BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 129
  • Çfarë do të ndodhë me fenë?—Çfarë zbulon Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë do të ndodhë me fenë?—Çfarë zbulon Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë thotë Bibla për të ardhmen e fesë?
  • Si do të shkatërrohet feja e rreme?
  • Pse do të shkatërrohet feja e rreme?
  • A do të shkatërrohen të gjitha fetë?
  • Si ndikon te ti dijenia se feja e rreme do të shkatërrohet?
  • Si kanë hedhur baltë mbi reputacionin e Perëndisë fetë e rreme?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Çfarë është Babilonia e Madhe?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Fesë së rreme po i vjen fundi!
    Fesë së rreme po i vjen fundi!
  • Qëndrojini larg adhurimit të rremë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 129
Një burrë me Bibël të hapur në dorë, shikon ndërtesa të ndryshme fetare përballë tij.

Çfarë do të ndodhë me fenë?—Çfarë zbulon Bibla?

A je i zhgënjyer me fenë, a madje i neveritur prej saj? Vërtet, feja ka bërë gjëra të mira për disa komunitete a individë, ama ka shkaktuar edhe shumë dëme. Botimi Enciklopedia e fesë dhe e luftës (anglisht) thotë: «Disa nga luftërat më të përgjakshme në histori janë bërë për shkak të bindjeve të ndryshme fetare.» Shpesh udhëheqësit fetarë e kanë përdorur fenë, jo për të adhuruar Perëndinë, por për të përhapur ideologji politike. Madje disa të tjerë kanë fshehur abuzime seksuale ose krime financiare të kryera nga udhëheqësit e fesë së tyre.

Nëse je i zhgënjyer me fenë, mbase vret mendjen çfarë mendon Perëndia për të. Bibla tregon se Zoti e dënon shumicën e feve për gjërat që kanë bërë. Gjithashtu, disa profeci biblike shpjegojnë çfarë do të bëjë Ai. Me një gjuhë simbolike, Bibla tregon se së shpejti Perëndia do të veprojë në mënyrë të paprecedentë kundër feve në mbarë botën.

Çfarë thotë Bibla për të ardhmen e fesë?

Profecia: Libri biblik i Zbulesës flet për një prostitutë që quhet Babilonia e Madhe. Kjo prostitutë rri ulur mbi një bishë me ngjyrë të kuqe të ndezur. Por më vonë, bisha i kthehet kundër dhe e vret.—Zbulesa 17:3, 5, 16.

Kuptimi: Prostituta, Babilonia e Madhe, simbolizon fetë e rreme, pra të gjitha fetë që Perëndia nuk i miraton.a Bisha me ngjyrë të kuqe të ndezur simbolizon Kombet e Bashkuara (OKB).b Përshkrimi i prostitutës ulur mbi bishën me ngjyrë të kuqe të ndezur tregon se feja e rreme është përpjekur të ndikojë, e madje të dominojë, mbi këtë organizatë politike. Fakti që bisha vret prostitutën tregon se OKB-ja dhe kombet që e përkrahin, do t’u kthehen kundër të gjitha feve të rreme në botë dhe do t’i shkatërrojnë. Kjo ngjarje unike do të jetë vërtet fatale për fenë e rreme.

Prostituta e përmendur në librin e Zbulesës ka hipur mbi bishën me ngjyrë të kuqe të ndezur. Selia e Kombeve të Bashkuara qëndron në të majtë të bishës, kurse në të djathtën e saj shihen ndërtesa të ndryshme fetare.

Si do të shkatërrohet feja e rreme?

Profecia: «Dhjetë brirët që pe dhe bisha, do ta urrejnë prostitutën; do ta shkretojnë e . . . do ta djegin krejtësisht me zjarr. Në fakt Perëndia u shtiu në zemër [në zemrën e udhëheqësve botërorë] që ata të përmbushin mendimin e tij, madje të përmbushin edhe mendimin e tyre, duke i dhënë bishës mbretërinë e tyre. . . . Në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekje, vajtim dhe zi buke. Ajo do të digjet plotësisht me zjarr, sepse Perëndia Jehovac që e gjykoi, është i fortë.»—Zbulesa 17:16, 17; 18:8.

Kuptimi: Perëndia do t’u fusë «mendimin e tij» kombeve të botës. Ai do t’i shtyjë t’i japin OKB-së «mbretërinë e tyre», pra pushtetin politik. Nga ana e saj, OKB-ja, me këtë pushtet të ri që ka marrë nga kombet, do të shkatërrojë fenë e rreme anekënd botës. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme do të ndodhë, si të thuash, «në një ditë të vetme»—shpejt dhe papritur—duke zënë kështu në befasi shumë njerëz.—Zbulesa 18:21.

Pse do të shkatërrohet feja e rreme?

Profecia: «Mëkatet e saj janë grumbulluar e kanë arritur deri në qiell, dhe Perëndia i solli ndër mend veprat e saj të padrejta.»—Zbulesa 18:5.

Kuptimi: Përgjatë shekujve, feja e rreme ka bërë shumë ligësi. Ja disa nga «mëkatet e saj» që e kanë shtyrë Perëndinë ta dënojë:

  • Ikona tregon një udhëheqës politik dhe një udhëheqës fetar duke shtrënguar duart.

    Përfshirja në politikë. Jezu Krishti i mësoi dishepujt e tij të mos përziheshin në politikë, por t’i varnin shpresat te Mbretëria e Perëndisë, një qeveri qiellore që do të zëvendësojë qeveritë njerëzore.d (Danieli 2:44; Mateu 6:9, 10; Gjoni 6:15; 18:36) Feja e rreme ka bërë të kundërtën. Ngaqë është zhytur kokë e këmbë në politikë në vend që të jetë besnike ndaj Perëndisë, profecia e Zbulesës thotë se ajo është fajtore për «imoralitet seksual» dhe me të drejtë e quan ‘prostituta e madhe’.—Zbulesa 17:1, 2; Jakovi 4:4.

  • Ikona tregon dorën e një udhëheqësi fetar që mban një kryq dhe bekon forcat ushtarake.

    Dhuna. Bibla thotë se feja e rreme është përgjegjëse për vdekjen e «tërë atyre që u vranë pa mëshirë mbi tokë». (Zbulesa 18:24) Shumë fe jo vetëm që nuk i kanë mësuar anëtarët e tyre të jenë paqësorë, por kanë përkrahur e madje kanë nxitur luftëra dhe akte terroriste.

  • Ikona tregon dorën plot me para të një udhëheqësi fetar.

    Lakmia. Feja e rreme jeton në «luks të shfrenuar». (Zbulesa 17:4; 18:7) Shumë fe kanë shfrytëzuar pushtetin dhe lidhjet që kanë, për të grumbulluar pasuri marramendëse. Një lakmi e tillë nuk i pëlqen aspak Perëndisë.—Titit 1:7.

  • Ikona tregon një udhëheqës fetar duke folur.

    Gënjeshtrat. Feja e rreme përhap mësime dhe praktika që bien ndesh me të vërtetën që gjejmë në Bibël.e Ajo është burimi i sa e sa mësimeve dhe zakoneve që i ngatërrojnë njerëzit dhe çnderojnë Perëndinë, prandaj profecia e quan «nëna . . . e gjërave të neveritshme të tokës».—Zbulesa 17:5; 18:23.

A do të shkatërrohen të gjitha fetë?

Jo. Libri i Zbulesës flet për një grup njerëzish nga shumë kombe që quhet ‘shumica e madhe’. (Zbulesa 7:9) Kjo shumicë e madhe përshkruhet si ‘e veshur me rroba të bardha të gjata’, që do të thotë se pjesëtarët e saj e adhurojnë me besnikëri Perëndinë në përputhje me standardet e tij. Ata i mbijetojnë ‘shtrëngimit të madh’, periudhë gjatë së cilës Bibla thotë se do të shkatërrohen fetë e rreme dhe të gjithë armiqtë e tjerë të Perëndisë. (Zbulesa 7:13, 14; 19:11, 19-21) Shumica e madhe e veshur me rroba të bardha të gjata i përket fesë së vërtetë, fesë që do të ekzistojë përgjithmonë.f

Një shumicë e madhe me burra, gra dhe fëmijë duke ecur së bashku të gëzuar. Prapa tyre ndodhen ndërtesa fetare bosh dhe të dëmtuara.

Një shumicë e madhe me adhurues të vërtetë të Perëndisë do t’i mbijetojnë shkatërrimit të fesë së rreme

Si ndikon te ti dijenia se feja e rreme do të shkatërrohet?

Mund të të japë zemër fakti që Perëndia nuk i miraton gjërat e tmerrshme që ka bërë feja. Mund ta shohësh të ardhmen me shpresë, sepse e di që së shpejti njerëzimi do të çlirohet nga të gjitha fetë që çnderojnë Perëndinë dhe u shkaktojnë vuajtje njerëzve.

Gjithashtu mund të jesh i sigurt se ka një mënyrë adhurimi që Perëndia e miraton. Bibla thotë se «adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin me frymë dhe të vërtetë, sepse Ati po kërkon adhurues të tillë». (Gjoni 4:23) Zoti u thotë këtyre: «Dilni prej saj [prej Babilonisë së Madhe], o populli im, nëse nuk doni të merrni pjesë në mëkatet e saj dhe nëse nuk doni të vuani nga plagët që do t’i bien asaj.» (Zbulesa 18:4) Po, Perëndia po i fton njerëzit ta adhurojnë në përputhje me të vërtetën që gjendet në Bibël. (1 Timoteut 2:3, 4) Ai u premton atyre që pranojnë ftesën e tij se do të jetojnë përgjithmonë.—1 Gjonit 2:17.

Nëse dëshiron të mësosh më shumë se çfarë thotë Bibla për fenë, provo kursin tonë interaktiv për studimin e Biblës, që disponohet falas. Mëso si mund të të ndihmojë Bibla ta adhurosh Perëndinë në mënyrën që ai miraton.

A përfshin Babilonia e Madhe ndonjë fe të ashtuquajtur të krishterë?

Po. Jezui tha se shumë njerëz do të pohonin se ishin të krishterë dhe se e kishin pranuar Jezuin si Zotëri, por adhurimi i tyre do të ishte i papranueshëm për Perëndinë. (Mateu 7:21-23) Me mësimet dhe veprimet e tyre, këta njerëz do të tregonin se janë të krishterë të rremë. (Mateu 7:18-20) Për këtë arsye, do të ishin pjesë e Babilonisë së Madhe.

Ja disa nga mësimet dhe zakonet e rreme që e bëjnë të papranueshëm për Perëndinë adhurimin e shumë feve të krishtere:

  • ● Përhapin doktrinën e Trinitetit dhe të ferrit të zjarrtë

  • ● Fshehin emrin e Perëndisë, Jehova

  • ● Mashtrojnë njerëzit për gjendjen e të vdekurve

  • ● Përdorin idhuj në adhurim

a Që të mësosh më shumë për 4 hollësitë që na ndihmojnë të identifikojmë Babiloninë e Madhe, lexo artikullin «Çfarë është Babilonia e Madhe?»

b Që të mësosh cilat janë 6 të dhënat që na ndihmojnë të identifikojmë këtë bishë, lexo artikullin «Çfarë është bisha me ngjyrë të kuqe të ndezur te kapitulli 17 i Zbulesës?»

c Jehova është emri i Perëndisë. (Psalmi 83:18) Shih artikullin «Kush është Jehovai?»

d Që të mësosh më shumë, shiko videon Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

e Disa shembuj mund t’i gjesh te kutia «A përfshin Babilonia e Madhe ndonjë fe të ashtuquajtur të krishterë?»

f Për të kuptuar si mund të të ndihmojë Bibla të identifikosh fenë e vërtetë, lexo artikullin «Si mund ta gjej fenë e vërtetë?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo