AVIMËT
Banorë të hershëm të viseve perëndimore të Kanaanit deri afër Gazës. Dyzet vjet pas Daljes nga Egjipti, Moisiu tregoi se pjesën dërrmuese të avimëve i kishin shpronësuar kaftorimët. (Lp 2:23) Pak para vdekjes së Josiut, nga mesi i shekullit të 15-të p.e.s., ekzistonte ende një mbetje avimësh.—Js 13:1, 3.