AVIMI
Qytet i Beniaminit, që te Josiu 18:21-23 përmendet mes Bethelit dhe Parahut. Banorët e tij ndoshta ishin pjesëtarët e fundit të fisit të avimëve. Mendohet se është Kirbet-Haijani (Horvat-Hajani), rreth 4 km në lindje-juglindje të Bethelit (Beitinit).—Géographie de la Palestine, nga F.-M. Abeli, Paris, 1938, vëll. II, f. 257.