BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 127
  • Shpresë për refugjatët nga Fjala e Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shpresë për refugjatët nga Fjala e Perëndisë
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ngushëllim nga Fjala e Perëndisë
  • Shpresë nga Fjala e Perëndisë
  • Mençuri nga Fjala e Perëndisë
  • Kriza e refugjatëve—Miliona largohen nga Ukraina
    Tema të tjera
  • Të ndihmojmë «të ardhurit» që ‘t’i shërbejnë Jehovait me gëzim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Një botë që u përket të gjithëve
    Zgjohuni!—2002
  • Bibla jep shpresë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 127
Dy refugjatë janë ulur përtokë në një kamp refugjatësh dhe aty pranë kanë disa çanta me gjëra personale. Sytë i kanë te tendat përballë dhe te refugjatët e tjerë.

Imagination World/stock.adobe.com

Shpresë për refugjatët nga Fjala e Perëndisë

Shkarko fletëpalosjen e këtij artikulli

Çdo vit, miliona njerëz detyrohen të arratisen dhe të lënë shtëpitë e tyre. A po përjeton edhe ti një eksperiencë të tillë traumatike? Nëse po, s’ke pse ta përballosh i vetëm këtë situatë. Perëndia jep shpresë për një jetë më të mirë, për të cilën mund të mësosh në Shkrimet e Shenjta.

«Refugjatët dhe të shpërngulurita nuk kanë nevojë vetëm për ndihma,—tha Kristos Stilianides, ish-komisioner i Bashkimit Evropian,b—por edhe për . . . shpresë për të ardhmen.» Njerëzit që kanë shpresë, arrijnë ta ruajnë optimizmin për atë që i pret. Përveç shpresës, refugjatët kanë nevojë edhe për ngushëllim, që të shërohen emocionalisht.

«Kur m’u desh të lija vendin dhe familjen time, ndieva një boshllëk të papërballueshëm. Më mbyste frika, trishtimi dhe ankthi.»—Emanueli, Haiti.

A je ndier edhe ti ndonjëherë kështu? Nëse ke lënë pas shtëpinë, ke nevojë të gjesh një burim ngushëllimi dhe shprese. Si mund të të ndihmojë Fjala e Perëndisë, Bibla?

Ngushëllim nga Fjala e Perëndisë

Ikona tregon një person që gjen ngushëllim nga ajo që lexon në Bibël.

Bibla thotë: «Jehovaic . . . e do të ardhurin.»—Ligji i përtërirë 10:17, 18.

Kjo do të thotë se nuk je vetëm. Perëndia Jehova, autori i Biblës, e kupton situatën tënde, të do dhe ka shumë merak për ndjenjat e tua.

Bibla thotë: «Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin.»—Psalmi 145:18.

Kjo do të thotë se kur i lutesh, Jehovai të dëgjon vërtet. Ai do të të ndihmojë të gjesh paqe. Veç kësaj, nëpërmjet Biblës, do të të japë mençurinë që të duhet për të përballuar situatën ku gjendesh.

Bibla thotë: «Është e pamendueshme që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi! . . . I Plotfuqishmi nuk e shtrembëron drejtësinë.»—Jobi 34:10, 12.

Kjo do të thotë se nuk i shkakton Perëndia vuajtjet e tua. Ai nuk po të ndëshkon, as nuk po të sprovon me vështirësitë që po kalon.

Shpresë nga Fjala e Perëndisë

Ikona tregon një person që reflekton për atë që lexon në Bibël.

Bibla shpjegon çfarë do të bëjë Perëndia për ne në të ardhmen. Shiko si po i ndihmon kjo shpresë ata që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Bibla thotë: «[Perëndia] do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.»—Zbulesa 21:4.

Kjo do të thotë se një ditë do të çlirohemi nga vuajtjet. Perëndia premton se do t’i zgjidhë të gjitha problemet që mund të të bëjnë të ndihesh i pashpresë.

«Shumë shpejt, Perëndia do t’i zhdukë të gjitha padrejtësitë dhe ligësitë që ndodhin përreth nesh. Kjo shpresë më ndihmon ta mbaj mendjen te dita kur të gjitha vuajtjet do të marrin fund.»—Karla, Salvador.

Bibla thotë: «Gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje dhe as do të zgjohen më në zemër.»—Isaia 65:17.

Kjo do të thotë se nuk do të na mundojnë më kujtimet e dhimbshme. Perëndia do të bëjë të mundur të mos na trazojnë përgjithmonë mendimet stresuese për gjërat e këqija që kemi përjetuar.

«Bibla premton se nuk do ta kujtojmë më dhimbjen dhe zbrazëtinë që na ka shkaktuar gjithçka që kemi humbur. Kjo shpresë më ndihmon të përballoj vështirësitë që po kaloj, sepse e di se, shumë shpejt, çdo gjë do të ndryshojë.»—Natalia, Ukrainë.

Bibla thotë: «Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri që . . . do të thërrmojë e do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive.»—Danieli 2:44.

Kjo do të thotë se një qeveri e përsosur qiellore do të qeverisë mbarë tokën. Së shpejti, Perëndia do të zëvendësojë të gjithë qeveritë njerëzore me qeverinë e tij qiellore. Kjo qeveri do të sjellë paqe e siguri të vërtetë dhe drejtësi e begati për të gjithë.—Mikea 4:3, 4.

«Dijenia se problemet si shtypja, diskriminimi, mosbesimi dhe racizmi janë të përkohshme, më jep shumë forcë. Së shpejti, Mbretëria e Jehovait do t’u japë fund të gjitha këtyre problemeve.»—Mustafai, Lindja e Mesme.

Një çift po lexojnë së bashku Biblën në tendën e tyre në kampin e refugjatëve.

Gjej ngushëllim në mesazhin shpresëdhënës të Biblës

Mençuri nga Fjala e Perëndisë

Ikona tregon një person që i vjen në mendje një ide teksa lexon Biblën.

Mençuria praktike e Biblës, mund të të ndihmojë ndërsa përpiqesh gradualisht të pranosh atë që të ka ndodhur. Ajo mund të të ndihmojë edhe të përballosh ndryshimin e rrethanave, përfshirë humbjen e gjërave materiale. Shiko si po nxjerrin dobi disa refugjatë nga parimet e mëposhtme:

Bibla thotë: «Edhe kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron.»—Luka 12:15.

Si të ndihmojnë këto fjalë të mençura t’ia dalësh? Me shumë mundësi, ndihesh tepër i shokuar dhe përjeton një ndjenjë të thellë humbjeje. Por, nëse ndalesh dhe kupton se jeta jote ka më shumë vlerë se çdo gjë që ke lënë pas, atëherë nuk do të lejosh të të mbytë dëshpërimi.

«Jeta është më e rëndësishme se gjërat materiale. Në disa situata, gjërat materiale ose paratë thjesht nuk të hyjnë në punë.»—Natalia, Ukrainë.

Bibla thotë: «Mos thuaj: ‘Si ka mundësi që ditët e kaluara ishin më të mira se të tanishmet?’»—Eklisiastiu 7:10.

Si të ndihmojnë këto fjalë të mençura t’ia dalësh? Situata ku gjendesh tani mund të jetë shumë e vështirë, por, po të mos e krahasosh me situatën e mëparshme, kjo do të të ndihmojë të mos hidhërohesh.

«Kur pranoj realitetin ashtu siç është, arrij të jem optimist.»—Eli, Ruandë.

Bibla thotë: «Nëse kemi ç’të hamë e ç’të veshim, të kënaqemi me kaq.»—1 Timoteut 6:8.

Si të ndihmojnë këto fjalë të mençura t’ia dalësh? Mundohu të jesh i kënaqur me gjërat e nevojshme. Kështu do të jesh më pak i stresuar, dhe kjo të të ndihmojë të ndihesh më stabël emocionalisht.

«Bibla po më ndihmon t’i shoh gjërat ndryshe dhe të mos përqendrohem te çfarë kemi humbur. Unë dhe gruaja jemi të lumtur që jemi gjallë dhe në një vend të sigurt.»—Ivani, Ukrainë.

Bibla thotë: «Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta.»—Mateu 7:12.

Si të ndihmojnë këto fjalë të mençura t’ia dalësh? Ka shumë të ngjarë të shkosh më mirë me të tjerët nëse bën çmos të jesh i durueshëm dhe zemërmirë. Veç kësaj, përpjekjet e tua mund të rrëzojnë paragjykimet dhe të të ndihmojnë të pranohesh nga vendasit.

«Shumë njerëz e vlerësojnë kur i trajton me respekt, mirësi dhe dashuri. Si rezultat, do të gëzosh marrëdhënie të mira me vendasit.»—Anxhelo, Sri-Lankë.

Bibla thotë: «Bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja. . . . Kështu paqja e Perëndisë . . . do të ruajë zemrën dhe mendjen tuaj.»—Filipianëve 4:6, 7.

Si të ndihmojnë këto fjalë të mençura t’ia dalësh? Shprehja në lutje Perëndisë ndjenjat, nevojat, frikërat dhe shqetësimet e tua. Lutje të tilla mund të të lehtësojnë ankthin dhe të të ndihmojnë të mos të mbytin vështirësitë që po kalon.

«I lutem Perëndisë sa herë që kam probleme, dhe ai më përgjigjet. Ajo që kam mësuar nga Bibla, më ka dhënë paqe mendore.»—Joli, Sudani i Jugut.

«Këshillat e mençura të Biblës më ndihmojnë të fitoj paqen e brendshme që më duhet për të përballuar këtë situatë të vështirë.»—Valentina, Ukrainë.

«Më jep forcë premtimi i Perëndisë Jehova për një jetë vërtet më të mirë.»—Emanueli, Haiti

A dëshiron të mësosh më shumë për premtimet ngushëlluese dhe shpresëdhënëse të Biblës dhe pse mund t’u besosh? Kërko një takim falas me Dëshmitarët e Jehovait. Ata do të të ndihmojnë me kënaqësi.

Refugjatët për të cilët flitet në Bibël

Bibla përmend disa njerëz që iu desh të linin shtëpitë e tyre dhe tregon si u kujdes Perëndia për ta.

  • Për njëfarë periudhe, popullit të Perëndisë në lashtësi iu desh të jetonin si të huaj në Egjipt. Me kalimin e kohës, ata pësuan një keqtrajtim mizor. Perëndia u kushtoi vëmendje vuajtjeve të tyre dhe i ndihmoi të shpëtonin. (Eksodi 1:13, 14; 2:23-25) Pastaj, u siguroi nevojat bazë derisa ata u stabilizuan në një vend të ri. (Psalmi 105:40, 41) Më vonë u kujtoi si i kishte trajtuar Ai dhe si priste që t’i trajtonin ata të huajt që jetonin mes tyre.—Eksodi 23:9.

  • Siç është dokumentuar në librin biblik të Ruthës, Naomi dhe familja e saj u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre për shkak të një zie buke. Kur burri dhe 2 djemtë e Naomit vdiqën, me dhembshuri Perëndia i siguroi mbështetje emocionale dhe ndihmë praktike nëpërmjet nuses së saj, Ruthës.—Rutha 1:1-5, 15, 16, 20, 21; 2:11.

  • Kur Jezui ishte i vogël, prindërit e tij u arratisën për në Egjipt, që të shpëtonin nga dhuna në zonën ku jetonin. Perëndia i ndihmoi që të iknin në kohë dhe i mbajti sytë mbi ta gjatë asaj periudhe të vështirë e të pasigurt.—Mateu 2:13-16.

Sot, edhe ata që e duan dhe e respektojnë Perëndinë s’mund të presin që Ai të ndërhyjë me anë të ndonjë mrekullie. Megjithatë, Perëndia u siguron ngushëllim, mençuri për të përballuar situatën që po kalojnë dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.

Shkarko versionin e këtij artikulli i cili mund të printohet në të dyja anët, mund të paloset dhe të përdoret si fletëpalosje.

Shkarko

a Agjencia e OKB-së për Refugjatët, mes refugjatëve dhe azilkërkuesve, përfshin edhe ata që janë shpërngulur brenda shtetit të tyre, si edhe të tjerë që janë shpërngulur përtej kufijve të shtetit të tyre, por që mund të mos kualifikohen ligjërisht si refugjatë.

b Komisioneri i Bashkimit Evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave.

c Jehova është emri i Perëndisë. (Psalmi 83:18) Shih artikullin «Kush është Jehovai?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo