BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/11 f. 3-4
  • A ke një engjëll mbrojtës?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ke një engjëll mbrojtës?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Të magjepsur nga engjëj
  • A ke një engjëll mbrojtës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Cilët ose çfarë janë engjëjt?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Si mund të të ndihmojnë engjëjt?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Engjëjt: «Frymëra për shërbim publik»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/11 f. 3-4

A ke një engjëll mbrojtës?

A BESON se ke një engjëll mbrojtës? Shumë njerëz mendojnë se e kanë. Në lidhje me këtë, thuhet se një grua në Kanadanë Perëndimore ka një dhunti të veçantë që ka të bëjë me engjëjt. Nëse i jep emrin e plotë bashkë me 200 dollarë, ajo deklaron se do të të vërë në kontakt me engjëllin tënd mbrojtës. Në fillim, ajo mediton duke u përqendruar mbi flakën e një qiriu. Më pas, sheh një vizion në të cilin engjëlli yt i jep një mesazh për të ta transmetuar. Si shpërblim shtesë, kjo grua të bën një skicë të pamjes së engjëllit tënd.

Disave kjo mund t’u duket njësoj si një tregim për mbretin francez Lui IX. Ai bleu gjoja pendë shumë të shtrenjta, që thuhej se kishin rënë nga krahët e kryengjëllit Mikael. Megjithëse këtë tregim e vënë në dyshim, shumë veta nuk do të dyshonin as edhe për një çast në deklaratat e gruas nga Kanadaja.

Të magjepsur nga engjëj

Vitet e fundit ka pasur një interes tejet të madh për engjëjt. Në televizor, filma, libra, revista dhe buletine informative, na flitet për engjëj që qetësojnë të sëmurët rëndë, ngushëllojnë të pikëlluarit, japin mençuri dhe shpëtojnë njerëz nga vdekja. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 20 milionë shikues ndjekin një serial të përjavshëm televiziv që paraqet ndërhyrjen e engjëjve në jetën e njerëzve. Një librari rendit mbi 400 libra që përqendrohen tek engjëjt.

Një libër i kohëve të fundit tregon përvoja se si engjëjt mbrojtës kanë shpëtuar jetën e ushtarëve nëpër luftëra. Sloganet e ngjitura nëpër goditjepritësit e makinave thonë se shoferët mbrohen nga engjëjt mbrojtës. Organizata, konferenca dhe seminare nxitin studimin mbi engjëjt dhe thuhet se i ndihmojnë njerëzit të komunikojnë me ta.

Ailin Frimen është shkrimtarja e tre librave mbi engjëjt dhe botuesja e një gazete që u kushtohet ekskluzivisht atyre. Ajo pohon: «Unë besoj se për çdo engjëll në qiell ka një engjëll mbrojtës në Tokë, një qenie, detyrat e së cilës nuk janë vetëm t’i thurë lavde Perëndisë në sferën qiellore, por kujdesi i vërtetë për qeniet njerëzore dhe për format e tjera të jetës në Tokë. Të gjithëve ne na caktohet një engjëll mbrojtës që kur ngjizemi dhe ai na ruan gjatë rritjes në mitër, gjatë lindjes dhe gjatë jetës në këtë botë, derisa ky engjëll na udhëheq nga kufijtë e kësaj bote për në lavdinë e qiellit.» Kjo përshkruan më së miri pikëpamjen e përhapur mbi engjëjt mbrojtës.

Në këto kohë të vështira dhe me strese, mendimi se kemi engjëllin tonë mbrojtës, detyra e të cilit është që të na mbrojë, të ngushëllon. Çfarë thotë për këtë Fjala e Perëndisë, Bibla? A duhet të përpiqemi për t’u vënë në kontakt me engjëjt? A u interesojnë atyre standardet tona morale dhe besimet fetare? Çfarë ndihme mund të presim prej tyre? Këtyre pyetjeve do t’u jepet përgjigje në artikullin vijues.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo