BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w25 dhjetor f. 26-30
  • Të moshuar—Jeni thesar për kongregacionin!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të moshuar—Jeni thesar për kongregacionin!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË PRET JEHOVAI NGA TI
  • BËHU BEKIM PËR TË TJERËT
  • JEHOVAI E ÇMON SHËRBIMIN TËND BESNIK
  • NDIHMOJI ME ZELL TË TJERËT
  • Ai plotësoi dëshirën e zemrës së tij
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Simeoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehovai kujdeset me butësi për shërbëtorët e tij të moshuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Gëzo ndërsa i jep Jehovait më të mirën tënde
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
w25 dhjetor f. 26-30
Kolazh: motra e vëllezër të moshuar duke shijuar shërbimin që i bëjnë Jehovait. 1. Një vëlla buzëqesh, ndërsa sheh përpara plot besim. 2. Një motër në karrige me rrota i ofron një fletushkë një infermiereje. 3. Një motër komenton në mbledhje. 4. Një motër mbahet te krahu i një vëllai të ri teksa predikojnë bashkë. 5. Një vëlla kalon kohë me një nënë dhe dy fëmijët e saj të vegjël në Sallën e Mbretërisë.

Të moshuar—Jeni thesar për kongregacionin!

«Habitem kur mendoj sa shumë gjëra bëja kur isha e re. Por tani pleqëria m’i ka lidhur duart.»—Klara,a 83 vjeçe.

Mbase edhe ti po e ndien peshën e viteve dhe nuk bën dot aq sa dikur. Ndonëse ke shumë vite që i shërben me besnikëri Jehovait, ndoshta tani mendon negativisht për veten, për shkak të kufizimeve që ke. Për shembull, e krahason atë që bën sot me atë që bëje në të kaluarën. Si mund t’i luftosh mendime të tilla?

ÇFARË PRET JEHOVAI NGA TI

Pyet veten: «Çfarë pret Jehovai nga unë?» Mund të marrësh zemër nga fjalët e Ligjit të përtërirë 6:5, ku thuhet: «Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë forcën tënde.»

Sipas këtij vargu, Jehovai pret që t’i shërbesh me gjithë zemrën, shpirtin dhe forcën tënde. Kjo e vërtetë mund të të ndihmojë që të mos e krahasosh veten me të tjerët dhe as gjërat që mund të bësh sot, me ato që bëje kur ishe i ri.

Mendo pak: kur ishe i ri, me shumë gjasa i ke dhënë Jehovait më të mirën tënde, duke bërë maksimumin në rrethanat që kishe në atë kohë. Çfarë ke mundësi të bësh tani për Jehovain? Ka të ngjarë që po bën maksimumin për rrethanat që ke sot, pra po jep ende më të mirën. Nëse i sheh gjërat me këtë sy, do të kuptosh se po vazhdon t’i shërbesh Jehovait njësoj si më parë. I ke dhënë më të mirën në rini e po i jep më të mirën edhe sot.

Kolazh: një motër i shërben me besnikëri Jehovait prej shumë vitesh. 1. Dekada më parë, motra e re flet me një grua në shërbimin shtëpi më shtëpi. 2. Tani që është në moshë, motra jep dëshmi me telefon bashkë me një motër të re.

I ke dhënë më të mirën Jehovait në rini e po i jep më të mirën edhe sot

BËHU BEKIM PËR TË TJERËT

Ne vend se ta shohësh moshën si pengesë, përpiqu ta shohësh si avantazh. Në fakt, tani që je më i moshuar mund të bësh disa gjëra që nuk i bëje dot në rini. Ja disa shembuj:

Ndaje përvojën që ke fituar me të tjerët. Mendo pak për shprehjet e mëposhtme që gjejmë në Bibël:

Mbreti David tha: «Dikur isha i ri e tani jam plakur, por kurrë s’kam parë ndonjë të drejtë të braktisur e as fëmijët e tij të zgjatin dorën për bukë.»—Psal. 37:25.

Josiu tha: «Ja, unë jam në prag të vdekjes dhe ju e dini mirë me gjithë zemër e me gjithë shpirt se nuk mbeti pa u plotësuar as edhe një fjalë nga të gjitha të mirat që ju premtoi Jehovai, Perëndia juaj. Të gjitha dolën të vërteta. Asnjë nuk mbeti pa u plotësuar.»—Jos. 23:14.

Davidi dhe Josiu i shërbyen Jehovait për dekada të tëra dhe panë shumë në jetë. Ndaj, meqë fjalët e tyre ishin të bazuara tek eksperienca personale, ato kishin më tepër peshë.

Nëse po i shërben Jehovait prej shumë kohësh, edhe ti mund të tregosh nga eksperienca jote sa shpërblyese është një jetë e tillë. A të ka lënë mbresa ndonjë rast i veçantë kur pe si e bekoi Jehovai popullin e tij? Atëherë mos ngurro t’ua tregosh të tjerëve. Eksperiencat e tua do t’u japin zemër vëllezërve dhe motrave, e kështu do të inkurajohesh edhe vetë.—Rom. 1:11, 12.

Një mënyrë tjetër si mund t’i inkurajosh të tjerët është duke ndjekur mbledhjet në Sallën e Mbretërisë, sa herë të jetë e mundur. Aty jo vetëm do të inkurajosh bashkëbesimtarët, por do të nxjerrësh dobi edhe ti vetë. Klara e përmendur më parë, thotë: «Pjesëmarrja në mbledhjet e kongregacionit nuk më lë të shkurajohem. Tekefundit, si mund të shkurajohem me gjithë atë dashuri që më japin në Sallën e Mbretërisë? Përpiqem t’u tregoj të tjerëve se i vlerësoj, duke u bërë dhurata të vogla. Bëj çmos edhe të marr pjesë në aktivitete teokratike bashkë me vëllezërit e motrat.»

JEHOVAI E ÇMON SHËRBIMIN TËND BESNIK

Në Shkrime gjejmë plot shembuj të njerëzve që, për shkak të rrethanave, nuk bënë dot aq sa donin për Jehovain. Megjithatë, Ai i deshi pa masë. Le të shohim shembullin e Simeonit, një izraelit i moshuar që jetonte në kohën kur lindi Jezui. Ka të ngjarë që kur Simeoni shkonte në tempull, shihte më të rinjtë që kryenin caktime të rëndësishme. Po ç’të themi për Simeonin? Ai mund të ketë menduar se tani ishte i moshuar dhe nuk kishte ndonjë vlerë kushedi në sytë e Jehovait. Por Jehovai mendonte krejt ndryshe. Ai e konsideronte Simeonin si një njeri ‘të drejtë dhe të përkushtuar ndaj Perëndisë’ dhe e bekoi me privilegjin që të shihte Jezuin foshnjë. Madje e frymëzoi që të thoshte një profeci për Mesinë e ardhshëm. (Luka 2:25-35) Është e qartë se në sytë e Jehovait, Simeoni nuk ishte thjesht një burrë i moshuar, por një burrë me besim të fortë dhe që «kishte frymën e shenjtë».

Jozefi dhe Maria i tregojnë plot gëzim Simeonit Jezuin foshnjë.

Jehovai e bekoi Simeonin duke i dhënë privilegjin të shihte Jezuin foshnjë dhe të profetizonte për Mesinë e ardhshëm

Mos ki fije dyshimi se Jehovai të çmon edhe ty teksa i shërben me besnikëri, pavarësisht nga kufizimet e moshës. Ai është «veçanërisht i kënaqur kur japim me gatishmëri, me aq sa kemi, dhe jo me atë që nuk kemi».—2 Kor. 8:12.

Prandaj, përqendrohu tek ajo që mund të bësh. Për shembull, në cilat forma shërbimi ke ende mundësi të marrësh pjesë, qoftë edhe për pak kohë? A mund të inkurajosh dikë me një telefonatë të shkurtër ose me një kartolinë? Gjërat e vogla të bëra plot dashuri mund të kenë ndikim të fuqishëm te bashkëbesimtarët, sidomos kur i bën një shërbëtor i Jehovait prej vitesh, siç je edhe ti.

Pavarësisht nga kufizimet fizike, të moshuarit mund të bëjnë shumë për Jehovain. Lexo një eksperiencë nga Afrika Lindore në kutinë «Shpëton një jetë».

Mos harro se besimi dhe besnikëria që ke treguar në rrjedhën e kohës mund t’u japë zemër të tjerëve. Ti je një shembull i gjallë qëndrueshmërie dhe mund të jesh i sigurt se ‘Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprat e tua dhe dashurinë që ke treguar për emrin e tij duke u shërbyer të shenjtëve, sikurse po vazhdon të bësh’.—Hebr. 6:10.

NDIHMOJI ME ZELL TË TJERËT

Studimet tregojnë se shumë të moshuar që ndihmojnë të tjerët, kanë shëndet më të mirë, mendojnë më kthjellët dhe jetojnë më gjatë.

Natyrisht, të mirat që ti bën, nuk do të t’i heqin si me dorë të gjitha vështirësitë e moshës së shkuar. Vetëm Mbretëria e Perëndisë do ta bëjë këtë, duke eliminuar shkakun kryesor të plakjes dhe të vdekjes—mëkatin e trashëguar.—Rom. 5:12.

Mirëpo edhe tani, falë shërbimit që i bën Jehovait—ku përfshihet ndihma që u jep të tjerëve për ta njohur—do ta mbash të gjallë shpresën e madje mund të kesh shëndet më të mirë. Motra e vëllezër të moshuar, ju lutemi, mos harroni kurrë se Jehovai e vlerëson gjithçka që bëni në shërbimin e tij dhe se kongregacioni e çmon tej mase shembullin tuaj të besimit.

Një motër e moshuar merr pjesë në dëshminë me stenda. Ajo i lexon një shkrim një vajze të re, së cilës i mbushen sytë me lot.

Shpëton një jetë

Një e re po kalonte pranë një stende me literaturë. Motra e moshuar që po rrinte te stendat e përshëndeti dhe e pyeti nëse mund t’i tregonte një shkrim inkurajues. Ajo i lexoi Jereminë 29:11, ku thuhet se Jehovai dëshiron që të kemi paqe dhe jo të këqija. Më pas e pyeti vajzën: «E pe çfarë të ardhme do Zoti që të kesh?»

E reja u prek thellë nga shkrimi dhe iu përgjigj me lot në sy: «Ai do që të kem një të ardhme plot paqe dhe shpresë. Faleminderit shumë që ma lexove këtë varg. Besoj se kjo ishte përgjigjja e lutjes sime. Kohët e fundit s’kam ngritur dot kokë nga hallet. Kam qenë aq keq, sa po mendoja t’i jepja fund jetës. Këtë mëngjes iu luta Zotit të më jepte një shenjë se më do akoma. Pastaj të takoj ty, që edhe pse nuk më njeh, më lexon një varg ku tregohet fiks çfarë mendon Zoti për mua. Kjo s’ka si të jetë rastësi.»

Motra i tregoi vajzës në jw.org disa artikuj të bazuar në Bibël, që mund ta ndihmonin të luftonte mendimet për të vrarë veten. Pastaj i shpjegoi si zhvillohet një kurs për studimin e Biblës dhe e ftoi në mbledhje. Javën pasuese, vajza ndoqi mbledhjen e fundjavës dhe tani ka filluar të studiojë me broshurën Gëzoje jetën përgjithmonë.

I ri a i moshuar qofsh, a mund të marrësh pjesë në shërbimin me stenda?

a Emri është ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo