Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 nëntor
«Në të kaluarën, shumë njerëz mendonin se një ditë toka do të bëhej parajsë. Sot puna ka arritur deri aty sa disa pyesin, a do të mbijetojë kjo tokë. Ju si e mendoni të ardhmen e tokës? [Ta lëmë të përgjigjet.] Vini re çfarë thotë Bibla për këtë. [Të lexojmë Psalmin 37:11.] Kjo revistë shqyrton më gjerësisht çfarë parathotë Bibla për tokën.»
Zgjohuni! 22 nëntor
«Disa njerëz shqetësohen se mos dëmi që i është bërë mjedisit është kaq i madh, saqë nuk rregullohet dot më. A mendoni edhe ju se nuk ka më shpresë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Krijuesi s’kishte për qëllim që toka të bëhej si një plehërishtë e pabanueshme. [Të lexojmë Isainë 45:18.] Kjo revistë shpjegon si do të shpëtohet toka.»
Kulla e Rojës 1 dhjetor
«Sot disa njerëz po e humbasin besimin te Perëndia. Një arsye është se s’gjejnë dot përgjigje të kënaqshme për disa pyetje shqetësuese, si këto. [Të japim një shembull nga kutia në faqen 6.] Ky numër i Kullës së Rojës shqyrton një mënyrë kryesore për të zhvilluar besim të vërtetë te Perëndia.» Të lexojmë Filipianëve 1:9.
Zgjohuni! 8 dhjetor
«A mendoni se njerëzimi do të gëzojë ndonjëherë kushte si këto që përshkruhen këtu? [Të lexojmë Isainë 14:7. Pastaj ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë përmban informacione praktike që mund të na sjellin dobi ndërsa presim përmbushjen e premtimeve të Perëndisë.» T’i tregojmë artikullin me temë: «Si t’i luftojmë dëshirat e gabuara?»