BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/10 f. 8-9
  • Dëshmitarët e Jehovait nëpër botë​—Kolumbia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dëshmitarët e Jehovait nëpër botë​—Kolumbia
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pronarët e ndërmarrjeve mbeten të mahnitur
  • E vërteta arrin tek të gjithë llojet e personave
  • Raporti 1998
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 1998
  • Çfarë bëhet në një zyrë dege?
    Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Një pritje për publikun
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/10 f. 8-9

Dëshmitarët e Jehovait nëpër botë​—Kolumbia

KOLUMBIA është një vend i veçantë i Amerikës së Jugut. Vija bregdetare e këtij vendi të pasur me vullkane, laget nga oqeani Atlantik dhe ai Paqësor. Klima është e ndryshme: në vendet e ulëta është nxehtësi tropikale, kurse në vendet e larta bën ftohtë për shkak të dëborës që ka mbuluar malet e Andeve.a

Megjithëse Kolumbia është e përmendur për ar dhe smeralde, pasuria e saj më e çmuar janë njerëzit. Sot, Jehovai është duke e mbushur shtëpinë e tij frymore me lavdi. Nga çdo pjesë e tokës, duke e përfshirë edhe Kolumbinë, janë duke vërshuar në të, gjëra të dëshirueshme dhe të bukura​—adhuruesit e Tij.​—Hageu 2:7.

Pronarët e ndërmarrjeve mbeten të mahnitur

Të dielën, më 1 nëntor 1992, u bë përurimi i zyrës së re të degës së Shoqatës Watch Tower dhe i pajisjeve të shtypshkronjës në Fakatativa, 42 km në veriperëndim të Bogotas. Vizitorët ngelën shumë të habitur nga vizita në filial. Një vizitor, kur u kthye në fabrikën ku punonte, mjaft entuziast i nxiti pronarët e tij që të shkonin dhe të vërenin një organizatë që është «një shembull i efektshmërisë, i rregullit dhe i moralit të lartë në punë». Gjatë vizitës që bënë këta pronarë, treguan një interes të madh dhe bënë shumë pyetje.

Ata shfaqën dëshirën për të dërguar mbikëqyrësit e tyre, kontrollorët, kryepunëtorët dhe të gjithë punëtorët e tjerë që të vizitonin filialin. Planifikuan që çdo javë të dërgonin 15 deri 25 punëtorë për çdo vizitë, derisa e tërë fuqia punëtore prej 1.300 personash të mund ta vërente këtë lloj organizimi të efektshëm.

Deri tani, qindra punëtorë e kanë vizituar filialin dhe kanë parë videon: Dëshmitarët e Jehovait​—Organizata pas emrit. Ata u mahnitën nga përmasat e organizatës e përhapja ndërkombëtare e veprës së predikimit të Mbretërisë dhe u mrekulluan nga niveli i lartë i teknologjisë që kishte përdorur Shoqata. Kur po largoheshin, shumë prej tyre thanë se ndiheshin sikur «po linin parajsën për t’u rikthyer në një botë të çorganizuar».

E vërteta arrin tek të gjithë llojet e personave

Lajmi i mirë, është duke arritur tek të gjithë llojet e personave. (1. Timoteut 2:3, 4) Për shembull, një ish-kompozitor dhe drejtues i një grupi rroku heavy-metal, pranoi të vërtetën e Biblës, bëri ndryshime në jetën e tij dhe shpejt u bë një pionier i rregullt. Më vonë u emërua si shërbëtor ndihmës. Individë të ndryshëm, të cilët kanë qenë anëtarë të grupeve subversive, kanë mësuar të vendosin besimin dhe shpresën e tyre në Mbretërinë e Jehovait. Tani ata marrin pjesë aktivisht në predikimin e mesazhit të një bote të re paqësore.

Midis atyre që kanë pranuar të vërtetën, gjenden edhe narkomanë dhe shpërndarës droge. Një i ri, që tani është një Dëshmitar, përpara se të shkëputej nga mënyra e tij e jetesës, administronte për pesë vjet një plantacion droge dhe një laborator kokaine në xhungël. Ai gjeti lumturi në mësimin dhe zbatimin e parimeve të Biblës. Në një shtëpi riedukimi, disa të dënuar për vrasje pranuan të bënin një studim të sinqertë të Biblës dhe tani janë duke u lutur me zjarr që Jehovai të falë mëkatet e tyre dhe t’i pranojë si shërbëtorët e tij.

Pra, njerëz nga të gjitha llojet po i përgjigjen mesazhit të Mbretërisë. Në Kolumbi, si kudo, Jehovai po e mbush kështu shtëpinë e tij me lavdi.

[Shënimi]

a Për informacione të mëtejshme, shiko Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 1994 (ang.).

[Kutia në faqen 8]

STATISTIKA E VENDIT

Viti i shërbimit 1993

NUMRI MAKSIMAL I LAJMËTARËVE: 60.854

RAPORTI: 1 Dëshmitar në 558 banorë

PJESËMARRJA NË PËRKUJTIM: 249.271

MESATARJA E PIONIERËVE: 8.487

MESATARJA E STUDIMEVE BIBLIKE: 100.927

NUMRI I TË PAGËZUARVE: 5.183

NUMRI I KONGREGACIONEVE: 751

ZYRA E DEGËS: FAKATATIVA

[Figura në faqen 9]

Personeli i zyrës së degës dhe misionarët në vitin 1956

[Figura në faqen 9]

Pamje nga lart e zyrës së degës

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo