BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 117
  • Cilët ose çfarë janë engjëjt?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cilët ose çfarë janë engjëjt?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Engjëjt: «Frymëra për shërbim publik»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Engjëjt—Si ndikojnë te ne?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Si mund të të ndihmojnë engjëjt?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Engjëjt​—Cilët janë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 117
Engjëjt i këndojnë Jehovait

Cilët ose çfarë janë engjëjt?

Përgjigjja e Biblës

Engjëjt janë krijesa që kanë më tepër fuqi e aftësi se njerëzit. (2 Pjetrit 2:​11) Ata jetojnë në qiell dhe janë një formë jete më e lartë se universi fizik. (1 Mbretërve 8:​27; Gjoni 6:​38) Prandaj quhen edhe krijesa frymore.​—1 Mbretërve 22:21; Psalmi 18:10.

Si u krijuan engjëjt?

Perëndia i krijoi engjëjt nëpërmjet Jezuit, që Bibla e quan: «I parëlinduri i gjithë krijimit.» Ndërsa përshkruan se si Zoti e përdori Jezuin gjatë krijimit, Bibla thotë se «me anë të [Jezuit] u krijua gjithçka tjetër në qiej dhe në tokë, gjërat e dukshme dhe të padukshme», përfshirë engjëjt. (Kolosianëve 1:​13-​17) Engjëjt nuk martohen dhe nuk riprodhohen. (Marku 12:25) Secili prej këtyre ‘bijve të Perëndisë’ u krijua më vete.​—Jobi 1:6.

Engjëjt u krijuan shumë-shumë kohë më parë, para se të ekzistonte toka. Kur Zoti krijoi tokën, engjëjt ‘brohoritën tërë ngazëllim’.​—Jobi 38:​4-7.

Sa engjëj ka?

Bibla nuk jep një shifër të saktë, por tregon se numri i tyre është tejet i madh. Për shembull, në një vegim të apostullit Gjon përmendet kalimthi se engjëjt ishin me qindra milionë.​—Zbulesa 5:​11.

A kanë emër dhe personalitet engjëjt?

Po. Bibla zbulon emrat e dy engjëjve: Mikael dhe Gabriel. (Danieli 12:1; Luka 1:​26)a Disa engjëj të tjerë nuk e mohuan që kishin një emër, por nuk e treguan.​—Zanafilla 32:29; Gjykatësit 13:17, 18.

Secili nga engjëjt ka personalitetin e vet. Ata mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. (1 Korintasve 13:1) Janë të aftë për të menduar dhe për të formuluar shprehje lëvdimi për Perëndinë. (Luka 2:​13, 14) Gjithashtu janë të lirë të zgjedhin midis së drejtës e së gabuarës, siç kuptohet nga rasti kur disa prej tyre mëkatuan duke u bashkuar me Satana Djallin kur u rebelua kundër Perëndisë.​—Mateu 25:41; 2 Pjetrit 2:4.

A janë të ndarë sipas rangut engjëjt?

Po. Engjëlli që ka më shumë fuqi e autoritet është Mikaeli, kryeengjëlli. (Juda 9; Zbulesa 12:7) Serafinët i përkasin një rangu të lartë dhe qëndrojnë pranë fronit të Jehovait. (Isaia 6:​2, 6) Kerubinët, të një rangu tjetër të lartë, kanë detyra të veçanta. Për shembull, ata ruajtën hyrjen e kopshtit të Edenit pasi Adami dhe Eva u dëbuan prej tij.​—Zanafilla 3:​23, 24.

Kerubinët ruajnë hyrjen e kopshtit të Edenit

A i ndihmojnë engjëjt njerëzit?

Po, Zoti i përdor engjëjt besnikë për t’i ndihmuar njerëzit sot.

  • Me anë të engjëjve, Perëndia drejton shërbëtorët e tij ndërsa predikojnë lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë. (Zbulesa 14:​6, 7) Nga ky drejtim përfitojnë si ata që predikojnë, ashtu edhe ata që e dëgjojnë lajmin e mirë.​—Veprat 8:​26, 27.

  • Engjëjt ndihmojnë që kongregacioni i krishterë të mos ndotet nga njerëzit e ligj.​—Mateu 13:49.

  • Engjëjt i drejtojnë dhe i mbrojnë ata që i qëndrojnë besnikë Perëndisë.​—Psalmi 34:7; 91:10, 11; Hebrenjve 1:​7, 14.

  • Së shpejti engjëjt do t’i sjellin lehtësim njerëzimit, duke luftuar përkrah Jezu Krishtit për të zhdukur ligësinë.​—2 Selanikasve 1:​6-8.

A ka secili prej nesh një engjëll mbrojtës?

Ndonëse engjëjt kujdesen që shërbëtorët e Perëndisë të ruajnë besimin, kjo s’do të thotë medoemos që Ai cakton një engjëll mbrojtës për çdo të krishterë.b (Mateu 18:10) Engjëjt nuk i mbrojnë shërbëtorët e Zotit nga çdo sprovë a tundim. Bibla tregon se Perëndia shpesh ‘siguron rrugëdaljen’ nga sprova duke dhënë mençuri e forcë për të qëndruar.​—1 Korintasve 10:12, 13; Jakovi 1:​2-5.

Ide të gabuara për engjëjt

Ide e gabuar: Të gjithë engjëjt janë të mirë.

Fakt: Bibla flet për «forcat e liga frymore» dhe për ‘engjëjt që mëkatuan’. (Efesianëve 6:​12; 2 Pjetrit 2:4) Këta engjëj të këqij janë demonët, të cilët u bashkuan me Satanain kur u rebelua kundër Zotit.

Ide e gabuar: Engjëjt janë të pavdekshëm.

Fakt: Engjëjt e ligj, përfshirë Satana Djallin, do të shkatërrohen.​—Juda 6.

Ide e gabuar: Njerëzit bëhen engjëj pas vdekjes.

Fakt: Engjëjt nuk janë njerëz të ringjallur, por janë krijuar më vete nga Perëndia. (Kolosianëve 1:​16) Njerëzit që ringjallen për të jetuar në qiell, marrin si dhuratë nga Perëndia jetën e përhershme. (1 Korintasve 15:53, 54) Ata do të kenë një pozitë më të lartë se engjëjt.​—1 Korintasve 6:3.

Ide e gabuar: Engjëjt ekzistojnë për t’u shërbyer njerëzve.

Fakt: Engjëjt u binden urdhrave të Zotit, jo urdhrave tanë. (Psalmi 103:20, 21) Edhe Jezui tha se do t’i thërriste Perëndisë për ndihmë, jo drejtpërdrejt engjëjve.​—Mateu 26:53.

Ide e gabuar: Mund t’u lutemi engjëjve për ndihmë.

Fakt: Lutja drejtuar Zotit është pjesë e adhurimit tonë, i cili i përket Perëndisë Jehova. (Zbulesa 19:10) Duhet t’i lutemi vetëm Perëndisë, nëpërmjet Jezuit.​—Gjoni 14:6.

a Disa përkthime të Biblës tek Isaia 14:12 përdorin emrin «Lucifer» që disa mendojnë se është emri i engjëllit që u bë Satana Djalli. Megjithatë, fjala në gjuhën origjinale, në hebraisht, do të thotë «ti që shkëlqen». Konteksti tregon se ky emërtim nuk i referohet Satanait, por dinastisë së Babilonisë, që Perëndia do ta poshtëronte për shkak të arrogancës. (Isaia 14:​4, 13-​20) Shprehja «ti që shkëlqen» u përdor për të ironizuar dinastinë e Babilonisë pas rrëzimit të saj.

b Sipas disave, tregimi për çlirimin e Pjetrit nga burgu dëshmon se Pjetri kishte një engjëll mbrojtës. (Veprat 12:​6-​16) Megjithatë, kur dishepujt thanë ‘engjëlli i [Pjetrit]’, mund të kenë menduar gabimisht se te porta nuk ishte Pjetri, por një lajmëtar engjëllor që e përfaqësonte.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo