BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/6 f. 25-28
  • Mënyra më e mirë për të përdorur jetën time

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mënyra më e mirë për të përdorur jetën time
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Në shërbimin e pionierit!
  • Irlanda gjatë viteve të luftës
  • Furnizime me ushqim frymor
  • Duke kapërcyer kundërshtimin
  • Kthimi në Angli
  • Korrim bekime kur bëjmë ç’na kërkon Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Bekimet e shërbimit si pionier
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Pionierët japin dhe marrin bekime
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/6 f. 25-28

Mënyra më e mirë për të përdorur jetën time

TREGUAR NGA BOB ANDERSON

Rreth dhjetë vjet më parë, disa miq më pyetën: «Bob, pse ke vazhduar për një kohë kaq të gjatë si pionier?» «Eh,—buzëqesha unë,—a mund të mendosh për ndonjë gjë tjetër më të mirë se sa të bëhesh pionier?»

NË VITIN 1931, kur fillova shërbimin si pionier isha 23 vjeç. Tani jam 87 vjeç dhe akoma vazhdoj si pionier. E di se nuk do ta kisha përdorur jetën time në një mënyrë më të mirë. Më lini t’ua shpjegoj arsyen.

Në vitin 1914, dikush la në shtëpinë time një fletushkë. Ishte botuar nga Studentët Biblikë ndërkombëtarë, siç quheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait. Kur Dëshmitari u kthye, nëna ime i bëri shumë pyetje rreth zjarrit të ferrit. Ajo ishte edukuar në mënyrë të rreptë si një metodiste vesleiane por nuk ishte kurrë në gjendje ta pajtonte këtë doktrinë të dënimit të përhershëm me dashurinë e Perëndisë. Sapo mësoi se si qëndronin me të vërtetë gjërat, ajo tha: «Ndihem aq e lumtur, sa s’jam ndier kurrë ndonjëherë në jetën time!»

Mamaja ime, menjëherë pushoi së mësuari në shkollën metodiste të së dielës dhe u bashkua me grupin e vogël të Studentëve Biblikë. Ajo filloi predikimin në qytezën tonë, në Birkenhed, që ndodhet përballë portit të Liverpulit, përgjatë lumit Mersi dhe shpejt filloi të shkojë rregullisht me biçikletë në shumë qytete fqinje. Ajo dëshmoi në këtë territor të madh gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së saj dhe u bë shumë e njohur, duke lënë një shembull të shkëlqyer për fëmijët e saj. Vdiq në vitin 1971 në moshën e shkuar prej 97 vjetësh si një Dëshmitare aktive deri në fund.

Motra ime, Kathleen dhe unë u larguam nga shkolla metodiste e së dielës për të shoqëruar nënën në mbledhjet e saj me Studentët Biblikë. Më vonë, kur babai u bashkua me ne, prindërit e mi vendosën të mbanin një studim biblik të rregullt familjar me librin Harpa e Perëndisë. Studimi familjar në ato kohë ishte një gjë e re, por ky mësim biblik themelor solli një shpërblim të pasur, pasi motra ime dhe unë me kohë u futëm në shërbimin e pionierit.

Sipas nënës, «Fotodrama e Krijimit» e shfaqur në Liverpul në 1920-ën, shënoi për ne fëmijët një kthesë në kuptimin frymor dhe kishte të drejtë. Edhe pse isha i vogël, ajo shfaqje la përshtypje të gjalla në mendjen time. Kujtoj shumë mirë pjesën ku bëhej fjalë për jetën e Jezuit, veçanërisht skenën ku tregonte ecjen e tij drejt vendit të ekzekutimit. E tërë kjo përvojë, më ndihmoi të përqendrohesha në veprën më të rëndësishme të jetës sime​—predikimin!

Në fillimet e viteve ’20, fillova të shpërndaja fletushka me nënën time të dielave pasdite. Në fillim duhet t’i linim ato nëpër shtëpi, më vonë na u tha t’ua jepnim të zotërve të shtëpisë dhe më tej t’i vizitonim përsëri ata që ishin të interesuar. Gjithmonë e kam konsideruar këtë aktivitet si themelin e veprës sonë të rivizitave dhe të studimeve biblike, e cila është kaq produktive sot.

Në shërbimin e pionierit!

Kathleen dhe unë u pagëzuam në 1927-ën. Unë po punoja si një kimist analitik në Liverpul, kur në vitin 1931, dëgjova vendimin sipas së cilit merrnim emrin Dëshmitarët e Jehovait. Shpesh i shihja përhapësit e Shoqatës (sot quhen pionierë) duke punuar në territoret tregtare të Liverpulit dhe shembulli i tyre më la përshtypje të thella. Sa do të kisha dëshirë të isha i lirë nga shoqëria e botës, për ta kaluar jetën time në shërbimin e Jehovait!

Gjatë verës së atij viti, miku im Gerry Garrard më tregoi se kishte pranuar një caktim nga presidenti i dytë i Shoqatës Watch Tower, Jozeph F. Rutherford, për të predikuar në Indi. Pak para lundrimit, ai erdhi për të më parë dhe më foli rreth privilegjit të shërbimit të plotë kohor. Ndërsa po më përshëndeste më inkurajoi më tej duke më thënë: «Jam i sigurt Bob, se shpejt do të jesh një pionier.» Dhe kështu ndodhi me të vërtetë. U regjistrova në tetor të atij viti. Çfarë gëzimi, çfarë lirie ishte t’u bije me biçikletë rrugicave të vendit për të predikuar në bashkësitë e izoluara! E dija se po merrja pjesë në veprën më të rëndësishme që ishte bërë ndonjëherë.

Caktimi im i parë si pionier ishte në Uellsin jugor, ku u bashkova me Cyril Stentiford. Cyril më vonë u martua me Kathleen dhe të dy së bashku shërbyen si pionierë për disa vite. Edhe vajza e tyre Ruthi, u fut më vonë në shërbimin e pionierit. Në vitin 1937, u gjenda në Flitvud, Lankshaiër​—si partner i Eric Cooke. Deri në atë kohë, pionierët punonin vetëm në zonat e fshatrave të Britanisë, jashtë territorit të kongregacionit. Por Albert D. Schroeder, i cili atëherë ishte përgjegjës i zyrës së degës në Shoqatën e Londrës, vendosi të na transferojë në qytetin e Bradfordit, Jorkshaiër. Kjo ishte hera e parë, që disa pionierë në Angli u caktuan për të ndihmuar një kongregacion të caktuar.

Në 1946-ën, Eriku shkoi në Shkollën e Galaadit (Watchtower Bible School of Gilead) dhe u caktua në jug të Rodezisë, tani Zimbabve. Ai dhe gruaja e tij akoma janë duke shërbyer me besnikëri si misionarë në Durban të Afrikës së Jugut.

Viti 1938 më gjeti në një caktim tjetër, këtë herë si shërbëtor i zonës (tani quhet mbikëqyrës qarkor) në verilindje të Lankshaiër dhe në të mrekullueshmin Lek Distrikt. Atje takova Olive Ducket dhe pasi u martuam, ajo menjëherë më shoqëroi në veprën qarkore.

Irlanda gjatë viteve të luftës

Pak pasi Britania i shpalli luftë Gjermanisë në shtator të 1939-ës, caktimi im u ndryshua për në Irlandë. Në Angli kishte filluar rekrutimi i detyruar, por jo në Republikën jugore të Irlandës, e cila qëndroi neutrale gjatë gjithë luftës. Republika e Irlandës dhe Irlanda e Veriut u bënë një qark i vetëm. Megjithatë, kufizimet ishin në fuqi dhe për të lëvizur nga Anglia në çdo pjesë të Irlandës ishte e domosdoshme për të marrë leje udhëtimi. Autoritetet më thanë se mund të shkoja por se duhej të kthehesha menjëherë në Angli kur grupi im do të më thërriste për t’u rekrutuar. Gojarisht rashë dakort për t’u kthyer, por për çudinë time, kur mora lejen, nuk kishte asnjë gjurmë të kësaj klauzole!

Në atë kohë, ishin rreth 100 Dëshmitarë në të gjithë Irlandën. Kur arritëm në Dublin në nëntor të vitit 1939, na takoi Jack Corr, i cili kishte qenë pionier për një kohë të gjatë. Ai na tregoi se kishte edhe dy pionierë të tjerë në qytetin fqinj dhe disa të interesuar në Dublin, gjithsej rreth 20. Jack mori në Dublin një dhomë me qira për të zhvilluar mbledhjet rregullisht çdo të dielë. Ky rregullim vazhdoi deri kur u formua kongregacioni në vitin 1940.

Irlanda e Veriut, si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, ishte në luftë me Gjermaninë, kështu që ne u transferuam për në Belfast ku duhej të përballonim racionimin e ushqimit dhe errësirën e natës. Edhe pse flotës ajrore të nazistëve i duhej të fluturonte në një largësi prej 1.600 kilometrash për të arritur në Belfast dhe për t’u kthyer në bazat e saj në Evropë, ajo ia doli mbanë ta bombardonte qytetin me efektshmëri. Gjatë sulmit të parë, Salla jonë e Mbretërisë u dëmtua dhe apartamenti ynë u shkatërrua ndërsa ne ishim duke vizituar vëllezërit në anën tjetër të qytetit, kështu që shpëtuam në mënyrë të çuditshme. Po atë natë, një familje Dëshmitarësh vrapoi drejt një strehimi. Kur arritën atje, panë se ishte plot dhe kështu u kthyen për në shtëpi. Strehimi u bombardua drejtpërdrejt dhe të gjithë ata që ishin brenda u vranë, kurse vëllezërit tanë shpëtuan vetëm me ndonjë plagosje. Gjatë këtyre viteve të vështira të luftës, asnjë nga vëllezërit tanë nuk u plagos rëndë dhe për këtë ne falënderojmë Jehovain.

Furnizime me ushqim frymor

Ndërsa lufta përparonte, kufizimet u bënë akoma më të rrepta dhe përfundimisht u imponua censurimi mbi postën. Kjo do të thoshte se Kulla e Rojës u ndalua dhe nuk lejohej të hynte në vend. Ndërsa pyesnim veten se çfarë do të bënim, vumë re që dora e Jehovait nuk ishte e shkurtër. Një mëngjes, mora një letër nga një «kushëri» në Kanada, i cili më shkruante rreth disa çështjeve familjare. Nuk e kisha idenë se kush ishte, por në një poshtëshënim ai shkruante se më kishte dërguar «një artikull interesant biblik» për ta lexuar. Ishte një kopje e Kullës së Rojës, por pasi ishte me kopertinë të bardhë, nuk u dallua nga çensura.

Menjëherë, gruaja ime dhe unë, me ndihmën e Dëshmitarëve lokalë, duke përfshirë Maggie Cooper që ka punuar me «Fotodramën», filluam të shumëfishojmë artikujt. Shumë shpejt organizuam dërgimin e 120 kopjeve nëpër vend, ndërsa Kulla e Rojës me kopertinë të bardhë vazhdoi të vinte rregullisht nga shumë miq të rinj nga Kanadaja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara. Falë kujdesit dhe dashamirësisë së tyre, ne nuk humbëm kurrë as edhe një numër gjatë periudhës së luftës.

Ne ishim në gjendje madje të mbanim edhe asamble. I jashtëzakonshëm ishte kongresi i vitit 1941 kur doli botimi i ri Fëmijët. Dukej se censura nuk kishte ndërmend të kundërshtonte një libër që mendohej se ishte për fëmijët, kështu që ia dolëm mbanë ta merrnim ushqimin tonë pa asnjë shqetësim! Në një rast tjetër, kishim broshurën Paqja: A mund të zgjasë? e shtypur në vend pasi ishte e pamundur të importohej nga Londra. Pavarësisht nga të gjitha kufizimet e imponuara, ishim të ushqyer mirë frymësisht.

Duke kapërcyer kundërshtimin

Një klerik që ishte shtruar në një klinikë që administrohej nga një Dëshmitar i Jehovait i dërgoi një kopje të librit Të pasurit gruas së tij në Angli. Ajo e kundërshtonte të vërtetën dhe në përgjigjen e saj ia theksonte qartë këtë pikë. Ajo gjithashtu këmbëngulte se ne ishim «një organizatë antipatriotike». Censura postare e vuri re këtë dhe ia raportoi çështjen departamentit të policisë hetimore. Si rezultat, më thirrën në kazermat e policisë për të dhënë shpjegime dhe m’u kërkua të sillja një kopje të librit Të pasurit. Ishte interesante sepse kur e kthyen librin përfundimisht, vura re se pjesët ku bëhej fjalë për Kishën Katolike të Romës ishin nënvizuar. E kuptova se kjo nuk ishte një rastësi, pasi e dija se policia e vëzhgonte aktivitetin e IRA-s (Ushtria Republikane Irlandeze).

Më pyetën me imtësi rreth neutralitetit në kohë lufte, pasi policia e kishte të vështirë ta kuptonte pozitën tonë. Por autoritetet nuk morën kurrë ndonjë veprim kundër nesh. Më vonë, kur kërkova lejen për të mbajtur një asamble, policia insistoi të dërgonte dy reporterë të saj. Unë i thashë: «Ne do t’i mirëpresim ata!» Kështu ata erdhën dhe morën pjesë në mbledhjen e pasdites duke marrë shënime stenografike. Në fund të sesionit, ata pyetën: «Pse na dërguan këtu? Programi na pëlqeu!» Ata erdhën përsëri ditën tjetër dhe me gëzim pranuan një kopje të broshurës Paqja: A mund të zgjasë? Pjesa që mbeti nga asambleja u zhvillua pa asnjë problem.

Ndërsa mbaroi lufta dhe kufizimet mbi udhëtimin u lehtësuan, Pryce Hughes nga Betheli i Londrës erdhi në Belfast. Ai shoqërohej nga Harold King, i cili më vonë u caktua në Kinë si misionar. Pas gjashtë vjetësh izolimi nga zyra e degës së Londrës, të gjithë ne ishim të inkurajuar nga fjalimet që na dhanë këta vëllezër. Pak pas kësaj, Harold Duerden, një tjetër pionier besnik, u dërgua nga Anglia për të ndihmuar në veprën e Mbretërisë në Belfast.

Kthimi në Angli

Ishim lidhur shumë ngushtë me vëllezërit irlandezë dhe na dukej i vështirë kthimi në Angli. Por gruaja ime dhe unë, ishim caktuar të ktheheshim në Mançester dhe më vonë u transferuam për në Njuton-lë-Villous, një tjetër qytet i Lankshaiër ku nevoja ishte e madhe. Lois, vajza jonë, lindi në vitin 1953 dhe ishte inkurajuese për ne të shihnim hyrjen e saj në shërbimin e pionierit në moshën 16 vjeç. Pas martesës së saj me pionierin David Parkinson, vazhduan shërbimin e plotë kohor në Irlandën Veriore, duke ndjekur në shumë aspekte, rrugën që Olive dhe unë kishim marrë. Tani, bashkë me fëmijët e tyre, ata janë kthyer në Angli dhe të gjithë ne po shërbejmë në të njëjtin kongregacion.

Pavarësisht nga ndryshimi i rrethanave, unë kurrë nuk kam pushuar të jem pionier; Olive nuk e ka dashur kurrë këtë, as edhe unë. Gjithmonë kam menduar se ka qenë edhe merita e gruas sime që kam mundur të zhvilloj shërbimin si pionier, sepse pa mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe të dashur nuk do të kisha mundur dot kurrë të vazhdoja shërbimin e plotë kohor. Natyrisht, tani, që të dy lodhemi më shpejt, por dhënia e dëshmisë është akoma një gëzim, veçanërisht kur jemi së bashku duke mbajtur studime biblike me fqinjët tanë. Gjatë viteve, kemi patur privilegjin të ndihmojmë rreth njëqind persona të bëhen shërbëtorë të dedikuar dhe të pagëzuar të Jehovait. Çfarë gëzimi ka qenë! Dhe mendoj se ky numër tani duhet të jetë shumëfishuar shumë herë, pasi familjet deri në brezin e tretë dhe të katërt janë bërë edhe ata Dëshmitarë.

Olive dhe unë flasim shpesh rreth privilegjeve dhe përvojave tona të shumta gjatë rrjedhës së viteve. Sa vite të lumtura që kanë qenë dhe sa shpejt që kanë fluturuar! E di se nuk do të kisha mundur të gjeja asnjë mënyrë tjetër më të mirë se sa kjo për ta përdorur në shërbim të Perëndisë tim, Jehovait, si një pionier gjatë gjithë viteve. Tani, sikur shikojmë prapa me mirënjohje ashtu edhe kur shikojmë përpara me parandjenjë, kuptoj se fjalët e Jeremisë kanë shumë kuptim: «Është për shkak të veprave të dashamirësisë së Jehovait që nuk kemi shkuar drejt fundit tonë, sepse mëshirat e tij, sigurisht që nuk do të mbarojnë. Ato përtërihen çdo mëngjes. . . . ‘Ja përse do të jem në pritje të tij.’»​—Vajtimet 3:22-24.

[Figura në faqen 26]

Bob dhe Olive Anderson

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo