Të bëjmë një lidhje midis fletushkave dhe botimeve të tjera
1 Nga të gjitha revistat që botohen sot, vetëm Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! mund t’i ndihmojnë lexuesit e sinqertë që të gjejnë rrugën e jetës së përhershme. Ndërsa do të bisedoni me njerëzit në korrik dhe në gusht, disa do të tregojnë një interes të qartë për mesazhin e Mbretërisë dhe ju do të mund t’u ofroni menjëherë numrat e fundit të revistave ose një nga broshurat me ngjyra të Shoqatës. Disa të tjerë mund të tregojnë interes të pakët. Në këto raste më parë mund të trajtoni një ose dy pika nga një fletushkë; pastaj nëse i zoti i shtëpisë tregon interes të mëtejshëm, bëni një lidhje midis fletushkës dhe revistës ose broshurës që po ofroni.
2 Mund të thoni:
◼ «Shumica e njerëzve janë dakord që në botën aktuale ka më shumë probleme, sesa zgjidhje. A e dije se shumë prej problemeve tona më serioze ishin parathënë në Bibël?» Hapni fletushkën A do të mbijetojë kjo botë? në faqet 4 dhe 5, dhe konsideroni disa nga problemet e treguara.
3 Nëse po ofroni Kullën e Rojës të 1 korrikut dhe i zoti i shtëpisë tregon interes për atë që keni lexuar nga fletushka, mund t’i tregoni artikullin e titulluar «Mbajtësit e dritës—për çfarë qëllimi» dhe shpjegoni se në çfarë mënyre Jezu Krishti më në fund do t’i zgjidhë të gjitha problemet e njerëzve. Pastaj mund t’i premtoni se do të ktheheni në një moment më të përshtatshëm për të diskutuar më thellë mbi të.
4 Nëse po ofroni broshurën «Qeveria e cila do të vendosë parajsën», mund të përdorni hyrjen e përshkruar në paragrafin e dytë të këtij artikulli dhe pastaj të shtoni:
◼ «A e dije se Bibla flet shumë mbi situatat që po ballafaqojnë njerëzit tani?» Pastaj për të ilustruar këtë zgjidhni një pikë të përshtatshme nga faqet 19 deri 23 të broshurës Qeveria. Ka shumë mundësi që kjo broshurë të tërheqë mjaft njerëz të sinqertë.
5 Nëse doni të prezantoni broshurën «Shiko», mund të përdorni një mënyrë tjetër:
◼ «Shumë pyesin se çfarë i ndodh njeriut kur vdes. Disa thonë se shkon në qiell ose në ferr; disa të tjerë nuk janë të sigurt. Përgjigjja që jep Bibla është mahnitëse dhe në të njëjtën kohë e sigurt. Pastaj mund të përmendni dhe trajtoni disa pika nga fletushka A ka shpresë për të vdekurit tanë? Pas kësaj, nëse i zoti i shtëpisë tregon interes për fletushkën, mund të kaloni në faqet 16 dhe 17 të broshurës.
6 Kur u dëshmoni atyre që janë prindër, mund të përdorni fletushkën Gëzo jetën familjare e cila tregon këshillat praktike që Bibla u ofron familjeve. Mund t’i bëni të zotit të shtëpisë dy pyetjet që gjenden në paragrafin e dytë të faqes 2 të fletushkës. Pasi të përgjigjet, drejtojeni vëmendjen e tij nga shkrimet e nënvizuara në faqet 4-5 të fletushkës. Ato vargje tregojnë se sa praktike është Bibla për një jetë të suksesshme familjare. Nëse ai tregon interes edhe më tej, ju mund të paraqisni artikullin «Martesa le të jetë e ndershme ndër të gjithë», të Kullës së Rojës, 1 korrik 1993.
7 Nëse jeni lajmëtarë të rinj, ka mundësi të preferoni të përdorni një mënyrë të thjeshtë prezantimi. Përse nuk siguroni një farë sasie me fletushkën A do të mbijetojë kjo botë? dhe të ndiqni sugjerimin e përshkruar në paragrafin 2?
8 Është një nder të çosh në shtëpitë e njerëzve mesazhin e shpëtimit. Ndërsa kërkojmë ata që «e meritojnë», le të bëjmë një përdorim të mirë të fletushkave dhe nëse shohim interes, të bëjmë një lidhje me botimet e tjera.—Mat. 10:13.