BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/10 f. 32
  • «Jehovai iu përgjigj lutjeve të mia!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Jehovai iu përgjigj lutjeve të mia!»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/10 f. 32

«Jehovai iu përgjigj lutjeve të mia!»

DËSHMITARËT e Jehovait po drejtojnë në mbarë botën, afërsisht pesë milionë studime biblike me persona që janë të interesuar për të fituar njohurinë e saktë mbi Perëndinë dhe mbi qëllimin e tij të mrekullueshëm për njerëzimin. Edhe fëmijët mes Dëshmitarëve të Jehovait po marrin pjesë në këtë vepër. Le të shohim, për shembull, një djalë me emrin Joel. Ai e simbolizoi dedikimin e tij ndaj Jehovait dhe u pagëzua në moshën nëntë vjeçare. Një vit më vonë ai kishte tri përvoja:

«Gjatë kohës që isha në shërbim, takova një grua që quhej Kandi. I ofrova broshurën ‘Shiqo! Çdo gjë të re krijoj’. Këtë broshurë ajo e kishte, kështu që i ofrova librin Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Edhe këtë e kishte. Atëherë mendova: ‘Do t’i ofroj kësaj gruaje një studim biblik. Dhe ajo pranoi.

Motra e Kandit, e cila vuante nga kanceri dhe ishte në buzë të varrit, shkoi të jetonte me të. Për më tepër, Kandi studionte për infermiere. Kështu që studimi biblik u ndërpre për njëfarë kohe. Por prindërit dhe unë mbanim lidhje me të, duke i çuar revistat asaj ose të shoqit, Dikut. Ai na tha se ajo i mbante revistat pranë krevatit dhe i lexonte ato natën.

Përfundimisht, motra e Kandit vdiq. Mami, babi dhe unë folëm me Kandin për gjendjen e të vdekurve. Ajo vendosi ta fillonte përsëri studimin e saj të Biblës. Një ditë tjetër, e pyetëm Dikun nëse dëshironte edhe ai që të studionte me Kandin dhe të bënin një studim familjar. Atij iu duk një ide e mirë. Kështu tani, bashkë me babin po studioj me të dy: Dikun dhe Kandin. Ata po përparojnë mirë dhe shprehin çmueshmëri për studimin biblik.

Po lutesha për një studim biblik dhe Jehovai iu përgjigj lutjeve të mia!»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo