BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bi12 f. 1697
  • 6A Kobrat reagojnë ndaj tingujve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 6A Kobrat reagojnë ndaj tingujve
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1997
  • Gjarpërinjtë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
6A Kobrat reagojnë ndaj tingujve

6A Kobrat reagojnë ndaj tingujve

Ps 58:4b, 5a—«Të shurdhër janë si kobra që i mbyll veshët dhe nuk e dëgjon zërin e magjistarëve.»

Në gazetën The New York Times, 10 janar 1954, § 4, fq. 9, shkruhej ky artikull me titull «A ‘magjepsen’ gjarpërinjtë nga muzika?» për Ps 58:4, 5: «Dr. Dejvid I. Makti, farmakolog në Spitalin Mount Sinai të Baltimorës [SHBA], është një nga autoritetet e shquara në botë për sa i përket helmit të kobrës. (Helmi i kobrës është një ilaç i pranuar gjerësisht, që përdoret për shembull për sëmundjet e gjakut.) Dr. Makti pohoi se duke punuar me kobrat dhe me helmin e tyre, ai u njoh me disa mjekë hinduistë të arsimuar, nga vise të ndryshme të Indisë. Të gjithë ishin të një mendjeje se kobrat reagojnë ndaj disa toneve muzikore të pipëzës ose të fyellit. Mjekët raportuan se disa lloje muzike ngjallnin te kobrat më shumë reagime se të tjerat. Dr. Makti tregoi se fëmijët indianë, që luajnë fushave kur është errësirë, paralajmërohen madje që të mos këndojnë, nga frika se tingujt tërheqin kobrat. Ai tha se Shekspiri, i cili shpesh i quante gjarpërinjtë të shurdhër . . . thjesht po përsëriste një ide të gabuar të përhapur. Nga ana tjetër, dr. Makti pohoi se psalmisti, përkundrazi, kishte të drejtë kur tha në Psalmin 58 vargu 5 se gjarpërinjtë mund të dëgjojnë. . . . Në kundërshtim me pohimet e disa natyralistëve, tha dr. Makti, gjarpërinjtë ‘magjepsen’ nga tingujt, dhe jo nga lëvizjet e magjistarit.»

Po ashtu, në një artikull të botuar në revistën zoologjike gjermane Grzimeks Tier, Sielmanns Tierwelt, korrik 1981, fq. 34, 35, autori flet për një kobër që jetonte në një kodrinë termitesh në pronën e tij në Sri-Lankë. Ai i kërkoi një magjistari gjarpërinjsh që ta kapte gjarprin dhe ta bënte të kërcente. Autori thotë: «Pasi e sigurova mysafirin tim se atje jetonte vërtet një kobër, ai u ul përballë kodrinës së termiteve dhe filloi t’i binte pipëzës. Pas një kohe të gjatë, kur unë nuk mendoja më se do të ndodhte diçka, kobra ngriti kokën disa centimetra nga një vrimë. Para se gjarpri të hapte gojën, magjistari ia mbërtheu me nxitim kokën mes gishtit të madh dhe dy gishtërinjve.» Pastaj indiani e bëri vërtet gjarprin të kërcente.

Pra, ka dëshmi se kobra vërtet «e dëgjon zërin e magjistarëve».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo