lajmërim i Mbretërisë. Nëse merr një përgjigje të favorshme, përpiqu të fillosh një studim biblik menjëherë.
6 Këtu janë disa prezantime të sugjeruara, të cilat mund t’i provosh kur kthehesh tek ata që treguan interes në «Lajmërim i Mbretërisë» nr. 35:
◼ «Mund të kujtoni informacionin e shtypur që ju lashë së fundi. Mesazhi i tij prek një çështje jetësore që ndan njerëzimin sot: një mungesë dashurie për të tjerët.» Drejto vëmendjen ndaj dëshmisë së paraqitur në faqen 2 të Lajmërim i Mbretërisë me titull «Dashuria për të afërmin është ftohur». Pastaj pyet: «A mendoni se është qëllimi i Perëndisë që njerëzimi të jetojë në këtë mënyrë?» Lëre të përgjigjet. Shko në mësimin 5 në broshurën Çfarë kërkon? dhe përpiqu të fillosh një studim biblik.
◼ «Kur u takuam herën e parë, ju lashë disa informacione mbi temën: ‘A do ta duan ndonjëherë njëri-tjetrin të gjithë njerëzit?’ A mendoni se një botë e tillë është e mundur?» Lëre të përgjigjet. Shko në mësimin 6 në broshurën Çfarë kërkon? dhe lexo paragrafin 6. Pastaj lexo premtimin e Perëndisë në Mikean 4:3, 4. Nëse i zoti i shtëpisë duket i interesuar, ofroji broshurën dhe një studim.
◼ «Kur ju vizitova herën e fundit, ju lashë një material të titulluar ‘A do ta duan ndonjëherë njëri-tjetrin të gjithë njerëzit?’ Ai përmbante një ofertë për një studim biblik pa pagesë në shtëpi. Unë u riktheva për t’ju treguar mjetin e studimit që përdorim. [Trego librin Njohuria.] Ky libër jep qartësisht shpjegime për kohën kur të gjithë njerëzit do ta duan njëri-tjetrin dhe i përgjigjet pyetjeve të tjera që mund të keni si: Përse plakemi dhe vdesim? Përse i lejon Perëndia vuajtjet? Çfarë ndodh me të dashurit tanë të vdekur?» Pastaj pyet: «A mund t’ju demonstroj kursin e studimit?» Nëse i zoti i shtëpisë refuzon ofertën tënde, pyete nëse do t’i pëlqente ta lexonte vetë librin. Nëse po, lëri një kopje dhe shpjego se vepra jonë mbarëbotërore e arsimimit biblik mbështetet me kontribute vullnetare. Planifiko të kthehesh përsëri.
7 Kur territori të jetë predikuar plotësisht me Lajmërim i Mbretërisë nr. 35, mund të ofrojmë librin Njohuria gjatë mbetjes së muajit. Një përzgjedhje e konsiderueshme e prezantimeve të sugjeruara për këtë libër mund të gjendet në faqen e fundit të Shërbimi ynë i Mbretërisë në numrat e dhjetorit 1995; marsit, qershorit dhe nëntorit 1996; dhe të qershorit 1997.
8 Kjo shpërndarje speciale e Lajmërim i Mbretërisë duhet të na motivojë të gjithëve për të intensifikuar përpjekjet tona në veprën e predikimit. Me ndihmën e Jehovait mund të jemi të bindur se kjo fushatë do të ketë sukses të sigurt, duke i ndihmuar njerëzit për të parë qëllimin e Perëndisë që i gjithë njerëzimi të dojë njëri-tjetrin. Jehovai vazhdoftë të bekojë përpjekjet tona të zellshme, ndërsa ndjekim interesin në Lajmërim i Mbretërisë!