BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 134
  • Dhuna nuk është zgjidhje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhuna nuk është zgjidhje
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë tha Jezui
  • Çfarë bëri Jezui dhe çfarë do të bëjë
  • Çfarë do të thotë ‘të duash armiqtë’?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Do të ketë paqe në tërë botën
    Tema të tjera
  • Çfarë është Rregulla e Artë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Vazhdoni të bëni mirë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 134
Jezui po mëson para një turme me burra, gra e fëmijë.

MËSO NGA JEZUI

Dhuna nuk është zgjidhje

Sot, gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se dhuna është zgjidhja kur lindin konflikte ose probleme. Por kjo mendësi bie në kundërshtim të plotë me mësimet dhe me shembullin e Jezu Krishtit. Mendo për disa nga gjërat që tha e që bëri Jezui.

Çfarë tha Jezui

Gjatë Predikimit të tij të famshëm në Mal, Jezui mësoi se zemërimi, agresiviteti dhe dhuna nuk janë zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Shiko çfarë tha ai.

  • «Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta.» (Mateu 7:12; Luka 6:31) Kjo këshillë, që shpesh quhet Rregulla e Artë,a na nxit t’i trajtojmë të tjerët siç do të donim të na trajtonin. Meqë askujt nuk i pëlqen ta keqtrajtojnë a dhunojnë, a nuk duhet të përpiqemi edhe ne t’i trajtojmë të tjerët me respekt e mirësi, edhe në ato raste kur nuk jemi dakord me ta?

  • «Atij që të jep një shuplakë në faqen e djathtë, ktheji edhe tjetrën.» (Mateu 5:38, 39; Luka 6:29) Jezui nuk po thoshte se duhet t’ua bëjmë të lehtë të tjerëve të na keqtrajtojnë. Përkundrazi, ai po korrigjonte idenë se s’ka problem të marrësh hak, që me sa duket e përhapnin disa udhëheqës fetarë. Jezui po u mësonte dishepujve të vet se nuk duhej të hakmerreshin, por të reagonin me butësi kur t’i provokonin.b

  • «Vazhdoni të doni armiqtë tuaj.» (Mateu 5:43, 44; Luka 6:27) Jezui mësoi se duhet të sillemi mirë me ata që na urrejnë ose që na trajtojnë padrejtësisht. Nuk po thoshte se duhet të jemi dakord me sjelljen e tyre të gabuar.c Ama, kur u tregojmë mirësi atyre që na urrejnë, mund t’ua zbutim zemrën dhe madje t’i shtyjmë të na e kthejnë me të mirë edhe ata.

Çfarë bëri Jezui dhe çfarë do të bëjë

Jezui mësoi se dhuna nuk është zgjidhje dhe e zbatonte edhe vetë atë që predikonte. Natën kur e arrestuan, një nga dishepujt e tij luftoi për ta mbrojtur, por Jezui i tha: «Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që marrin shpatën, nga shpata do të vdesin.» (Mateu 26:52) Jezui tregoi dashuri për armiqtë e tij duke i falur ata që e keqtrajtuan, madje edhe duke u lutur për ta.—Luka 23:33, 34; 1 Pjetrit 2:23.

Bibla premton se së shpejti Jezui, Princi i Paqes, do t’i japë fund dhunës. (Isaia 9:6, 7) Që të mësosh më shumë për këtë të ardhme të mrekullueshme, lexo artikullin: «Si do të marrin fund luftërat?»

a Për më shumë informacion, lexo artikullin: «Çfarë është Rregulla e Artë?»

b Për më shumë informacion, lexo artikullin: «Cili është kuptimi i ligjit ‘sy për sy’?»

c Për më shumë informacion, lexo artikullin: «Çfarë do të thotë ‘të duash armiqtë’?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo