Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 nëntor
«Në një botë kaq të korruptuar disa mendojnë, ‘Pse duhet të luftoj kaq shumë për të bërë atë që është e drejtë?’ A keni menduar edhe ju ndonjëherë kështu? [Të presim përgjigjen.] Dëgjoni sa inkurajuese janë këto fjalë. [Të lexojmë Proverbat 2:21, 22.] Kjo revistë shpjegon arsyen më të rëndësishme se përse duhet të jemi të drejtë.»
Zgjohuni! nëntor
«Disa mendojnë se Perëndia është përgjegjës për çdo gjë që ndodh. Kur ndodh një tragjedi, ata thonë se Perëndia duhet të ketë pasur arsye të forta përderisa e shkaktoi. Ju si mendoni? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Jakovin 1:13.] Kjo revistë tregon se çfarë thotë Bibla për shkakun e vuajtjeve dhe çfarë po bën Perëndia për t’u dhënë fund atyre.»
Kulla e Rojës 1 dhjetor
«A mendoni se kjo profeci biblike po përmbushet sot? [Të lexojmë Mateun 24:11. Pastaj të presim përgjigjen.] Kjo revistë flet për disa mësime që janë mjaft të përhapura. Ajo tregon edhe si të mos mashtrohemi nga mësuesit e rremë.»
Zgjohuni! dhjetor
«Kë do të quanit ju njeriun më të madh që ka jetuar ndonjëherë? [Të presim përgjigjen.] Shumë veta konsiderojnë Jezuin si njeriun më të madh. Shikoni se çfarë do të bëjë ai për tokën si Sundimtari i Mbretërisë së Perëndisë. [T’i tregojmë figurën në faqen 8 e 9 dhe t’i lexojmë një nga shkrimet e cituara.] Kjo revistë shqyrton se si dhe kur do ta përmbushë Jezui këtë.»