BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/93 f. 8
  • Rivizita të thjeshta dhe të efektshme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rivizita të thjeshta dhe të efektshme
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Kultivoni interesin, duke bërë rivizita efikase
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Merr guxim për të bërë rivizita
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Rivizitat çojnë në studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Të bëjmë një lidhje midis fletushkave dhe botimeve të tjera
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 7/93 f. 8

Rivizita të thjeshta dhe të efektshme

1 A bëni rivizita rregullisht apo e keni të vështirë t’i bëni sepse nuk dini se çfarë të thoni? Nuk është rasti për të ngurruar. Tri gjëra do t’ju ndihmojnë për të pasur sukses: (1) një përgatitje e mirë, (2) të jeni në gjendje të trajtoni një ose dy pika të ndonjë argumenti të thjeshtë biblik dhe (3) të dëgjoni pikëpamjen e të zotit të shtëpisë.

2 Gjatë përgatitjes për rivizitën, mendoni se cilin argument do të ishte më mirë të trajtonit me të zotin e shtëpisë. Është një student? Shpesh të rinjtë janë të gatshëm që të dëgjojnë mesazhin e Mbretërisë. A keni lënë ndonjë pyetje pa përgjigje në fund të vizitës së më- parshme? A ka treguar i zoti i shtëpisë interes për një argument të veçantë? Shqyrtoni regjistrimet tuaja dhe gjeni informacionet që ju nevojiten për të bërë një rivizitë të efektshme. Kur bëni rivizitën jini të përzemërt dhe miqësorë. Përshëndeteni me emër të zotin e shtëpisë.

3 Nëse personit i keni lënë Kullën e Rojës, rivizita mund të bazohet mbi nja dy pika të thjeshta që keni zgjedhur nga revista. Nëse në vizitën fillestare keni lënë një fletushkë, mund të bëni ndonjë koment mbi vetë fletushkën ose mund të vazhdoni duke konsideruar një pikë të përshtatshme të nxjerrë nga një revistë ose broshurë.

4 Nëse keni lënë fletushkën «Jeta në botën e re dhe paqedashëse», thjesht mund të thoni:

◼ «Herën e fundit kemi folur mbi premtimin e Perëndisë për të sjellë një botë të re dhe paqësore. Siç kemi parë, Mbretëria e Perëndisë do të sjellë kushte më të mira. Sipas teje, çfarë kërkohet prej nesh për të jetuar në atë botë të re dhe paqësore?» Lëreni personin që të përgjigjet e pastaj lexoni Psalmin 37:9, 11, 29.

5 Nëse keni lënë fletushkën «A ka shpresë për të vdekurit tanë», mund t’ju ndihmojnë për të nisur një bisedë këto vërejtje të shkurtra:

◼ «Radhën që kaloi, në fund të bisedës sonë të kam lënë një fletushkë të titulluar A ka shpresë për të vdekurit tanë? Në paragrafin e tretë ka disa pyetje interesante: ‘Përse njerëzit vdesin? Ku ndodhen të vdekurit? Dhe si mund të jemi të sigurtë se do të jetojnë përsëri?’ Nëntitulli që vijon, i titulluar ‘Vdekja, dhe çfarë ndodh kur vdesim’, u përgjigjet të trija pyetjeve. Kam me vete një kopje tjetër të kësaj fletushke. Shiko se çfarë thotë në paragrafin e katërt.» Pastaj, ndërsa personi të ndjek, lexoni paragrafin, duke përfshirë edhe dy shkrimet dhe kërkoni opinionin e tij. Dëgjoni me kujdes se çfarë ka për të thënë dhe si pasojë vendosni.

6 Gjatë bisedës, i zoti i shtëpisë mund të shprehë opinione të ndryshme të gabuara. Nuk është e nevojshme që të saktësoni gjithçka që thotë. Përmbajuni argumentit që po trajtoni. Cilëndo ide jobiblike që personi ka mund ta korrigjoni gjatë rivizitave të ardhshme.

7 Në korrik bëni gjthçka të mundur për të kultivuar të gjithë interesin që gjeni, duke bërë rivizita të thjeshta dhe të efektshme.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo