BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/9 f. 3-4
  • Pse duhet të interesohemi për fenë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse duhet të interesohemi për fenë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • U paraqitën vullnetarisht për të shërbyer—Në Shqipëri dhe në Kosovë
    Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • A e ke gjetur fenë e vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Si mund t’i plotësosh nevojat e tua frymore?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Feja
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/9 f. 3-4

Pse duhet të interesohemi për fenë?

NË ÇDO vend në tokë, ka një interes për fenë. Por, nga ana tjetër, ka shumë që thonë mjaft hapur se nuk kanë interes për fenë. Por, a është gjithmonë ashtu?

Natyra njerëzore është e tillë, që një person në të vërtetë nuk kënaqet vetëm me gjërat meteriale. Njerëzve u nevojitet ana frymore. Jetesa e përditshme që përbëhet prej sigurimit në mënyrë të thjeshtë të nevojave fizike, me momente të herëpashershme dëfrimi, nuk i kënaq plotësisht nevojat e brendshme të personit. Ndryshe nga kafshët, njerëzit duan të dinë: «Cili është qëllimi i jetës?» «Kjo jetë e shkurtër që përfshin si atë që është e mrekullueshme por edhe atë që është e neveritshme, a është kaq e gjitha?» A nuk ke bërë pyetje si këto?

Megjithatë, miliona njerëz që jetojnë sot, janë rritur në ambiente që shkurajojnë çfarëdo interesi të sinqertë për fenë. Ky ndikim mund të vijë nga prindërit, mësuesit, nga kolegët apo madje nga vetë qeveria.

Skalabrino, një i ri nga Shqipëria, shpjegoi se nën regjimin komunist, popullit iu mësua se Perëndia nuk ekziston. Për më tepër, për ata ishte e rrezikshme të flisnin për fenë; të vepruarit në këtë mënyrë mund t’i çonte në burg. Megjithatë, në 1991-shin, kur ishte në Zvicër si refugjat, iu dha mundësia për të studiuar Biblën. Ai pranoi. Pse?

Mirë, në Shqipëri ai kishte dëgjuar se ekzistonte një libër i tillë si Bibla, por në të vërtetë nuk dinte ndonjë gjë rreth saj. Prandaj, në fillim nuk ishte dëshira për të kuptuar Biblën ajo që e nxiti atë. Megjithëse iu tha se duhej të studionte rreth qëllimit të Perëndisë për njerëzimin dhe tokën, e pa atë si një mundësi për të provuar aftësinë e tij në gjuhën e vendit. Megjithatë, shpejt e pa se ajo që po mësonte, plotësonte një dëshirë të brendshme frymore në të. Zemra e tij u ngroh nga premtimi i Perëndisë për një botë të re, ku do të mbizotëronte paqja, një botë në të cilën njerëzit mund të jetonin përgjithmonë dhe të gëzonin një bollëk me të gjitha gjërat e nevojshme për jetën. Interesi i tij u rrit, kur mësoi se ai dhe familja e tij mund të jenë pjesë e kësaj bote të re. I pazoti për ta mbajtur për vete, i telefonoi familjes së tij në Shqipëri, për ta ndarë me ta atë lajm të mirë.

Aleksi që jetonte në Rusi, ishte gjithashtu i habitur nga ndikimi që mund të kishte mbi jetën e një personi njohuria e saktë e Biblës. I mbuluar me probleme dhe i pazoti për të gjetur një shpjegim të kënaqshëm mbi qëllimin e jetës, ai mendoi të vriste veten. Megjithatë, së pari shkoi në Finlandë për të vizituar një mik. Gjatë udhëtimit me tren, ai foli rreth problemeve të tij me disa bashkudhëtarë. Midis tyre, ishte një Dëshmitare e Jehovait, e cila e nxiti të studionte Biblën, pasi ajo u jepte zgjidhje problemeve të tilla. Ai ishte skeptik. Gjatë kthimit, pati një eksperiencë të ngjashme. Këtë herë ishte një tjetër Dëshmitare, e cila i foli hapur dhe i tha se ajo ishte mësuar me probleme të kësaj natyre, por Bibla e kishte ndihmuar që t’i kalonte ato. Ajo e inkurajoi gjithashtu që të studionte Biblën. Kur mbërrin në shtëpi, bie telefoni. Ishte një tjetër e njohur, e cila po studionte me Dëshmitarët dhe ishte shumë e lumtur. Aleksi po fillonte të kuptonte se ndoshta Bibla me të vërtetë mund t’i siguronte atë që i nevojitej, por e dinte se pa ndihmë nuk mund ta kuptonte atë. Ai pranoi të kishte një studim të rregullt biblik në shtëpi me Dëshmitarët e Jehovait dhe filloi të ndiqte mbledhjet e tyre. Nuk iu desh shumë kohë për të kuptuar se përse ata që e ndërtojnë jetën e tyre sipas asaj që Bibla mëson janë kaq të lumtur, edhe pse ndeshin probleme që janë të zakonshme për njerëzimin.

Duke zbuluar natyrën njerëzore, Jezu Krishti deklaroi: «Njeriu nuk mund të jetojë vetëm me bukë.» (Mateu 4:4, The New English Bible) Ai gjithashtu tha: «Të lumtur janë ata që janë të vetëdijshëm për nevojat e tyre frymore.» (Mateu 5:3, BR) Lumturia e tyre vjen sepse ata janë të vetëdijshëm për nevojat e tyre, ndërmarrin hapat e duhur për ta plotësuar atë dhe përjetojnë bekimet e Perëndisë. Megjithatë, nevoja jonë frymore nuk plotësohet thjesht duke shkuar në kishë apo duke ndjekur disa shërbime fetare. Feja e cila përbëhet nga shumë rite, mund të shkaktojë emocione, por a siguron ajo një zgjidhje reale të problemeve të jetës? Edhe pse një fe mbështet parime themelore të caktuara që janë të shëndosha, nëse ajo dështon të sigurojë kuptimin e vërtetë mbi qëllimin real të jetës, a do të plotësonte nevojat tona frymore? Dhe ajo që është më e rëndësishme, ndjekja e një feje të tillë, a do të të çonte në një marrëdhënie të mirë me Perëndinë? Pa atë, kënaqësia e vërtetë do të mungojë.

Në lidhje me këtë, shumë njerëz po kërkojnë diçka që akoma nuk e kanë gjetur.

[Figura në faqen 3]

A do të plotësoheshin në të vërtetë nevojat e tua frymore duke shkuar në kishë?

[Figura në faqen 4]

Shumica kanë zbuluar se kur njohin Biblën, jeta e tyre merr një kuptim të ri

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo