BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/9 f. 5-7
  • Kërkimet e tyre për fenë e vërtetë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kërkimet e tyre për fenë e vërtetë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përse disa kanë dyshime serioze
  • Ajo mësoi të vërtetën rreth vdekjes
  • Ata mësuan se jeta ka një kuptim
  • Një pionier sypatrembur
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
  • «I gëzuar është njeriu që ka gjetur mençurinë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Besnike ndaj Perëndisë më shumë se 70 vjet
    Zgjohuni!—2009
  • Si i kanë marrë disa përgjigjet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/9 f. 5-7

Kërkimet e tyre për fenë e vërtetë

MADJE që në fëmijëri, disa njerëz kanë kërkuar përgjigje të kënaqshme të pyetjeve të tyre për jetën. Kur kanë qenë të rinj, mund të kenë ndjekur shërbimet fetare. Por shumë prej tyre e kuptuan se asnjë prej përgjigjeve të dhëna, as ritet fetare, nuk i ndihmuan në të vërtetë për të përballuar problemet e jetës.

Mund të thonë se akoma i përkasin fesë së prindërve të tyre, megjithëse rrallë i ndjekin shërbimet fetare. Sipas një peshkopi të kishës së Anglisë, besimi i pakët që kanë, luan vetëm një rol të vogël në jetën e tyre. Ata e kanë lënë pas dore fenë. Të tjerët, të neveritur me hipokrizinë që shohin në qarqet fetare, e kanë hedhur poshtë të gjithë fenë. Megjithatë, pyetjet e tyre rreth jetës vazhdojnë.

Përse disa kanë dyshime serioze

Shumica e njerëzve, e dinë se shumë kisha kanë agjenci për të ndihmuar ata që janë pa shtëpi, për të shpërndarë ushqim për nevojtarët dhe për të sponsorizuar aktivitetet kulturore. Por thuajse çdo ditë, ata dëgjojnë edhe raportet e reja të dhunës dhe të gjakderdhjes për shkak të fesë, jo vetëm midis jo të krishterëve, por edhe midis atyre që pohojnë se janë të krishterë. A duhet të habitemi nëse ata dyshojnë se grupet e përfshira në një dhunë të tillë po praktikojnë fenë e vërtetë?

Shumica që kanë pasur një edukim fetar, mendonin se jetimoret e sponsorizuara nga kishat ishin një gjë e shkëlqyer. Megjithatë, vitet e fundit ata janë tronditur, pasi priftërinjtë, nga njeri vend në tjetrin, janë akuzuar për abuzime seksuale me fëmijët e lënë nën kujdesin e tyre. Në fillim, njerëzit mendonin se vetëm disa priftërinj ishin fajtorë. Tani, disa prej tyre, habiten nëse diçka është krejtësisht e gabuar në lidhje me kishën e tyre.

Disa, si për shembull Euxhenia, në atë kohë ishin thellësisht të përfshirë në fe. Kur ishte e re në Argjentinë, ndodhej midis atyre që bënin pelegrinazhin për të adhuruar Virgjëreshën e Itatit. Për 14 vjet, ajo jetoi në një manastir si një murgeshë. Pastaj u largua për të bërë pjesë në një grup ndërkombëtar politiko-fetar, që mbështette me mjete revolucionare ndryshimet e menjëhershme radikale të strukturave shoqërore, sociale dhe ekonomike. Si rezultat i asaj që pa dhe përjetoi, ajo humbi besimin dhe sigurinë tek Perëndia. Në të vërtetë, ajo nuk po kërkonte një fe ku mund të besonte. Ajo çfarë donte, ishte një mënyrë për t’u sjellë drejtësinë të varfërve​—po, si dhe një mik ku mund të mbështetej.

Të tjerë, vërejnë atë që ndodh në kisha dhe qëndrojnë larg tyre. Një ateist, pikëpamjet e të cilit u botuan në 1991-shin në revistën Sputnik, në mënyrë të hapur tha: «Nuk shoh ndonjë ndryshim thelbësor midis karakteristikave pagane dhe mitologjisë së krishterë.» Për shembull, ai përshkroi një procesion në të cilin priftërinjtë të veshur me rroba të zbukuruara me ar, mbartnin me ngadalë një sarkofag me një mumje, përmes rrugëve të Moskës. Ishte trupi i «një të shenjti të krishterë ortodoks» që po çohej nga muzeu në një kishë, gjë që i kujtoi shkrimtarit, priftërinjtë dhe mumjet në Egjiptin e lashtë. Ai kujtoi gjithashtu se ata që merrnin pjesë në procesionin në Moskë, besonin në «Trinitetin e krishterë». Egjiptianët gjithashtu, adhuronin triadat të përbëra nga​—Osiris, Isis dhe Horus.

I njëjti shkrimtar, iu referua konceptit të krishterë në lidhje me dashurinë​—«Perëndia është dashuri» dhe «duaje të afërmin tënd»—​duke pranuar se nuk e kish gjetur në Egjiptin pagan. Por ai theksoi: «Dashuria vëllazërore ka dështuar që të triumfojë në botë, madje edhe në atë pjesë të saj që quhet bota e krishterë.» Dhe ai vazhdoi me komentet rreth fryteve të këqija, nga këmbëngulja e kishës për t’u përfshirë në punët e Shtetit. Ajo që pa, nuk e bëri të ndjente se kishat e krishterimit i ofruan atë që kërkonte.

Ndërkohë, të tjerët kanë gjetur përgjigje të kënaqshme, por jo në kishat e të ashtuquajturit krishterim.

Ajo mësoi të vërtetën rreth vdekjes

Magdalena, e cila tani është 37 vjeçe, jeton në Bullgari. Pas vdekjes së vjehrrit të saj në 1991-shin, ajo ishte shumë e dëshpëruar. Shpeshherë pyeste veten: «Ku shkojnë të vdekurit? Ku është vjehrri im?» Ajo shkoi në kishë, u lut përpara ikonës në shtëpi, megjithatë nuk mori asnjë përgjigje.

Një ditë, një fqinj i telefonoi për ta ftuar në shtëpinë e tij. Të njohurin e saj e vizitonte edhe një i ri, që studionte me Dëshmitarët e Jehovait. Ajo dëgjonte ndërsa ai fliste rreth Mbretërisë së Perëndisë dhe qëllimit të tij për ta bërë tokën një parajsë ku njerëzit do të mund të jetonin të lumtur përgjithmonë. Mbi tryezë ishte libri Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Duke e përdorur atë, i riu e drejtoi vëmendjen e saj në tekstin biblik tek Eklisiastiu 9:5, i cili thotë: «Sa për të vdekurit, ata nuk janë të vetëdijshëm për asgjë.» (BR) Atë mbrëmje, ajo lexoi më shumë. Ajo mësoi se të vdekurit nuk kalojnë në një jetë tjetër në qiell apo në ferr: ata nuk janë të vetëdijshëm për asgjë, si në një gjumë të thellë. Me gëzim, ajo pranoi ftesën për të ndjekur mbledhjet në kongregacionin lokal të Dëshmitarëve të Jehovait. Pas mbledhjes ajo pranoi një studim të rregullt biblik. Duke vënë re në mbledhje, mënyrën se si i ofroheshin lutjet Jehovait edhe ajo filloi t’i lutej Jehovait që ta ndihmonte në mposhtjen e dobësive të rrënjosura thellë. Kur lujta e saj mori përgjigje, e kuptoi se kishte gjetur fenë e vërtetë.

Ata mësuan se jeta ka një kuptim

Andrea ishte rritur në një familje të fortë katolike në Belgjikë dhe kishte shërbyer si ndihmës i priftit të zonës. Megjithatë, gjatë asaj kohe, ai pa gjëra që e shkatërruan respektin e tij për kishën. Si rezultat, ai ishte katolik vetëm nga emri.

Për 15 vjet, ai luajti futboll si profesionist. Në një rast, kur ekipi i tij luajti një turne në Itali, ata u ftuan në një pritje me papën. Nuk pati asnjë ndërtim frymor nga ajo vizitë dhe pasuria e botës që e rrethonte papën, e zemëroi Andrean. Dyshimet e tij rreth kishës u thelluan. Jeta e tij private nuk ishte e lumtur, për shkak të dy martesave të prishura. Situata botërore e zhgënjeu atë. Në 1989-ën në ditarin e tij shkroi: «Cili është kuptimi i të gjitha gjërave të marra që na rrethojnë?» Ai nuk gjeti asnjë përgjigje në fenë e tij.

Në 1990-ën, kur Andrea punonte si instruktor futbolli në Islandë, takohet me Irisin, një misionare e Dëshmitarëve të Jehovait. Ai e pranoi literaturën dhe e ftoi misionaren që të kthehej. Ajo kthehet me burrin e saj Kellin. Kur së fundi mundën të uleshin dhe të bisedonin me Andrean, ishte e dukshme se ai ishte thellësisht i interesuar për të kuptuar Biblën. Edhe gruaja e tij, Asta ishte e interesuar. Pasi ishte trainer dhe kishte tri orë të lira në mesditë deri në kohën e stërvitjes, vendosën të përdornin këtë kohë për të studiuar Biblën. «Ndihem më i freskuar duke studiuar Biblën se duke pushuar», tha ai. Gradualisht, Bibla i përgjigjej pyetjeve të tyre. Dalngadalë, besimi i tyre në Jehovain dhe Mbretërinë e tij, u rrit. Premtimet e lavdishme të Biblës për një botë të re paqësore, të lirë nga «të gjitha gjërat e marra që e rrethojnë», u bënë si një realitet për ta. Tani, Andrea dhe Asta, po e ndajnë besimin e tyre të rigjetur me të tjerët.

Magdalena, Andrea dhe Asta ndihen të sigurt se më në fund e kanë gjetur fenë e vërtetë. Euxhenia, gjithashtu, pas përpjekjeve për të zgjidhur problemet botërore përmes mjeteve revolucionare, së fundi gjeti midis Dëshmitarëve të Jehovait, fenë që asaj i dukej se ishte e drejtë. Por çfarë është në realitet ajo që vendos nëse një fe është e vërtetë? Të lutemi, shih materialin e mëposhtëm.

[Figura në faqen 7]

Një studim i rregullt i Biblës me Dëshmitarët e Jehovait, po ndihmon mbi pesë milion njerëz në kërkimet e tyre për përgjigje të kënaqshme

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo