BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/98 f. 3
  • Stresi: «Vrasësi i heshtur»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Stresi: «Vrasësi i heshtur»
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Stres i dobishëm, stres i dëmshëm
    Zgjohuni!—1998
  • Stresi: Shkaqet dhe pasojat
    Zgjohuni!—2005
  • Stresi​—Si ndikon te ne?
    Zgjohuni!—2010
  • Stresi​—Kërcënim i madh për shëndetin
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 3/98 f. 3

Stresi: «Vrasësi i heshtur»

«Simptoma e parë që ndjeva ishte një shtypje e fortë. Më filloi afër dërrasës së kraharorit, u përhap në shpatulla, qafë dhe nofulla dhe vërshoi përsëri në të dyja krahët. Ishte sikur një elefant të kishte rënë papritur mbi kraharorin tim. Mezi merrja frymë. Nisa të djersija. Fillova të kisha ngërçe zorrësh dhe pastaj të përziera mbytëse. . . . Më vonë, ndërsa infermieret më ndihmonin të shtrihesha në një shtrat spitali, mbaj mend që thosha me habi: ‘Po kaloj një infarkt zemre.’ Isha dyzetekatër vjeç.»

NË LIBRIN e tij Nga stresi në forcë (From Stress to Strength), dr. Robert S. Eliot përshkruan kështu përleshjen e tij me vdekjen më shumë se 20 vjet më parë. Pak më parë atë mëngjes ai kishte qenë i pranishëm në një konferencë dhe kishte mbajtur një leksion, si për ironi, mbi subjektin e infarkteve të zemrës. Papritur, dr. Eliot, një kardiolog, e pa veten në atë që ai e quan «ana e gabuar e çarçafëve, në një sallë reanimacioni të kardiologjisë». Kujt ia atribuon ai këtë krizë të tij të papritur? «Përbrenda meje,​—⁠thotë dr. Eliot,​—⁠reagimet e mia fizike ndaj stresit po më vritnin.»a

Siç e ilustron përvoja e dr. Eliotit, stresi mund të ketë pasoja kërcënuese për jetën. Në fakt, në Shtetet e Bashkuara, ai është radhitur si një nga shkaqet kryesore të vdekjeve. Efektet e stresit mund të grumbullohen në qetësi përgjatë kohës dhe pastaj të nxjerrin krye pa ndonjë paralajmërim. Prandaj, ka arsye të vlefshme përse stresi është quajtur «vrasësi i heshtur».

Në mënyrë të habitshme, njerëzit me personalitet të llojit A, të karakterizuar nga padurimi, agresiviteti dhe fryma e konkurrencës, nuk janë të vetmit që janë të prekshëm ndaj gjërave shkatërruese të lidhura me stresin. Edhe ata me një personalitet në dukje të qetë mund të jenë në rrezik, veçanërisht nëse qetësia e tyre është thjesht një fasadë e brishtë, si një kapak i paputhitur mirë mbi një tenxhere me presion. Dr. Eliot mendon se kjo është e vërtetë në rastin e tij. Tani ai paralajmëron të tjerët: «Ju mund të vdisni sot, duke mos qenë në dijeni se për vite me radhë keni pasur një bombë me sahat të vënë në zemrën tuaj.»

Por infarkti i zemrës dhe vdekja e papritur nuk janë problemet e vetme që janë lidhur me stresin, siç do të tregojë artikulli vijues.

[Shënimi]

a Edhe pse stresi mund të jetë një faktor kontribues, në shumicën e rasteve, infarkti i zemrës konsiston në një dëmtim domethënës të arterieve koronare për shkak të arteriosklerozës. Prandaj, nuk do të ishte e mençur që një person t’i marrë me lehtësi simptomat e sëmundjes së zemrës, ndoshta duke besuar se thjesht pakësimi i stresit do ta shërojë. Shiko Zgjohuni!, 8 dhjetor 1996, faqet 3⁠-⁠13, anglisht.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo