BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/10 f. 29-31
  • «Shtëpia e Davidit»: Fakt apo trill?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Shtëpia e Davidit»: Fakt apo trill?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një tjetër dëshmi arkeologjike
  • Zbulim arkeologjik që mbreti David është personazh historik
    Tema të tjera
  • A mund të kemi besim në këtë libër?
    1997 Një libër për të gjithë njerëzit
  • Mesha
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Libri biblik numër 10​—2 Samuelit
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/10 f. 29-31

«Shtëpia e Davidit»: Fakt apo trill?

DAVIDI, bariu i vogël që u bë një muzikant, poet, ushtar, profet dhe mbret, zë një vend të spikatshëm në Bibël. Emri i tij përmendet 1.138 herë, ndërsa shprehja «Shtëpia e Davidit», duke iu referuar shpesh dinastisë së Davidit, përdoret 25 herë. (1. Samuelit 20:16) A përbënin vetëm një trill mbreti David dhe dinastia e tij? Çfarë nxjerrin në pah zbulimet arkeologjike? Raportohet se një zbulim i shquar i kohëve të fundit gjatë një gërmimi arkeologjik në Tel Dan, në Galilenë veriore, mbështet vërtetësinë e fakteve historike mbi Davidin dhe dinastinë e tij.

Në verën e vitit 1993, një grup arkeologësh nën drejtimin e profesor Avraham Biran, pastroi një zonë jashtë portës së jashtme të Danit të lashtë. Atje, ky grup zbuloi një shesh të shtruar, nga ku u lëviz fare lehtë një gur i zi bazalti që dilte nga vendi. Kur guri u kthye drejt diellit të pasdites, germat u dukën qartë. «O Perëndi, gjetëm një mbishkrim!»—bërtiti profesor Biran nga gëzimi.

Profesor Biran dhe kolegu i tij, profesor Jozef Naveh i Universitetit hebre në Jerusalem, shkruan pa humbur kohë një raport shkencor në lidhje me këtë mbishkrim. Duke u bazuar në këtë raport, artikulli i një reviste arkeologjike për muajt mars/prill 1994, thotë: «Rrallëherë ndodh që një gjetje arkeologjike të zërë vend në faqen e parë të gazetës New York Times (për të mos përmendur revistën Time). Megjithatë, pikërisht kjo gjë ndodhi verën e kaluar gjatë një zbulimi në Tel Dan, një bregore e bukur në Galilenë veriore, në rrëzë të Malit Hermon, pranë njërit prej burimeve të Lumit Jordan.

Atje, Avraham Biran me një grup arkeologësh gjeti një mbishkrim shumë domethënës nga shekulli i nëntë p.e.s., i cili i referohej si ‘Shtëpisë së Davidit’, ashtu edhe ‘mbretit të Izraelit’. Kjo është hera e parë në histori që emri i Davidit është gjetur në një mbishkrim të lashtë jashtë Biblës. Më të çuditshëm e bën këtë zbulim fakti që mbishkrimi nuk i referohet thjesht ‘Davidit’, por Shtëpisë së Davidit, dinastisë së mbretit të madh izraelit.

Termi ‘Mbret i Izraelit’ gjendet shpesh në Bibël, sidomos në librin e Mbretërve. Sidoqoftë, zbulimi i bërë në Tel Dan mund të jetë referimi më i lashtë jashtëbiblik për Izraelin në shkrimin semitik. Nëse ka ndonjë gjë që provon ky mbishkrim, para së gjithash është fakti se ai tregon që Izraeli dhe Juda të marra së bashku, ndryshe nga pohimet e disa dijetarëve biblikë të cilët me kritikat e tyre përpiqen t’u ulin vlerat fakteve që mbështetin Biblën, për kohën ishin mbretëri të rëndësishme.»​—Biblical Archaeology Review.

Datimi bazohet në formën e germave, në analizimin e poçit prej balte të gjetur pranë fragmentit të gurit dhe në përmbajtjen e mbishkrimit. Të trija këto metoda dëshmojnë për të njëjtën periudhë kohore, shekullin e nëntë p.e.s, diçka më shumë se njëqind vjet pas mbretit David. Shkencëtarët janë të mendimit se mbishkrimi ishte pjesë e një monumenti fitoreje të ngritur në Dan nga armiku i përbashkët Aramean si për «mbretin e Izraelit», ashtu edhe për «[mbretin e] Shtëpisë së Davidit». Arameanët, të cilët adhuronin Hadadin, një perëndi-stuhi të njohur, jetonin në lindje të Izraelit.

Gjatë verës së vitit 1994, u gjetën dy fragmente të tjera nga kjo pllakë guri e skalitur. Profesor Biran raporton: «Në këto dy fragmente gjendet emri i perëndisë aramean, Hadad, si dhe një referim për një betejë mes izraelitëve dhe arameanëve.»

Fragmenti kryesor i zbuluar në vitin 1993, përmbante 13 rreshta pjesërisht të dukshëm, të shkruar sipas hebraishtes së lashtë. Në atë kohë, për të ndarë fjalët nga njëra-tjetra në një tekst, si ndarëse fjalësh përdoreshin pikat. Kurse «Shtëpi e Davidit» është shkruar si një fjalë e vetme me germat «bytdwd» (të transkriptuara në germa romake) dhe jo «byt» (shtëpi), pikë, e pastaj «dwd» (David). Është e kuptueshme se kanë lindur pyetje në lidhje me interpretimin e termit «bytdwd».

Eksperti në fushën e gjuhësisë, profesor Anson Rani, shpjegon: «Jozef Naveh dhe Avraham Biran nuk japin shpjegime të hollësishme për mbishkrimin, ndoshta për shkak se kanë menduar që lexuesit e dinë se një ndarëse fjalësh mes dy përbërësve në një konstrukt të tillë shpeshherë mungon, sidomos nëse kombinimi përbëhet nga një emër i përveçëm i njohur mirë. ‘Shtëpia e Davidit’ ishte me siguri një emër i tillë i përveçëm politik dhe gjeografik gjatë shekullit të nëntë p.e.s.»

Një tjetër dëshmi arkeologjike

Pas këtij zbulimi, profesor André Lëmer, një ekspert që bënte punë kërkimore mbi pllakën e Meshës (e quajtur, gjithashtu, edhe Guri moabit), raportonte se edhe ajo i referohej «Shtëpisë së Davidit».a Pllaka e meshës, e zbuluar në vitin 1868, ka shumë gjëra të përbashkëta me pllakën e gjetur në Tel Dan. Që të dyja datojnë në shekullin e nëntë p.e.s., përbëhen nga i njëjti material, kanë përmasa të ngjashme dhe janë shkruar me një shkrim semitik gati identik.

Në lidhje me ristrukturimin e një rreshti të dëmtuar në pllakën e Meshës, profesor Lëmer shkroi: «Rreth dy vjet para se të zbulohej fragmenti në Tel Dan, dola në përfundimin se pllaka e Meshës përmban një referim për ‘Shtëpinë e Davidit’. . . . Arsyeja përse ky referim për ‘Shtëpinë e Davidit’ nuk është vënë re kurrë më parë, mund t’i detyrohet faktit që pllaka e Meshës nuk ka pasur kurrë në mënyrë të mirëfilltë një editio princeps [botim të parë]. Ky botim është ai që po përgatis 125 vjet pas zbulimit të pllakës së Meshës.»

Ky informacion arkeologjik është me interes të madh, për faktin se një engjëll, Jezui vetë, dishepujt e tij dhe njerëzit në përgjithësi dëshmonin për vërtetësinë historike të Davidit. (Mateu 1:1; 12:3; 21:9; Luka 1:32; Veprat 2:29) Zbulimet arkeologjike pajtohen dukshëm me faktin se ai dhe dinastia e tij, «Shtëpia e Davidit», janë fakt dhe jo trill.

[Shënimi]

a Pllaka e Meshës është e njohur për lexuesit e literaturës së botuar nga Shoqata Watch Tower. (Shiko Kullën e Rojës, 15 prill 1990, faqet 30-31, angl.) Ajo gjendet në ekspozitën e Muzeut të Luvrit, në Paris.

[Figura në faqe 31]

Fragmenti i Tel Danit,* i zbuluar në vitin 1993 në qytetin biblik të Danit, në Galilenë veriore

* Vizatimi është bazuar në një fotografi të botuar në Israel Exploration Journal.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo