BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/93 f. 8
  • Si të kultivojmë interesin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të kultivojmë interesin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Rivizitat çojnë në studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Merr guxim për të bërë rivizita
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Kthehu për të nxitur interesin për Biblën
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Rivizita të thjeshta dhe të efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 6/93 f. 8

Si të kultivojmë interesin

1 Të kultivuarit mund të nënkuptojë përgatitjen e terrenit ose favorizimin e rritjes. Por mund të zbatohet edhe në kryerjen e diçkaje me zell, kujdes ose studim. Një objektiv i rëndësishëm në shërbimin tonë është bërja e dishepujve. (Mat. 28:19, 20) Në këtë moment duhet të përpiqemi që të kultivojmë interesin që gjejmë në shërbimin në fushë.

2 Zakonisht nevojiten vizita të vazhdueshme për të ushqyer rritjen frymore të personave të sinqertë. Rivizitat produktive duhet të çojnë në një studim të rregullt biblik.

3 Mos vallë ktheheni për të vizituar vetëm ata që tregojnë interesim të dukshëm? Për t’u rikthyer nuk është e nevojshme që të kesh lënë ndonjë botim. Një pionier i cili nuk lë shumë literaturë në vizitën fillestare kthehet për të vizituar të gjithë ata që janë treguar miqësorë. Një bisedë e bukur, në të cilën paraqisni një mendim biblik ndërton një bazë të mirë për një rivizitë.

4 Përdorni fletushkat për të filluar studime biblike në rivizitat: Fletushkat tona trajtojnë aspekte shumë të përshtatshme për ditët tona. Nxjerrin në pah nevojën për të fituar njohurinë biblike dhe për ta vënë atë në praktikë.

Mund të thoni:

◼ «Herën e fundit kemi folur mbi disa arsye për të pasur besim tek Bibla. Çfarë lloj ardhmërie na paraqet Bibla?» Filloni të lexoni nga paragrafi i dytë në faqen 3 të fletushkës Jeta në botën e re paqedashëse. Lexoni shkrimet. Pyesni personin se çfarë mendon mbi atë që po lexoni. Përfundoni duke trajtuar informacionet e nëntitullit «Si mund të jesh edhe ti pjesëmarrës», në faqen 4.

5 Në të njëjtën mënyrë mund të përdorni fletushkën A ka shpresë për të vdekurit tanë?

Mund të thoni:

◼ «Siç e kemi trajtuar shkurtimisht më parë, shumë persona nuk kanë besim tek Perëndia. Ata për shembull pyesin: ‘Nëse Perëndia është kaq i fuqishëm, përse lejon që njerëzit të vdesin?’ Kjo fletushkë të ndihmon për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.» Tërhiqni vëmendjen mbi pjesën që fillon me paragrafin katër në faqen 2. Pasi keni lexuar çdo paragraf bëni një pyetje të përshtatshme dhe lexoni shkrimet e treguara por jo ato të cituara. Nëse kongregacioni juaj ka tashmë një sasi të mjaftueshme me librezën A ekziston Perëndia i cili kujdeset për ne?, mund ta përdorni pak a shumë në të njëjtën mënyrë.

6 Si të vazhdojmë studimin: Në fakt, duke ndjekur metodat e sugjeruara këtu, keni filluar një studim biblik në shtëpi. Për ta vazhduar bisedën mbi një bazë të rregullt, në fund të vizitës pyeteni të zotin e shtëpisë: «A e vutë re se në pak minuta u kemi dhënë përgjigje disa pyetjeve të rëndësishme? Javën tjetër akoma mund të kushtojmë pak kohë për të folur mbi shpresën e ringjalljes ose mbi ndonjë argument tjetër që ju intereson.» Sa herë që vizitoni personin mund të trajtoni me të një nga pyetjet e paraqitura në këto artikuj. Në momentin e përshtatshëm mund të kaloni për të konsideruar një broshurë ose për të filluar një studim me librin Të jetosh përgjithmonë.

7 Çfarë kënaqësie është që të drejtojmë një studim biblik me një person që me të vërtetë kërkon të vërtetën! Mund të jeni të bekuar me një shërbim produktiv duke kultivuar interesin siç është sugjeruar më lart.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo