BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/5 f. 6
  • Profecia 3. Sëmundje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Profecia 3. Sëmundje
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Sëmundjet infektive—Shkatërrimtare, por të parandalueshme
    Zgjohuni!—2001
  • Suksese dhe dështime në luftën kundër sëmundjeve
    Zgjohuni!—2004
  • Sëmundjet që përhapen nga insektet​—Një problem në rritje
    Zgjohuni!—2003
  • A do ta shërojë shkenca botën?
    Zgjohuni!—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/5 f. 6

Profecia 3. Sëmundje

«Njerëzit . . . do të vuajnë nga sëmundje të tmerrshme.»​—LUKA 21:11, Contemporary English Version.

● Bonzali, një nëpunës i shëndetësisë në një vend afrikan të rrënuar nga lufta civile, bën më të mirën, edhe pse pak, që të ndihmojë punëtorët e minierës në qytetin e tij që po vdesin nga virusi i Marburgut.a Kërkesat për ndihmë që kanë bërë zyrtarët e një qyteti më të madh, kanë mbetur pa përgjigje. Katër muaj më vonë, më në fund vjen ndihma, por Bonzali ka vdekur. Ai e mori sëmundjen e Marburgut nga minatorët që po orvatej t’i shpëtonte.

Ethet hemorragjike të Marburgut shkaktohen nga një virus që lidhet me Ebolën.

ÇFARË TREGOJNË FAKTET? Infeksionet në rrugët e poshtme të frymëmarrjes (si pneumonia), sëmundjet diarreike, HIV/​SIDA, tuberkulozi dhe malaria, janë ndër sëmundjet më shkatërruese që mundojnë njerëzimin. Vetëm në vitin 2004 këto pesë kategori sëmundjesh llogaritet të kenë vrarë 10,7 milionë njerëz. E thënë ndryshe, këto sëmundje kanë vrarë afërsisht një person çdo tre sekonda, gjatë gjithë vitit.

CILI ËSHTË NJË KUNDËRSHTIM I ZAKONSHËM? Popullsia e botës vazhdon të rritet, kështu që është normale të ketë më shumë raste sëmundjesh. Mund të infektohen më tepër njerëz.

A KA BAZA KY KUNDËRSHTIM? Popullsia e botës është rritur ndjeshëm. Po me aq shpejtësi është rritur edhe aftësia e njeriut për të diagnostikuar, kontrolluar dhe trajtuar sëmundjet. Atëherë, a nuk është logjike të presim një rënie të pushtetit të sëmundjeve ndaj familjes njerëzore? Mirëpo ndodh krejt e kundërta.

SI MENDONI? A nuk po vuajnë njerëzit nga sëmundje të tmerrshme, siç ka parathënë Bibla?

Tërmetet, zia e bukës dhe sëmundjet janë forca të verbra që shkaktojnë shkretim te miliona njerëz. Miliona të tjerë vuajnë nga vetë njerëzit​—shumë bien viktima të atyre që në fakt duhej t’i mbronin. Vini re se çfarë do të ndodhte sipas profecisë biblike.

[Shënimi]

a Ethet hemorragjike të Marburgut shkaktohen nga një virus që lidhet me Ebolën.

[Diçitura në faqen 6]

«Është e tmerrshme të të vrasë një luan a diçka e tillë, por, po aq e tmerrshme është të të konsumojë nga brenda një sëmundje që të kall datën, teksa e ndien që të përshkon gjithë trupin.»​—EPIDEMIOLOGU MAJKËLL OSTËRHOLMI.

[Burimi i figurës në faqen 6]

© William Daniels/​Panos Pictures

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo