BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/5 f. 5
  • Profecia 2. Zi buke

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Profecia 2. Zi buke
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë thotë Bibla për krizën ushqimore të ditëve tona?
    Tema të tjera
  • Përpjekje për të ushqyer një miliard njerëz
    Zgjohuni!—2005
  • A do të ketë një botë pa uri?
    Zgjohuni!—2005
  • A ka me të vërtetë nevojë njerëzimi për një Mesi?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/5 f. 5

Profecia 2. Zi buke

«Do të ketë mungesë ushqimi.»​—MARKU 13:8.

● Një burrë kërkon strehim në fshatin Kuaratëgi, në Nigeri. Edhe kushërinjtë, vëllezërit dhe motrat e tij, janë shpërngulur këtu nga pjesë të thella të vendit, që t’u shpëtojnë kthetrave të urisë. Prapëseprapë, burri qëndron i vetëm, ulur mbi një rrugicë përdhe. Pse është vetëm? «Nuk mund të sigurojë ushqim [për familjen] dhe s’mund të vazhdojë t’i shohë në sy»,—shpjegon Sidi, kreu i fshatit.

ÇFARË TREGOJNË FAKTET? Në mbarë botën, pothuajse 1 në 7 veta nuk ushqehet mjaftueshëm çdo ditë. Shifrat keqësohen në Afrikën subsahariane, ku 1 në 3 njerëz konsiderohet i keq­ushqyer kronik. Për ta kuptuar më mirë këtë shifër, përfytyroni një familje që përbëhet nga babai, nëna dhe një fëmijë. Nëse do të kishte ushqim që mjafton vetëm për dy veta, kush do të rrinte pa ngrënë? Babai? Nëna? Apo foshnja? Ky është vendimi që duhet të marrin çdo ditë familje të tilla.

CILI ËSHTË NJË KUNDËRSHTIM I ZAKONSHËM? Toka prodhon ushqim më se të mjaftueshëm për të gjithë. Thjesht duhet të administrohen më mirë burimet e saj natyrore.

A KA BAZA KY KUNDËRSHTIM? Është e vërtetë se sot bujqit mund të prodhojnë e të transportojnë më tepër ushqim se në çdo periudhë tjetër të historisë. Teorikisht, qeveritë njerëzore duhet të jenë në gjendje t’i administrojnë prodhimet ushqimore të tokës, që të zgjidhin problemin e urisë. Megjithatë, edhe pas dekadash të tëra me përpjekje, nuk kanë arritur ta bëjnë këtë.

SI MENDONI? A po përmbushet Marku 13:8? Me gjithë përparimet në teknologji, a po vuan njerëzimi në shkallë botërore nga mungesa e ushqimit?

Shpesh, tërmetet dhe zia e bukës u hapin rrugën problemeve që lindin nga një aspekt tjetër i shenjës së ditëve të fundit.

[Diçitura në faqen 5]

«Më tepër se një e treta e fëmijëve që vdesin nga pneumonia, diarreja dhe sëmundje të tjera, mund të kishin mbijetuar nëse do të ishin ushqyer mjaftueshëm.»​—ANA M. VENEMËNI, ISH-DREJTORESHË E FONDIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR FËMIJËT.

[Burimi i figurës në faqen 5]

© Paul Lowe/​Panos Pictures

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo