Të ndjekim Shembullin tonë si mbajtës të dritës
1 Në lidhje me veten e tij Jezui deklaroi: «Unë jam drita e botës.» Duke ndjekur shembullin e tij, dishepujt e Jezuit gjithashtu «ishin drita e botës». (Mat. 5:14) Si «dritë e botës», Jezui mundi të thoshte se të gjitha atë që e ndiqnin atë do të zotëronin «dritën e jetës». (Gjoni 8:12) Nga ana frymore kjo na bën mbajtës të dritës e si të tillë nuk duhet të lejojmë kurrë që ndonjë gjë ta fshehë apo ta errësojë këtë dritë.
2 Organizata e Jehovait siguron stërvitje për të na treguar se si mund të jemi mbajtës të efektshëm të dritës. Nëse ndjekim nga afër këshillën dhe drejtimin që marrim do të jemi në gjendje të ndriçojmë njerëzit e çdo lloji në lidhje me të vërtetën e Mbretërisë. (1. Tim. 4:6) Të shërbyerit si mbajtës të dritës përfshin jo vetëm të folurit mbi të vërtetën në çdo rast, por edhe një sjellje të shkëlqyer si të krishterë. Sjellja e Shembullit tonë ishte e patëmetë. Si ithtarë të tij, ne duhet të tregojmë se krishtërimi është mënyra jonë e përditshme e jetës. (Efes. 5:9; Titit 2:7, 8, 10) Ne duhet të bëjmë vepra të shkëlqyera që të tjerët të mund t’i shohin dhe të jenë të nxitur për të lavdëruar Perëndinë.—Mat. 5:16.
3 Një Dëshmitari iu bë një kërkesë jo e zakonshme ndërsa shkonte nga shtëpia në shtëpi. Pronari i shtëpisë dhe gruaja e tij ishin mjaft të sëmurë, por ata kishin nevojë të depozitonin disa para në bankë. Ata i kërkuan Dëshmitarit që ta bënte këtë. Ai ra dakord dhe mori në dorë 2.000 dollarë për t’i vënë në bankë! Kur u kthye ai pyeti: «Si patët besim tek unë edhe pa më njohur?» Përgjigjja: «Ne e dimë dhe gjithashtu kushdo tjetër e di se Dëshmitarët e Jehovait janë të vetmit të cilëve mund t’u besohet.» Sa mirënjohës mund të jemi që duke iu mbajtur ngushtë parimeve morale të Biblës, lind një reputacion i tillë që nderon Jehovain!
4 Një mësuese që jepte mësim në klasën e parë i shpjegoi klasës se përse një nxënëse gjashtë vjeçare Dëshmitare nuk mori pjesë në ngjyrosjen e pikturave gjatë një feste fetare. Mësuesja tha se ajo ishte shumë krenare për të, pasi kishte pasur guximin të ishte e ndryshme për shkak të asaj që ajo besonte. Nëse besojmë me forcë në diçka, komentoi mësuesja, duhet të kemi guxim që të qëndrojmë në të. Atë natë mësuesja analizoi ato që besonte ajo vetë dhe pranoi se nuk kishte treguar të njëjtin guxim për të qëndruar në bindjet e saj. Të nesërmen ajo njoftoi se nuk do ta përfshinte klasën e saj në asnjë festë fetare në të ardhmen, në disa prej të cilave as ajo vetë nuk besonte!
5 Populli i Jehovait mezi pret që të lërë dritën e tij të ndriçojë, pavarësisht se ku ndodhet. Sjellja shembullore e të rinjve në shkollë ka lënë një përshtypje të favor-shme tek shokët e shkollës dhe mësuesit. Dëshmitarët e rritur që tregojnë një sjellje të mirë ndaj fqinjve kanë bërë që të tjerët të flasin mirë për mesazhin e Mbretërisë. Dëshmia joformale në rrethana nga më të ndryshmet tërheq personat e sinqertë të cilët duan të mësojnë më shumë. Gjithashtu, kujdesi dhe ndershmëria jonë në vendin e punës jep një dëshmi. Po, pavarësisht se ku ndodhemi apo se çfarë bëjmë, mund të ngjallim interesin për të vërtetën.
6 Duke mbajtur parasysh modelin e patëmetë të jetës së Shembullit tonë të madh, mund të përsosim aftësitë tona si dishepuj të tij. Duke kopjuar shembullin e tij do të sigurojmë që drita jonë «t’u bëjë dritë të gjithëve».—Mat. 5:15; 1. Pjetr. 2:21.