BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bi12 f. 1696-1697
  • 5DH Jezui: Në jetë para Abrahamit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 5DH Jezui: Në jetë para Abrahamit
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Material i ngjashëm
  • Peshita siriake—Një dritare në botën e përkthimeve të hershme të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Jehovai e quajti ‘miku im’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Kush ishte Abrahami?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Perëndia sprovon besimin e Abrahamit
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
5DH Jezui: Në jetë para Abrahamit

5DH Jezui: Në jetë para Abrahamit

Gjo 8:58—«para se Abrahami të vinte në jetë, unë kam qenë»; Gr., πρὶν ᾿Αβραὰμ γενέσθαι ἐγὼ εἰμί; (prin Abraám genésthai egó eimí)

Shekulli i katërt/i pestë

«para se Abrahami të ishte, unë kam qenë»

Botimi siriak: A Translation of the Four Gospels from the Syriac of the Sinaitic Palimpsest, nga Agnis Smith Luis, Londër, 1894.

Shekulli i pestë

«para se Abrahami të ekzistonte, unë isha»

Botimi Peshita siriake: The Syriac New Testament Translated into English from the Peshitto Version, nga Xhejms Mardok, botimi i shtatë, Boston dhe Londër, 1896.

1879

«Para se të lintnjë Avraami, unë jam»

Përkthimi i Kristoforidhit.

1991-1994

«para se të kishte lindur Abrahami, unë jam»

Diodati i Ri.

1994

«përpara se të ishte Abrahami, UNË JAM»

Dom Simon Filipaj.

Veprimi i shprehur te Gjo 8:58 filloi «para se Abrahami të vinte në jetë» dhe vazhdon ende. Në këtë rast fjala εἰμί (eimí), e cila në greqisht është në vetën e parë njëjës në kohën e tashme të dëftores, mund të përkthehet në mënyrë të përshtatshme në kohën e tashme ose të kryer të dëftores. Shembuj të së njëjtës sintaksë gjenden te: Lu 2:48; 13:7; 15:29; Gjo 5:6; 14:9; 15:27; Ve 15:21; 2Ko 12:19; 1Gjo 3:8.

Në lidhje me këtë ndërtim, në veprën A Grammar of the Idiom of the New Testament, nga G. B. Uajner, botimi i shtatë, Andover, 1897, fq. 267, thuhet: «Disa herë koha e tashme përfshin edhe një kohë të shkuar (Mdv. 108), si në rastin kur folja shpreh një gjendje që ka filluar në një periudhë më të hershme, por që ende vazhdon,—një gjendje në tërë kohëzgjatjen e saj; Gjon. xv. 27 ἀπʼ ἀρχῆς μετʼ ἐμοῦ ἐστέ [apʼ arhés metʼ emoú esté], viii. 58 πρὶν ᾿Αβραὰμ γενέσθαι ἐγὼ εἰμι [prin Abraám genésthai egó eimí].»

Ngjashëm, në veprën A Grammar of New Testament Greek, të Xh. H. Moltënit, vëll. III, nga Najxhëll Tërneri, Edinburg, 1963, fq. 62, thuhet: «Koha e tashme, e cila tregon vazhdimësinë e veprimit nga e kaluara e deri në çastin që flitet, është pothuajse njësoj si e kryera. Ndryshimi i vetëm është se veprimi mendohet sikur të jetë ende në vazhdim . . . Ajo përdoret shpesh te Dh[iata] e R[e]: Lu 248 137 . . . 1529 . . . Gjo 56 858 . . . »

Në përpjekje për ta identifikuar Jezuin me Jehovain, disa thonë se fraza ἐγὼ εἰμί (egó eimí) është barasvlerësi i shprehjes hebraike ʼaní huʼ, «Unë jam ai», e cila përdoret nga Perëndia. Megjithatë, është për t’u vërejtur se kjo shprehje hebraike përdoret edhe nga njerëzit.

Gjithashtu, në përpjekje për ta identifikuar Jezuin me Jehovain disa orvaten të përdorin Da 3:14 (LXX) ku lexohet: ᾿Εγώ εἰμι ὁ ὤν (Egó eimí ho on), që do të thotë: «Unë jam Qenia», ose «Unë jam Ai që ekziston». Kjo përpjekje nuk gjen dot mbështetje, sepse shprehja te Da 3:14 është e ndryshme nga shprehja te Gjo 8:58. Kudo në Shkrimet e Krishtere Greke nuk është e mundur të identifikosh Jezuin me Jehovain sikur të jenë i njëjti person.—Shih shtojcat 5A, 5D.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo