BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/07 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Nëntema
  • Java që fillon më 14 maj
  • Java që fillon më 21 maj
  • Java që fillon më 28 maj
  • Java që fillon më 4 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 5/07 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 14 maj

Kënga 205

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit, demonstro se si të ofrohet revista Kulla e Rojës e 15 majit dhe Zgjohuni! e majit.

20 min.: Të përkrahim veprën e Mbretërisë në zonën tonë dhe në mbarë botën. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në kapitullin 12 të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait.

15 min.: «Ai i jep fuqi të lodhurit».a Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për shkrimet e përmendura.

Kënga 1, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 21 maj

Kënga 41

10 min.: Njoftime lokale. Të trajtohet Kutia e pyetjes.

15 min.: Ti mund të mësosh një gjuhë të huaj! Fjalim bazuar në revistën Zgjohuni! të marsit 2007, faqet 10-12. Nxirr në pah vlerën që ka mësimi i një gjuhe të huaj kur bëhet me qëllimin që të përhapet më tej lajmi i mirë.

20 min.: «A e mbroni Fjalën e Perëndisë?»b Përfshi komente nga kutitë në faqet 143, 144 të librit Shkolla e Shërbimit.

Kënga 202, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 28 maj

Kënga 46

7 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin maj. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, demonstro se si të ofrohet revista Kulla e Rojës e 1 qershorit dhe Zgjohuni! e qershorit.

13 min.: Të ofrojmë gjatë qershorit librin Krijues ose Familja. Nxirr në pah disa veçori të tyre që janë të dobishme sot, dhe të demonstrohet se si mund të ofrohet secili prej këtyre librave duke përdorur prezantime që do të ishin të efektshme për territorin. Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për rezultatet e mira që janë arritur nga përdorimi i këtyre botimeve me të njohurit ose me pjesëtarët e familjes.

10 min.: Përvoja nga shërbimi. Ftoji pionierët ndihmës dhe lajmëtarët e tjerë që kanë punuar fort për të shtuar shërbimin gjatë muajve mars, prill dhe maj, të tregojnë disa përvoja të bukura. Gjithashtu, të tregojnë edhe përvojat që kanë pasur kur kanë vizituar ata të cilëve u kanë lënë revista me qëllim që të fillonin studime biblike. Mund të demonstrohen një ose dy përvoja të veçanta.

15 min.: «Bëni miq me anë të pasurive të padrejta.» Fjalim nga një plak i kualifikuar i bazuar në revistën Kulla e Rojës 1 prill 1995, faqet 13-18. Thekso këto pika kryesore: 1) Pasuritë tona i përkasin Jehovait, ngaqë i kemi kushtuar jetën; 2) Kushtet relativisht të varfra nuk pengojnë kontributet bujare; 3) Të mbështetim me bujari mbikëqyrësit udhëtues dhe ata në shërbimin misionar apo special; 4) Jehovai bekon bujarinë që shfaqim kur kontribuojmë për Sallën e Mbretërisë dhe për literaturën që marrim nga repartet. Përfundo duke lexuar dhe komentuar 1 Kronikave 29:14, 17.

Kënga 21, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 4 qershor

Kënga 99

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Mësojini fëmijët të lëvdojnë Jehovain.»c Kur të diskutoni paragrafin 4, përfshi komente nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, korrik 2005, faqja 3.

Kënga 169, lutja mbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo