BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/97 f. 1
  • Fol për Jehovain çdo ditë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fol për Jehovain çdo ditë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • Përdore për mirë fuqinë e gjuhës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Ta lëvdojmë Jehovain çdo ditë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Lavdëroni gjithmonë Jehovain
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • E duam me gjithë shpirt Jehovain, Atin tonë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 12/97 f. 1

Fol për Jehovain çdo ditë

1 Njerëzve u pëlqen të flasin për çdo gjë që ata e kanë për zemër, sepse nga bollëku i zemrës flet goja. (Luka 6:45b, BR) Çfarë është e çmuar për zemrën tonë? Psalmisti shkroi: «Vetë gjuha ime le të shprehë nën zë drejtësinë tënde, gjatë gjithë ditës lavdërimin tënd.» (Psal. 35:28, BR) Ai kishte çmueshmëri të thellë për Jehovain dhe e konsideronte një privilegj të vërtetë të fliste për Perëndinë dhe ta lavdëronte atë në çdo rast. Duke qenë i njohur në mënyrë intime me Jehovain, psalmisti kishte shumë gjëra të mira, për të cilat të gëzohej. (Psal. 35:9) Si mund ta imitojmë ne shembullin e tij të shkëlqyer?

2 Fol për Jehovain në shtëpinë tënde: Jehovai duhet të jetë argumenti i përditshëm i bisedës brenda rrethit familjar. Prindërit që kanë një dashuri të fortë për Jehovain do të flasin në mënyrë të natyrshme për të në të gjitha aktivitetet e tyre. (Ligj. 6:5-7) Ndërsa bëjnë këtë, fëmijët do të vënë re se babai dhe mamaja e tyre jetojnë sipas besimit dhe e kanë për zemër ligjin e Perëndisë. Fëmijët, atëherë, do ta shohin studimin familjar të Biblës si një shprehje të sinqertë të devotshmërisë hyjnore të prindërve të tyre.​—2. Pjet. 3:11.

3 Fol për Jehovain me vëllezërit e tu: Gjatë rutinës sonë javore teokratike, ne kemi shumë mundësi për të ushqyer mendjen dhe zemrën tonë me ushqim frymor. Nuk kemi asnjëherë mungesë gjërash të mira për të thënë. (Luka 6:45a) A ke kapur ndonjë pikë nga studimi yt personal apo nga leximi javor i Biblës që të ka pëlqyer veçanërisht? Ndaje me vëllezërit e tu, duke i ndihmuar në këtë mënyrë që të rritin dashurinë e tyre për Jehovain.​—Psal. 35:18; Hebr. 10:24.

4 Fol për Jehovain me të tjerët: Në marrëdhëniet tona të përditshme me njerëzit, në punë, në shkollë dhe me pjesëtarët jobesimtarë të familjes, duhet të jetë e qartë se përqendrimi ynë në jetë është dhënia e dëshmisë për Jehovain. Në vend se të infektohet me shprehjet e pahijshme e të ashpra të botës, të folurit tonë duhet të lartësojë Perëndinë. Çdo ditë, në çdo rast, fol me të tjerët për lajmin e mirë që ai na ka ngarkuar për ta predikuar.​—Vep. 5:42; Kolos. 4:6.

5 Si adhurues të vërtetë të Jehovait, le të shfrytëzojmë çdo ditë mundësitë për të folur për Perëndinë tonë të pakrahasueshëm, Jehovain.​—Psal. 106:47.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo