BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb16 f. 112-f. 113 par. 8
  • Një pionier sypatrembur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një pionier sypatrembur
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
  • Material i ngjashëm
  • Besnike ndaj Perëndisë më shumë se 70 vjet
    Zgjohuni!—2009
  • A është e mundur të jesh i ndershëm në një botë të korruptuar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Kërkimet e tyre për fenë e vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • A është vërtet e mundur një jetë me kuptim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
yb16 f. 112-f. 113 par. 8

INDONEZIA

Një pionier sypatrembur

Andrea Eliasi

  • LINDUR: 1915

  • PAGËZUAR: 1940

  • TË DHËNA: Pionier i guximshëm që qëndronte i patundur sa herë e merrnin në pyetje dhe e kërcënonin.

Andrea Eliasi

GJATË Luftës II Botërore, vëlla Eliasi me gruan, Jozefinën, u paraqitën para zyrtarëve të Sukabumit, në Javën Perëndimore, në rajonin e Kempeitait tmerrues, policisë ushtarake japoneze. Të parin morën në pyetje Andrean. E bombarduan me një breshëri pyetjesh. «Kush janë Dëshmitarët e Jehovait? A je kundër qeverisë japoneze? A je spiun?»

«Ne i shërbejmë Perëndisë së Plotfuqishëm dhe s’kemi bërë asgjë të keqe»,​—u përgjigj Andrea. Komandanti mori një shpatë samurai të varur në mur dhe e ngriti.

«Po sikur të të vras tani?»​—iu hakërrua. Andrea vuri kokën mbi tavolinë dhe u lut në heshtje. Pas një pauze të gjatë, shpërtheu një e qeshur. «Qenke trim!»​—tha oficeri. Pastaj thërriti Jozefinën. Kur pa se dëshmia e saj përputhej me atë të Andreas, oficeri bërtiti: «Zhdukuni, ju s’jeni spiunë!»

Disa muaj më vonë Andrean e denoncuan disa «vëllezër të rremë», dhe u burgos. (2 Kor. 11:26) Për disa muaj mbijetoi duke ngrënë mbeturina ushqimesh që arrinte t’i rrëmonte në kanalin e kullimit të qelisë. Megjithatë, gardianët nuk ia thyen dot integritetin. Kur Jozefina arrinte ta takonte, ai i pëshpëriste përmes hekurave të burgut: «Mos ki merak! Sido që të jetë, më vrasin a më lirojnë, do t’i qëndroj besnik Jehovait. Që këtej mund të dal i vdekur, por jo tradhtar!»

Pas gjashtë muajsh burg, Andrea pati mundësinë të mbrohej para Gjykatës së Lartë të Xhakartës dhe e liruan.

Rreth 30 vjet më vonë, kur qeveria indoneziane i ndaloi prapë Dëshmitarët e Jehovait, prokurori i rrethit në Manado, në Celebesin e Veriut, e thirri Andrean në zyrë. Ai e pyeti: «A e di se Dëshmitarët e Jehovait janë ndaluar?»

«Po»,​—iu përgjigj Andrea.

«Do të ndryshosh fe tani?»​—pyeti oficeri.

Andrea u përkul drejt tij dhe goditi gjoksin me forcë. «Mund të ma shkulni zemrën, por kurrë s’ma ndryshoni dot fenë!»​—tha me zë kumbues.

Prokurori e la të lirë Andrean dhe nuk e bezdisi më.

Në vitin 2000 Andrea vdiq në moshën 85-vjeçare, pasi kishte shërbyer me zell si pionier për rreth 60 vjet.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo