BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/97 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1997
  • Material i ngjashëm
  • 6A Kobrat reagojnë ndaj tingujve
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
Zgjohuni!—1997
g 1/97 f. 30

Nga lexuesit tanë

E lexon nga fillimi në fund Gjithmonë më ka pëlqyer revista Zgjohuni!, por e kisha zakon të lexoja vetëm artikujt që më tërhiqnin vëmendjen. Tani e lexoj revistën nga fillimi në fund, gjë që më bëri të pëlqeja tema, të cilat më parë i kapërceja. Për shembull, sapo mbarova së lexuari artikullin «Një traditë e lashtë e indianëve të Amerikës» (8 mars 1996, angl.) dhe më pëlqeu vërtet!

E. A. S., Brazil

Të ofendosh të tjerët Artikulli «Pikëpamja e Biblës: Çfarë duhet bërë, kur ofendon të tjerët» (8 shkurt 1996, angl.) erdhi tamam në kohën e duhur. Papritur e pakujtuar një motër e krishterë nuk më fliste më. E pyeta nëse kisha bërë ndonjë gjë që e kishte ofenduar dhe i kërkova ndjesë. Por kjo nuk e ndryshoi qëndrimin e saj. Kjo gjë më kishte lënduar thellë dhe fillova të mendoja se shërbimi im nuk ishte i pranueshëm për Jehovain. Sa u ngushëllova kur lexova paragrafin e fundit të artikullit! Ai thoshte se «pasi të jeni ofruar për të bërë paqe, Jehovai do të jetë i kënaqur për të pranuar adhurimin tuaj».

M. R., Argjentinë

Kobra Artikulli «A do t’ju pëlqente të takonit një kobër?» (22 mars 1996, angl.) ishte shumë interesant. Por një diçiturë figure në faqen 16, thoshte: «Kobra e zezë merr formë të lugët, kur ngrohet në diell mbi një shkëmb të ngrohtë.» Me sa di unë, kobra bëhet e lugët, vetëm kur nuhat rrezikun ose kur është e nervozuar.

R. F., Gjermani

Kjo gjë ishte shpjeguar në artikull, në faqen 18, paragraf 1 dhe në faqen 20, paragraf 2. Korrespondenti ynë në Indi thotë se kobra në foto po reagonte ndaj një provokimi të bërë nga ndihmësi i fotografuesit.—BOT.

Shofer i gjymtuar Artikulli «I gjymtuar e megjithatë i aftë për të ngarë makinën» (8 maj 1996, angl.) erdhi në kohën e duhur. Duke qenë vetë një person i gjymtuar, e shoh se shërbimi im i krishterë është shumë i kufizuar. Falë Jehovait, unë tani kam një makinë të modifikuar dhe ky artikull më dha një shtytje për të zgjeruar shërbimin tim.

A. A. V., Brazil

Kërcimi Më pëlqen ta mbush kohën e lirë, duke kërcyer valle klasike, latine dhe të muzikës së lehtë popullore. E çmova vërtet artikullin «Pikëpamja e Biblës: A është kërcimi për të krishterët?» (korrik-shtator 1996) Ai më ndihmoi që ta shqyrtoja më nga afër këtë formë argëtimi. Pyetjet që kishit ngritur, për të shqyrtuar ndërgjegjen, do të më ndihmojnë të mbetem i pafajshëm dhe «pa njollë nga bota».—Jakovit 1:27, BR.

D. D. G., Trinidad

Jam 15 vjeç dhe e kam pasur shumë të vështirë për të vendosur se çfarë është e përshtatshme dhe çfarë është e papërshtatshme, kur bëhet fjalë për kërcimin. Me drejtimin që jepte artikulli bashkë me Shkrimet e cituara nga Bibla, tani mund të vendos se çfarë është e përshtatshme.

M. R., Shtetet e Bashkuara

Masa për dëgjimin e dëmtuar Unë jam i shurdhër dhe i verbër dhe dua t’ju falënderoj për artikullin «Duke i arritur me duar që bëjnë shenja». (8 prill 1996, angl.) Ai fliste për Kongreset Krahinore «Lavdërues të gëzuar» të Dëshmitarëve të Jehovait, që u mbajtën në gjuhën amerikane me shenja. Ishte shumë inkurajuese për mua të dija se në të ishin shumë persona të verbër dhe të shurdhër. U jam shumë mirënjohës atyre që përkthyen për mua programin e kongresit, kur patëm kongresin tonë këtu në dhjetor të 1995-s. Nuk kam mësuar asnjëherë Braile, kështu që për t’u predikuar të tjerëve, kam mësuar përmendësh 121 vargje biblike. Është dëshira ime të shoh përmbushjen e premtimit që ka bërë Perëndia në Isainë 35:5, 6, i cili flet për të shurdhërit që do të dëgjojnë dhe memecët që do të flasin. Dua që në parajsën që po vjen, të mund t’i këndoj lavdi Jehovait!

A. F. A., Argjentinë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo