BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/99 f. 26-27
  • Çfarë na bën qytetarë të mirë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë na bën qytetarë të mirë?
  • Zgjohuni!—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nënshtrimi i krishterë ndaj autoriteteve
  • «Gati për çdo vepër të mirë»
  • ‘I binden Perëndisë si sundimtar, në vend se njerëzve’
  • Perëndia dhe Cezari
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Krishterimi i hershëm dhe shteti
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Paguajini Cezarit gjërat e Cezarit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Pikëpamja e krishterë për autoritetin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 9/99 f. 26-27

Pikëpamja e Biblës

Çfarë na bën qytetarë të mirë?

PAS Luftës II Botërore, shumë njerëz në Evropë dhe në Japoni, të cilët e konsideronin veten si qytetarë të mirë që zbatonin ligjet, u gjykuan dhe u shpallën fajtorë për krime lufte. Midis tyre kishte nëpunës të lartë ushtarakë, shkencëtarë dhe specialistë të fushave të tjera. Në përpjekje për të përligjur veprimet e tyre, disa nga këta kriminelë u justifikuan duke thënë se thjesht u ishin bindur urdhrave, ashtu siç do të pritej nga çdo qytetar i mirë. Vetëm se e vetëshpallura qytetari e mirë, i bëri të kryenin krime të tmerrshme kundër njerëzimit.

Nga ana tjetër, ka njerëz që e shpërfillin autoritetin e shtetit. Disa e hedhin poshtë haptazi autoritetin e qeverisë, ndërsa disa të tjerë janë të gatshëm të thyejnë ligjin kur nuk ka edhe aq rrezik që të diktohen. Sigurisht, pak njerëz do ta mohonin se është e nevojshme t’i bindemi autoritetit, pasi pa të do të kishte anarki dhe kaos. Por, pyetja është: Deri në ç’pikë duhet t’i përmbushim detyrimet qytetare dhe t’i bindemi ligjit? Shqyrtoni disa parime bazë, të cilat i ndihmuan të krishterët e shekullit të parë që të kishin një pikëpamje të ekuilibruar rreth përgjegjësive të tyre ndaj shtetit.

Nënshtrimi i krishterë ndaj autoriteteve

Të krishterët e shekullit të parë i nënshtroheshin me gatishmëri ligjeve dhe rregullave të atyre që ishin ‘autoritetet më të larta’, domethënë fuqitë sunduese të asaj kohe. (Romakëve 13:1, BR) Të krishterët mendonin se ishte e drejtë «që të ishin të nënshtruar dhe që të ishin të bindur ndaj qeverive dhe autoriteteve si sundimtarë». (Titit 3:1, BR) Edhe pse njihnin Krishtin si Mbretin e tyre qiellor, ata ishin, gjithashtu, nënshtetas që u bindeshin ligjeve të sundimtarëve të tyre njerëzorë dhe nuk përbënin asnjë kërcënim për sigurinë e shtetit. Në fakt, ata ishin të inkurajuar që të ‘nderonin mbretin’ në çdo kohë. (1. Pjetrit 2:17) Apostulli Pavël i nxiti madje të krishterët: ‘Ju bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.’—1. Timoteut 2:1, 2.

Të krishterët e shekullit të parë paguanin me ndërgjegje çfarëdo takse që u kërkohej, megjithëse ndonjëherë kjo ishte një barrë e rëndë. Ata ndiqnin porosinë e frymëzuar të dhënë nga apostulli Pavël mbi këtë çështje: «Jepuni të gjithëve atë që u takon: atij që kërkon taksën, taksën.» (Romakëve 13:7, BR) Nga pikëpamja e dishepujve të Jezuit, qeveria romake dhe nëpunësit e saj po sundonin të lejuar nga Perëndia dhe në njëfarë mënyre po shërbenin si «shërbëtorë të Perëndisë», në kuptimin që siguronin një masë paqeje dhe stabiliteti në shoqëri.—Romakëve 13:6.

«Gati për çdo vepër të mirë»

Të krishterët e shekullit të parë ishin të inkurajuar që të pranonin detyrimet qytetare të vendosura nga shteti. Vetë Jezu Krishti i këshilloi dishepujt e vet që në disa raste të ishin të gatshëm të bënin madje edhe më shumë nga minimumi që u kërkohej prej autoriteteve civile. «Nëse dikush me autoritet të fut në shërbim për një kilometër,—tha ai,—shko me të dy kilometra.» (Mateu 5:41, BR) Duke ndjekur këtë këshillë, të krishterët treguan se nuk dëshironin të përfitonin nga jeta në shoqërinë e qytetëruar pa dhënë diçka si këmbim. Ata ishin gjithnjë «gati për çdo vepër të mirë».—Titit 3:1; 1. Pjetrit 2:13-16.

Ata i donin sinqerisht fqinjët e tyre dhe kërkonin mënyra për t’i ndihmuar. (Mateu 22:39) Për shkak të kësaj dashurie dhe të ndjekjes së normave të larta morale, të krishterët e shekullit të parë ishin një ndikim i mirë për vendin ku jetonin. Fqinjët e tyre kishin shumë arsye për të qenë të kënaqur kur banonin pranë një të krishteri. (Romakëve 13:8-10) Të krishterët e tregonin dashurinë e tyre duke bërë më shumë sesa thjesht frenimi nga e keqja. Ata ishin të inkurajuar që të ishin të ndjeshëm ndaj interesave të të tjerëve dhe të gjindshëm, që t’u ‘bënin të mirën [jo thjesht atyre që ishin në familjen e besimit, por] të gjithëve’, ashtu siç kishte bërë Jezu Krishti.—Galatasve 6:10.

‘I binden Perëndisë si sundimtar, në vend se njerëzve’

Gjithsesi, bindja e tyre ndaj autoriteteve qeveritare kishte kufij. Ata nuk bënin asgjë që do të dhunonte ndërgjegjen e tyre ose që do të dëmtonte marrëdhënien e tyre me Perëndinë. Për shembull, kur autoritetet fetare në Jerusalem i urdhëruan apostujt që të pushonin së predikuari për Jezuin, ata refuzuan të bindeshin. «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, në vend se njerëzve»,—deklaruan ata. (Veprat 5:27-29, BR) Me vendosmëri, të krishterët refuzuan të përziheshin në adhurimin idhujtar të perandorit. (1. Korintasve 10:14; 1. Gjonit 5:21; Zbulesa 19:10) Me çfarë rrjedhojash? «Pasuan dënime,—thotë historiani Xh. M. Roberts,—jo sepse ishin të krishterë, por sepse refuzonin të bënin diçka që e urdhëronte ligji.»—Shorter History of the World.

Përse në këtë rast ata ‘refuzuan të bënin diçka që e urdhëronte ligji’? Ata pranonin se ‘autoritetet më të larta’ e ushtronin fuqinë pasi Perëndia ua kishte lejuar dhe shërbenin kështu si ‘shërbëtorë të Perëndisë’ në ruajtjen e ligjit dhe të rregullit. (Romakëve 13:1, 4) Por, megjithatë, të krishterët e konsideronin ligjin e Perëndisë si më të lartë. Ata kujtonin që Jezu Krishti kishte vendosur këtë parim ekuilibrues për ata që do të ishin ithtarët e tij: «Jepini, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë.» (Mateu 22:21) Detyrimeve që kishin ndaj Perëndisë u duhej dhënë përparësi mbi kërkesat e Cezarit.

Fakti që ky ishte drejtimi i duhur që duhej ndjekur, është treguar nga ajo që rezultoi kur shumë të vetëquajtur të krishterë dështuan të ndiqnin këto parime të shkëlqyera. Krerët apostatë të të ashtuquajturit krishterim, për shembull, u bënë, siç thotë historiani ushtarak Xhon Kigan, «njerëz të përpunueshëm [të përdorur] si vegla të qeverisë, veçanërisht në ngritjen dhe mbështetjen e forcave ushtarake». Pasuesit e tyre arritën të merrnin anën e palëve ndërluftuese në luftëra që derdhën gjakun e miliona viktimave të pafajshme. Kigan thotë: «Ligji i Perëndisë binte në vesh të shurdhër kur njerëzve u nxeheshin gjakrat.»

Megjithatë, të krishterët e shekullit të parë japin një shembull të shkëlqyer në arritjen e ekuilibrit të duhur. Ata ishin qytetarë të mirë. Ata i plotësonin mirë detyrimet dhe përgjegjësitë qytetare. Ama ata zbatonin me vendosmëri edhe parimet e qarta të Biblës dhe ndiqnin ndërgjegjen e tyre të stërvitur nga Bibla në të gjitha aspektet e jetës.—Isaia 2:4; Mateu 26:52; Romakëve 13:5; 1. Pjetrit 3:16.

[Figura në faqen 26]

«Jepini, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo