LAISHAHU
[luan].
Qytet në territorin e Beniaminit që e lidhin me ʽIsavijën, afro 2,5 km në veri-verilindje të Malit të Tempullit në Jerusalem. (Géographie de la Palestine, nga F.-M. Abeli, Paris, 1938, vëll. II, f. 368) Në vegimin profetik të Isaisë, ku asirianët përparojnë me tërbim nga njëri fshat në tjetrin, Laishahut i bëhet thirrje ‘të rrijë syçelë’ ndaj sulmit që i kanoset.—Is 10:30.