BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/99 f. 10-13
  • «Fëmijët janë të brishtë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Fëmijët janë të brishtë»
  • Zgjohuni!—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Parime të larta
  • Realitete të kohës sonë
  • Zgjidhja e vërtetë
  • Stërvitini fëmijët që në foshnjëri
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Të ndërtojmë një familje të fortë frymësisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Ndihmojini fëmijët tuaj që të ecin mbarë
    Zgjohuni!—1997
  • Fëmijët janë «trashëgimi nga Jehovai»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 6/99 f. 10-13

«Fëmijët janë të brishtë»

‘Fëmijët janë të brishtë; unë do të udhëtoj ngadalë, me hapin e fëmijëve.’ —Jakobi, baba i shumë fëmijëve, shekulli i 18-të p.e.s.

KEQTRAJTIMI i fëmijëve nuk është diçka e re. Qytetërimet e lashta, si ato acteke, kananite, inkase dhe fenikase, janë famëkeqe për praktikimin e flijimit të fëmijëve. Gërmimet në qytetin fenikas të Kartagjenës (tani zonë periferike e Tunizit, Afrika Veriore) zbuluan se midis shekujve të pestë dhe të tretë p.e.s., të paktën 20.000 fëmijë u ishin flijuar perëndisë Baal dhe perëndeshës Tanit! Ky numër është akoma më tronditës kur mbajmë parasysh që në kulmin e lulëzimit të saj, Kartagjena mendohet të ketë pasur një popullsi prej vetëm afro 250.000 banorësh.

Megjithatë, ekzistonte një shoqëri e lashtë që ishte e ndryshme. Ndonëse jetonte mes fqinjësh që ishin mizorë me fëmijët, kombi i Izraelit spikaste në trajtimin e të vegjëlve. Babai i atij kombi, patriarku Jakob, la një shembull. Sipas librit biblik të Zanafillës, ndërsa po kthehej në atdheun e tij, Jakobi e rregulloi hapin e tërë grupit në mënyrë që udhëtimi të mos ishte shumë i lodhshëm për fëmijët. «Fëmijët janë të brishtë»,—tha ai. Në atë kohë fëmijët e tij ishin aty ndërmjet moshave 5 dhe 14 vjeç. (Zanafilla 33:13, 14, BR) Pasardhësit e tij, izraelitët, treguan të njëjtën konsideratë për nevojat dhe dinjitetin e fëmijëve.

Sigurisht, në kohët biblike fëmijët kishin shumë për të bërë. Ndërsa rriteshin, djemve u jepej stërvitje praktike nga babai i tyre në bujqësi ose në ndonjë zejtari, si për shembull në mjeshtërinë e marangozit. (Zanafilla 37:2; 1. Samuelit 16:11) Në kohën që ishin në shtëpi, vajzat mësonin nga nënat e tyre punët shtëpiake, gjë që do t’u duhej kur të rriteshin. Kur ishte vajzë e re, Rakela, gruaja e Jakobit, qe bareshë. (Zanafilla 29:6-9) Të rejat punonin në fushë gjatë korrjes së drithërave dhe në vreshta. (Rutha 2:5-9; Kantiku i Kantikëve 1:6)a Një punë e tillë bëhej zakonisht nën mbikëqyrjen e dashur prindërore dhe ndërthurej me arsimimin.

Fëmijët në Izrael provonin njëkohësisht gëzimin e pushimit dhe të dëfrimeve. Profeti Zaharia foli për ‘sheshet e qytetit që ishin plot e përplot me djem e vajza që loznin’. (Zaharia 8:5) Po ashtu, Jezu Krishti përmendi faktin që fëmijët rrinin në sheshe duke i rënë fyellit dhe duke kërcyer. (Mateu 11:16, 17) Ku i kishte rrënjët ky trajtim dinjitoz i fëmijëve?

Parime të larta

Për sa kohë që respektonin ligjet e Perëndisë, izraelitët nuk abuzonin kurrë me fëmijët e tyre dhe nuk i shfrytëzonin. (Krahaso Ligjin e përtërirë 18:10 me Jereminë 7:31.) Ata i konsideronin bijtë dhe bijat «një trashëgimi nga Jehovai», «një shpërblim». (Psalmi 127:3-5) Një prind i konsideronte fëmijët e vet si ‘drurë ulliri rreth tryezës së tij’ dhe pemët e ullirit ishin shumë të çmuara në atë shoqëri bujqësore! (Psalmi 128:3-6) Historiani Alfred Edershaim vëren se përveç fjalëve për bir dhe bijë, hebraishtja e lashtë kishte nëntë fjalë për fëmijët, çdonjëra për një fazë të ndryshme të jetës. Ai arrin në këtë përfundim: «Pa dyshim, këta njerëz që e vëzhgonin jetën e fëmijës me një vëmendje kaq të madhe, sa jepnin një përshkrim të gjallë të çdo faze të njëpasnjëshme të ekzistencës së tij, duhet të kenë qenë shumë të dhënë pas fëmijëve të tyre.»

Në epokën e krishterë, prindërit këshilloheshin që t’i trajtonin fëmijët e tyre me dinjitet dhe respekt. Jezui dha një shembull të shkëlqyer rreth mënyrës se si duhen trajtuar fëmijët e të tjerëve. Në një rast, ndërsa po afrohej fundi i shërbimit të tij në tokë, njerëzit filluan të sillnin tek ai të vegjlit e tyre. Duke menduar me sa duket që Jezui ishte tepër i zënë për t’u shqetësuar me këto gjëra, dishepujt u përpoqën t’i ndalonin njerëzit. Por Jezui i qortoi dishepujt e tij duke u thënë: «I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni.» Jezui madje «i mori në krahë» fëmijët. S’ka asnjë dyshim se ai i konsideronte fëmijët të çmuar dhe që meritonin trajtim të dashur.—Marku 10:14, 16; Luka 18:15-17.

Më vonë, apostulli Pavël u tha baballarëve: «Mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.» (Kolosianëve 3:21) Në përputhje me këtë urdhërim, prindërit e krishterë në atë kohë dhe sot nuk do të lejonin kurrë që fëmijët e tyre të bëheshin viktima të kushteve abuzive të punës. Ata e kuptojnë se që fëmijët të mund të lulëzojnë fizikisht, emocionalisht dhe frymësisht, nevojitet një ambient i dashur, i ngrohtë dhe i sigurt. Nga ana e tyre, prindërit duhet ta tregojnë qartë dashurinë e vërtetë. Kjo do të përfshinte mbrojtjen e fëmijëve prej kushteve ligështuese të punës.

Realitete të kohës sonë

Sigurisht, ne po jetojmë në «kohë kritike, të vështira». (2. Timoteut 3:1-5, BR) Në shumë vende, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, edhe për disa familje të krishtere mund të jetë e nevojshme që fëmijët e tyre të bëhen pjesë e fuqisë punëtore. Siç është vërejtur tashmë, nuk ka asnjë të keqe që fëmijët të bëjnë punë që janë të shëndetshme dhe edukative për ta. Punë të tilla mund të nxitin ose të rritin zhvillimin fizik, mendor, frymor, moral ose shoqëror pa penguar shkollimin e duhur, zbavitjen e ekuilibruar dhe pushimin e nevojshëm.

Natyrisht, prindërit e krishterë duan që fëmijët të punojnë nën mbikëqyrjen e tyre të dashur dhe jo si skllevër të punëdhënësve mizorë, të pandjeshëm ose të paskrupull. Këta prindër duan të sigurohen se asnjë lloj pune që kryejnë fëmijët, nuk i ekspozon ndaj abuzimit fizik, seksual ose emocional. Ata duan, gjithashtu, t’i kenë fëmijët pranë. Në këtë mënyrë mund të përmbushin rolin e tyre të bazuar në Bibël si mësues frymorë: «Do t’ua ngulitësh bijve të tu [fjalët e Perëndisë], do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh.»—Ligji i përtërirë 6:6, 7.

Veç kësaj, një të krishteri i është mësuar të tregojë ndjenja të përbashkëta, të ketë dashuri të përzemërt dhe të jetë butësisht i dhembshur. (1. Pjetrit 3:8) Ai inkurajohet të ‘bëjë atë që është e mirë ndaj të gjithë njerëzve’. (Galatasve 6:10, BR) Nëse këto cilësi hyjnore duhet t’i tregojë ndaj të tërë njerëzve në përgjithësi, sa më shumë duhet t’i tregojë ndaj fëmijëve të vet! Në harmoni me Rregullën e Artë, e cila thotë se «gjithçka... që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre», të krishterët nuk do ta lejonin kurrë veten që të shfrytëzonin fëmijët e të tjerëve, qofshin këta të bashkëkrishterë ose jo. (Mateu 7:12) Gjithashtu, duke qenë se janë qytetarë që i binden ligjit, të krishterët duan të jenë të kujdesshëm që të mos dhunojnë ligjet e shtetit kur bëhet fjalë për kufirin moshor të njerëzve që punojnë për ta.—Romakëve 13:1.

Zgjidhja e vërtetë

Ç’të themi për të ardhmen? Kohë më të mira kemi përpara, si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Të krishterët e vërtetë janë të sigurt se zgjidhja përfundimtare e problemit të shfrytëzimit të fëmijëve është një qeveri mbarëbotërore që po vjen, të cilën Bibla e quan «mbretëria e qiejve». (Mateu 3:2) Njerëzit që i druhen Perëndisë janë lutur për të ndër shekuj kur kanë thënë: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.»—Mateu 6:9, 10.

Kjo Mbretëri, veç të tjerash, do të zhdukë rrethanat që çojnë në shfrytëzimin e fëmijëve. Ajo do të çrrënjosë varfërinë. «Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.» (Psalmi 67:6) Mbretëria e Perëndisë do të bëjë të mundur që të gjithë njerëzit të marrin arsimimin e duhur të bazuar në cilësitë hyjnore. «Kur shfaqen gjykimet e [Perëndisë] mbi tokë, banorët e botës mësojnë drejtësinë.»—Isaia 26:9.

Qeveria e Perëndisë do të heqë sistemet ekonomike që ushqejnë pabarazinë. Në atë kohë nuk do të ekzistojë më diskriminimi për shkak të racës, grupit shoqëror, moshës ose gjinisë, pasi ligji mbizotërues i asaj qeverie do të jetë ligji i dashurisë, që përfshin urdhërimin: «Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.» (Mateu 22:39) Nën një qeveri të tillë të drejtë mbarëbotërore, problemi i shfrytëzimit të fëmijëve do të eliminohet plotësisht!

[Shënimi]

a Kjo nuk i ulte gratë duke i konsideruar si pjesëtare të dorës së dytë në familje, që ishin të afta vetëm për të punuar në shtëpi ose në fushë. Përshkrimi i ‘bashkëshortes së aftë’ në librin e Proverbave nxjerr në pah se një grua e martuar jo vetëm që mundej të administronte shtëpinë, por mundej, gjithashtu, të bënte tregti me pronat, të bënte frytdhënëse një fushë dhe të ngrinte një biznes të vogël.—Proverbat 31:10, 16, 18, 24, BR.

[Kutia në faqen 12]

Një padrone i lë vajzat të shkojnë

PËR 15 vjet, Sesiliab ishte pronare e disa shtëpive publike në një prej ishujve të Karaibeve dhe i drejtonte ato. Ajo blinte 12 deri në 15 vajza njëherësh, shumica e të cilave ishin nën moshën 18 vjeç. Vajzat mbaheshin kundër dëshirës, për shkak të borxheve në të cilat ishin futur familjet e tyre. Sesilia shlyente borxhet dhe i merrte vajzat të punonin për të. Nga fitimet e vajzave, ajo mbulonte shpenzimet për ushqimin dhe mbajtjen e tyre dhe, gjithashtu, vinte mënjanë një pjesë të parave për çmimin fillestar të blerjes. Duheshin shumë vite që vajzat të fitonin lirinë. Ato nuk lejoheshin kurrë të dilnin nga shtëpia në qoftë se nuk kishte një roje që t’i shoqëronte.

Sesilia kujton mjaft mirë një rast të veçantë. Nëna e një vajze prostitutë shkonte çdo javë për të marrë kuti me ushqime, ushqime që ishin fituar nga «puna» e vajzës së saj. Ajo vajzë po rriste një fëmijë. Kështu nuk mundej të arrinte t’i shlyente borxhet dhe s’kishte asnjë shpresë për të qenë e lirë. Një ditë ajo vrau veten pasi kishte lënë një pusullë ku thoshte se të birin ia besonte padrones. Sesilia e rriti djalin bashkë me katër fëmijët e vet.

Një nga bijat e Sesilias filloi të studionte Biblën me misionarët Dëshmitarë të Jehovait. Sesilia u ftua të merrte pjesë në studim, por në fillim ajo refuzoi, sepse nuk kishte mësuar kurrë të lexonte ose të shkruante. Megjithatë, gradualisht, duke i kapur veshi diskutimet nga Bibla, ajo arriti të dallonte dashurinë dhe durimin e Perëndisë e të çmonte faktin që ai fal. (Isaia 43:25) Shpejt, e shtyrë nga dëshira për ta studiuar Biblën vetë, filloi të mësonte të lexonte e të shkruante. Ndërsa përparonte në njohurinë biblike, kuptoi nevojën për t’u përshtatur me standardet e larta morale të Perëndisë.

Një ditë, për habinë e vajzave, ajo u tha se ishin të lira të shkonin! U shpjegoi se ajo që po bënin nuk i pëlqente aspak Jehovait. Asnjëra prej tyre nuk ia ktheu ndonjëherë borxhin që i kishte. Sidoqoftë, dy vajza shkuan për të jetuar me të. Një vajzë tjetër u bë përfundimisht Dëshmitare e pagëzuar. Tani Sesilia ka 11 vjet që është mësuese në kohë të plotë e Biblës, duke i ndihmuar njerëzit e tjerë të çlirohen nga praktikat që nuk e nderojnë Perëndinë.

[Shënimi]

b Nuk është emri i vërtetë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo