Ndihmo të tjerët që të mësojnë të vërtetën
1 Jezui erdhi në tokë për të dhënë dëshmi mbi të vërtetën. Për t’ua predikuar të vërtetën të tjerëve, ai i stërviti dishepujt e tij për të qenë mësues. Ai kishte aq besim në suksesin e tyre për të mësuar të tjerët sa i quajti «mësues publikë». (Mat. 13:52) E krahasoi secilin prej tyre me një njeri të mësuar që kishte një depo thesari të vërtetë nga i cili mund të nxirrte. Dishepujt e Jezuit sot përdorin botimet, për të shpejtuar veprën e predikimit të Mbretërisë. Për shembull, shumë kongregacione kanë lloj-lloj broshurash që mund t’i përdorim për të ndihmuar të tjerët që të bëhen dishepuj. Si mund të përdoren këto mjete që kemi në dispozicion?
2 Për të filluar një bisedë që të çon në ofrimin e broshurës «Qeveria e cila do të vendos parajsën», ti mund të pyesësh:
◼ «A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse krahas të gjitha përpjekjeve të njerëzve, perspektiva për një të ardhme të sigurt duket krejt e turbullt? [Lëre të përgjigjet.] Bibla shpjegon se përse kanë dështuar shumë përpjekje.» Lexo Psalmin 146:3, 4. Pasi ke arsyetuar me të zotin e shtëpisë mbi informacionet e faqes 3, mund ta pyesësh: «Kush është me të vërtetë i aftë për të vendosur një siguri të qëndrueshme?» Në varësi të përgjigjes së të zotit të shtëpisë, ti mund të vendosësh të bisedosh mbi pika të përshtatshme nga faqet e tjera të broshurës ose merru vesh për ta bërë këtë ndonjëherë tjetër.
3 Këtu është një mënyrë se si mund të përdorësh broshurën «Shiqo! Çdo gjë të re krijoj»:
◼ Duke treguar figurën e kopertinës mund të pyesësh: «A ekziston mundësia për të arritur një jetë të tillë? [Lëre të përgjigjet.] Meqë një Perëndi i dashur nuk mund të nxitë në të njëjtën kohë si të mirën ashtu edhe të keqen, çfarë mendon ti për premtimin e tij, i cili është shkruar tek Isaia 65:21-24?» Nëse merr një përgjigje që tregon një farë interesi, kthehu në paragrafin 43, faqe 22 dhe shpjego se çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë.
4 Kur të ofrosh fletushkën «Si mund ta gjejmë rrugën për në parajsë», mund të thuash:
◼ «Për shumë njerëz cilësia e jetës është reduktuar në një punë të mërzitshme monotone dhe të rëndë. Çfarë mendon ti se është e nevojshme për ta bërë jetën më domethënëse? [Lëre të zotin e shtëpisë të shprehë opinionin e tij.] Bibla tregon se Perëndia ka ruajtur gjëra më të mira për ne. Shiko se çfarë thotë këtu në Zbulesën 21:4, 5.» Nëse është e përshtatshme, vazhdo bisedën me pika të tjera nga fletushka.
5 Duke përdorur broshurën «Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!» një lajmëtar më i ri mund të pyesë:
◼ «A do të të pëlqente të jetoje në një tokë parajsore si kjo? [Tregoji kapakun para dhe prapa dhe lëre të përgjigjet.] Familja ime dhe unë shohim përpara për të jetuar atje, për shkak të asaj që thotë Bibla këtu në Gjonin 17:3.» Nëse ke vërejtur interes pas leximit të shkrimit, ofroji personit broshurën për ta lexuar.
6 Nëse përdor ndonjë broshurë tjetër këtë muaj në shërbimin tënd, mund t’i formosh hyrjet dhe prezantimet e tua në bazë të sugjerimeve të mësipërme. Mos harro të jesh i shkurtër e të bësh komente pozitive dhe ndërtuese për të nxitur interesin e të zotit të shtëpisë.
7 Jehovai na ka dhënë të vërtetën. Dhe ne duhet të shfrytëzojmë mundësitë e vëna para nesh, për ta ndarë atë nëpërmjet literaturës dhe bisedave tona me njerëzit që takojmë. Në këtë mënyrë provojmë veten se jemi mësues publikë për dobinë e përhershme të të tjerëve.—Mat. 28:19, 20.