BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/07 f. 1
  • A e mbroni Fjalën e Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e mbroni Fjalën e Perëndisë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Jini bindës në mësimdhënien tuaj
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Nxite auditorin që të përdorë Biblën
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • «Fjala e Perëndisë... ushtron fuqi»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Si të përgatitim prezantimin e një reviste
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 5/07 f. 1

A e mbroni Fjalën e Perëndisë?

1 Në një botë që shpesh vë në dyshim Biblën, të krishterët e vërtetë e mbrojnë me zell Fjalën e Perëndisë. Të bindur se «i gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia», ne pajtohemi me Jezu Krishtin, i cili dëshmoi në një lutje drejtuar Jehovait: «Fjala jote është e vërteta.» (2 Tim. 3:16; Gjoni 17:17) Si mund ta mbrojmë siç duhet Fjalën e Perëndisë?

2 Studioni Shkrimet: Jezui pa dyshim e studioi me përkushtim Fjalën e Perëndisë. Kjo i dha mundësi që gjatë shërbimit të tij të mësonte duke përdorur Shkrimet. (Luka 4:16-21; 24:44-46) Si mund të fiksojmë në kujtesë shkrime që do të na vlejnë në shërbim? Duke e lexuar Biblën çdo ditë dhe duke medituar për ndonjë varg që na duket veçanërisht inkurajues ose i dobishëm për shërbimin. Kur përgatitim materialin e mbledhjeve, duhet t’i lexojmë shkrimet e përmendura drejtpërdrejt nga Bibla dhe ndoshta të përgatitim një koment lidhur me to. Kur jemi në mbledhje, duhet të ndjekim me Biblën tonë oratorin që lexon shkrimet. Studimi i vargjeve biblike do të na përgatitë ‘ta përdorim drejt fjalën e së vërtetës’.—2 Tim. 2:15.

3 Lëreni Biblën të flasë: Kur jemi në shërbim, duhet të lëmë Biblën të flasë. Për shembull, nëse na e lejojnë rrethanat, duhet të përpiqemi t’i lexojmë të zotit të shtëpisë një shkrim dhe të diskutojmë rreth tij. Nëse ai bën një pyetje ose ngre një kundërshtim, është më mirë të përdorim Biblën për t’iu përgjigjur. Edhe nëse i zoti i shtëpisë është i zënë, mund ta gjejmë mënyrën për të theksuar një mendim nga Bibla, duke thënë: «Para se të iki, më lejoni t’ju tregoj vetëm këtë shkrim.» Kur është e mundur, lexoni drejtpërdrejt nga Bibla, duke iu afruar të zotit të shtëpisë që t’ju ndjekë gjatë leximit të shkrimit.

4 Kur një burri iu lexuan disa shkrime që tregonin pavërtetësinë e Trinitetit, ai tha: «Kam gjithë jetën që shkoj në Kishë dhe kurrë s’e kam ditur që thuhej kështu në Bibël!» Ai pranoi menjëherë një studim biblik. Jezui tha se delet e tij do t’ia dëgjonin zërin. (Gjoni 10:16, 27) Mënyra më e mirë që njerëzit me zemër të sinqertë të njohin të vërtetën, është ta shohin drejtpërdrejt nga Shkrimet. Ndaj, le ta mbrojmë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo