BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/98 f. 4-6
  • Stresi: «Helmi i ngadalshëm»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Stresi: «Helmi i ngadalshëm»
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Stresi dhe sistemi juaj imunitar
  • As shkaku i vetëm, as kurimi i vetëm
  • Stres i dobishëm, stres i dëmshëm
    Zgjohuni!—1998
  • A je i stresuar?
    Zgjohuni!—2020
  • Stresi​—Si ndikon te ne?
    Zgjohuni!—2010
  • Çfarë është stresi?
    Zgjohuni!—2020
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 3/98 f. 4-6

Stresi: «Helmi i ngadalshëm»

«I dëgjojmë njerëzit që shpesh thonë: ‘Mos e streso veten aq shumë sa të sëmuresh.’ Ka të ngjarë që ata të mos e dinë se në këtë pohim ka një bazë faktike biologjike.»​—⁠Dr. Dejvid Felten.

XHIL, një nënë e vetme me një djalë adoleshent, me një llogari bankare duke u zvogëluar dhe me një marrëdhënie të tendosur me prindërit e saj, kishte tashmë mjaft arsye për t’u ndier e stresuar. Pastaj, në mënyrë të papritur, në lëkurën e krahut iu zhvilluan pulla të kuqe djegëse të shoqëruara me kruarje. Ajo provoi antibiotikë, pomada me kortizon dhe antistaminikë, por asnjë nga këto nuk i bëri punë. Përkundrazi, pullat e kuqe u përhapën në të gjithë lëkurën e trupit të Xhilit, duke përfshirë edhe fytyrën. Stresi me të vërtetë ishte duke e acaruar.

Xhilin e rekomanduan të shkonte në një klinikë dermatologjike, e cila shqyrton gjendjen emocionale të pacientëve të saj. «Ne përpiqemi të zbulojmë se çfarë po ndodh në jetën e tyre»,​—⁠thotë dr. Tomas Grag, një nga themeluesit e klinikës. Ai zbulon shpesh se, përveç se kanë nevojë për kujdes mjekësor, njerëzit me probleme të përsëritura lëkure kanë nevojë për ndihmë që të kontrollojnë stresin. «Do të ishte naivitet të thoshim se mënyra se si ndihesh ose si vepron shkakton sëmundje në lëkurë,​—⁠pranon dr. Grag.​—⁠Por mund të themi se gjendja emocionale e një personi mund të ndikojë shumë në çrregullimet e lëkurës dhe ne nuk duhet të vazhdojmë të shkruajmë receta për pomada steroide pa e ndihmuar, gjithashtu, personin që të punojë mbi stresin në jetën e tij.»

Xhil mendon se të mësuarit se si ta kontrollonte stresin në kuptim të drejtpërdrejtë i shpëtoi lëkurën. «Kam akoma disa ripërsëritje,​—⁠thotë ajo,​—⁠por gjendja e lëkurës sime nuk është aq keq sa ç’ishte më parë.» Një rast i pazakontë? Sigurisht që jo. Shumë mjekë besojnë se shpesh stresi është një faktor shkaktar në disa gjendje dermatologjike, duke përfshirë urtikarien, psoriazën, aknet dhe ekzemën. Por stresi mund të ndikojë më shumë se vetëm mbi lëkurën tuaj.

Stresi dhe sistemi juaj imunitar

Kërkimet e kohëve të fundit tregojnë se stresi mund të mposhtë sistemin tuaj imunitar, ndoshta duke i hapur rrugën një numri sëmundjesh infektive. «Stresi nuk ju sëmur,​—⁠thotë virologu Ronald Glaser.​—⁠Por ai e rrit rrezikun që ju të sëmureni, për shkak të veprimit të tij mbi sistemin tuaj imunitar.» Ka dëshmi veçanërisht bindëse që stresi lidhet me ftohjen, gripin dhe herpesin. Edhe pse ne jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj këtyre viruseve, normalisht sistemi ynë imunitar i lufton ato. Por disa specialistë thonë se, kur një person është nën angështim emocional, këto mbrojtje mund të dështojnë.

Proceset biologjike që përfshihen nuk kuptohen akoma plotësisht, por disa teorizojnë se hormonet që ju bëjnë gati për veprim, kur jeni nën stres mund të vështirësojnë funksionet tuaja imunitare, ndërsa vërshojnë nëpër rrjedhën e gjakut. Zakonisht, ky nuk është shkak për t’u shqetësuar, meqenëse këto hormone kryejnë vetëm një mision të përkohshëm. Megjithatë, disa thonë se, nëse një person has një stres të vazhdueshëm dhe intensiv, sistemi i tij imunitar mund të bëhet më pak i efektshëm deri në atë masë sa bëhet i prekshëm ndaj sëmundjeve.

Kjo mund të na ndihmojë të shpjegojmë përse mjekët kanadezë përllogaritin që gati 50 deri në 70 përqind e pacientëve që vijnë për t’u vizituar tek ata, kanë sëmundje që lidhen me stresin, të cilat në mënyrë tipike përfshijnë dhimbjet e kokës, pagjumësinë, rraskapitjen dhe problemet gastrointestinale. Në Shtetet e Bashkuara, shifra përllogaritet 75 dhe 90 përqind. Dr. Xhin King mendon se ajo nuk po e tepron kur thotë: «Stresi kronik është si një helm i ngadalshëm.»

As shkaku i vetëm, as kurimi i vetëm

Pavarësisht nga faktet e përmendura më sipër, shkencëtarët nuk janë të sigurt se stresi, i vetëm mund të ndikojë mbi sistemin imunitar aq sa të influencojë mbi gjendjen shëndetësore të një personi. Prandaj, nuk mund të pohojmë në mënyrë dogmatike se kushdo që ballafaqohet me stresin, madje edhe në formën e tij kronike, do të ketë medoemos një sëmundje. Në të kundërt, nuk mund të thuhet se mungesa e stresit do të garantojë shëndet të mirë, as nuk është e mençur të refuzojmë kujdesin mjekësor për shkak të nocionit të keqinformuar se sëmundja mund të shërohet nëpërmjet optimizmit dhe një mënyre pozitive të menduari. Dr. Daniel Golman paralajmëron: «Rezultati i kësaj retorike qëndrimi⁠-⁠do të-shërojë-gjithçka ka qenë krijimi i një ngatërrimi dhe keqkuptimi tepër të përhapur mbi masën në të cilën një sëmundje mund të ndikohet nga mendja dhe, ndoshta më keq, disa herë i bëjmë njerëzit të ndihen fajtorë që kanë një sëmundje, si të ishte një shenjë e një rënieje morale ose e pavlefshmërisë frymore.»

Duhet të kuptohet, pra, se shkaku i një sëmundjeje rrallë mund të kufizohet në një faktor të vetëm. Megjithatë, lidhja mes stresit dhe sëmundjes nxjerr në pah mençurinë e të mësuarit se si ta lehtësojmë këtë «helm të ngadalshëm» sa herë që të jetë e mundur.

Para se të marrim në shqyrtim se si mund të bëhet kjo, le t’i hedhim një sy më nga afër natyrës së stresit dhe se si në disa raste ai mund të jetë madje i dobishëm për ju.

[Kutia në faqen 5]

Disa sëmundje që janë lidhur me stresin

• alergji

• artrit

• astmë

• dhimbje kurrizi, qafe dhe shpatullash

• ftohje

• depresion

• diarre

• grip

• probleme gastrointestinale

• dhimbje koke

• probleme zemre

• pagjumësi

• migrenë

• ulcera peptike

• çrregullim i funksionit seksual

• probleme të lëkurës

[Figura në faqen 6]

Një përqindje e lartë e vizitave te mjekët bëhen për shkak të stresit

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo