Si do të dëgjojnë po të mos kthehesh?
1 «Si do ta dëgjojnë kur s’ka kush predikon?» (Rom. 10:4, Dio) Vërtet, si do ta kapin ata domethënien e së vërtetës nëse ne nuk bëjmë rivizita të efektshme? Çdo vizitë ku ne kemi biseduar me të zotin e shtëpisë mbi mesazhin e Mbretërisë, meriton një rivizitë. Këtë muaj ne mund të zhvillojmë bisedën tonë fillestare, duke shtuar mendime biblike nga secila broshurë që kemi lënë. Kjo mund të na çojë drejt një studimi biblik të suksesshëm.
2 Nëse ke lënë broshurën «Qeveria e cila do të vendos parajsën», mund të nisësh një bisedë që do të mund të çojë në këtë mënyrë drejt një studimi biblik. Duke treguar ilustrimin e faqes 31, mund të pyesësh:
◼ «A do të të pëlqente të jetoje në një botë ku për ty dhe familjen tënde është garantuar një e ardhme e sigurt?» [Lëre të përgjigjet. Kalo pastaj në faqen 29 dhe trego premtimet e Perëndisë për të ardhmen.] «Ne të gjithë e kemi këtë dëshirë, megjithëse disa dyshojnë se kjo gjë do të jetë e mundur. Për Perëndinë, i cili ka premtuar se do ta bëjë këtë një realitet, kjo nuk është e pamundur.» Lexo Psalmin 72:16 nga Bibla jote. Vazhdo duke shpjeguar se ka njerëz përreth botës të cilët tani po ndiejnë gëzim dhe paqe mendore e cila vjen nga një shpresë e sigurt për të ardhmen. Nëse personi tregon interes mund ta kalosh bisedën mbi pika të përshtatshme të librit Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë, duke filluar një studim biblik.
3 Kur të kthehesh pasi ke lënë broshurën «Shiqo! Çdo gjë të re krijoj», ndoshta mund të jetë e efektshme diçka e tillë:
◼ «Në vizitën e parë ne biseduam rreth pyetjes, nëse është e mundur të jetojmë në një botë parajsore. A mendon se Perëndia kujdeset mjaft për ne, aq sa t’u japë fund vuajtjeve dhe dhunës? [Pas përgjigjes së personit, kalo në paragrafët 49, 50.] Perëndia ka premtuar se do ta zëvendësojë këtë botë të ligë me një botë të re, të banuar nga njerëz të mirë të cilët do të mund të jetojnë në paqe. [Lexo Psalmin 37:11.] Ti dhe unë gjithashtu, mund të gëzojmë jetën në këtë botë të re nëse besojmë në Biblën dhe aplikojmë këshillat e saj.» Shpjego programin tonë për të ndihmuar njerëzit që të studiojnë Biblën.
4 Kur bën një rivizitë pasi ke lënë broshurën «Shiqo! Çdo gjë të re krijoj», mund të fillosh duke treguar figurën e kopertinës dhe pastaj të bësh këtë pyetje:
◼ «Si thua, a do të të pëlqente të jetoje në një botë të përsosur? [Prit përgjigjen e të zotit të shtëpisë.] Kjo që sheh në këtë figurë nuk është vetëm një fantazi; ajo bazohet në premtimin e sigurt që thotë Bibla. [Lexo Zbulesën 21:4 dhe Psalmin 37:11, 29.] Mua do të më pëlqente të të shpjegoja se si ti dhe familja jote mund ta gëzoni këtë bekim.» Nëse i zoti i shtëpisë tregon interes, vazhdo bisedën dhe ofroji një studim biblik.
5 Kur gjejmë njerëz të sinqertë që po kërkojnë të vërtetën, ne tregojmë dashurinë tonë të sinqertë duke u kthyer për t’i ndihmuar ata që të veprojnë në bazë të asaj që kanë dëgjuar. Ne përdorim të vërtetat e shenjta që na janë besuar, duke bekuar përgjithmonë veten dhe ata që na dëgjojnë.—1. Tim. 4:16.