BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/06 f. 1
  • Mos e humbni dashurinë që kishit në fillim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mos e humbni dashurinë që kishit në fillim
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Material i ngjashëm
  • Mos lejo që dashuria jote të ftohet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Çfarë do të thotë të duam të afërmin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • «Duaje Jehovain, Perëndinë tënd»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Dashuria le të na ndërtojë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 12/06 f. 1

Mos e humbni dashurinë që kishit në fillim

1 Jezui i lartësuar këshilloi kongregacionin e Efesit në shekullin e parë: «Kam diçka kundër teje: e ke lënë dashurinë e fillimit.» (Zbul. 2:4) Me sa duket, shumë prej tyre e kishin humbur dashurinë që kishin pasur në fillim për Jehovain. Kur ne mësuam të vërtetën, krijuam një dashuri të fortë për Perëndinë dhe për të tjerët, e kjo na shtyu që ta shpallnim me zell shpresën e sapomarrë. Çfarë do të na ndihmojë që të mos e humbim dashurinë që kishim në fillim dhe të mos e humbim zellin në shërbim?

2 Studimi personal dhe ndjekja e mbledhjeve: Çfarë na nxiti ta donim Perëndinë dhe të afërmin kur mësuam në fillim për të vërtetën? A nuk ishte gjithçka që mësuam për Jehovain gjatë studimit të Shkrimeve? (1 Gjon. 4:16, 19) Prandaj, që dashuria jonë «të jetë gjithnjë e më e madhe», duhet të vazhdojmë të marrim njohuri të saktë e të gërmojmë në «gjërat e thella të Perëndisë».—Filip. 1:9-11; 1 Kor. 2:10.

3 Të mbash zakone të mira të studimit personal, mund të jetë një sfidë e vërtetë në këto ditë të fundit plot ankthe dhe shpërqendrime. (2 Tim. 3:1) Duhet të lëmë vend në programin tonë për të marrë ushqim frymor. Jetësore për ne është edhe të ndjekim mbledhjet e kongregacionit sidomos tani ‘që e shohim se dita po afrohet’.—Hebr. 10:24, 25.

4 Shërbimi: Pjesëmarrja e zellshme në shërbim na ndihmon të ruajmë të njëjtën dashuri që kishim për Perëndinë në fillim. Ndërsa predikojmë lajmin e mirë, i kujtojmë vetes premtimet e bukura të Jehovait, dhe kjo na ndihmon të kemi një shpresë gjithmonë të fortë e ta mbajmë të gjallë dashurinë. Për t’u mësuar të tjerëve të vërtetat biblike, duhet të bëjmë kërkime për t’i kuptuar qartë ne vetë, dhe si rrjedhim kjo do të na forcojë besimin.—1 Tim. 4:15, 16.

5 Jehovai meriton gjithçka, përfshirë edhe dashurinë tonë. (Zbul. 4:11) Mos lejoni që ajo të venitet. Mbajeni të fortë dashurinë e fillimit, duke e studiuar personalisht me ngulm Biblën, duke qenë të rregullt në mbledhje dhe duke ua shpallur me zell të tjerëve atë që keni më shumë për zemër.—Rom. 10:10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo