Mbledhjet e shërbimit për qershorin
Java që fillon në 7 qershor
15 min.: Lajmërime lokale dhe lajmërime nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Tërhiq vëmendjen mbi «Botimet e reja në dispozicion» siç është treguar në faqen 6. Trego ato që mund të jenë me interes të veçantë për kongregacionin lokal. Trajto pikat kryesore të Lajmeve Teokratike, duke nënvizuar se si i bekon Jehovai shërbëtorët e tij në pjesët e ndryshme të tokës. Nëse është rasti, mund të përfshihen disa përvoja që ka pasur kongregacioni lokal.
15 min.: «Vazhdoni të thoni: ‘Eja’» Trajtoje artikullin me pyetje dhe përgjigje. Mbas diskutimit të paragrafit 4, një lajmëtar i përgatitur mirë duhet të demonstrojë shpjegimin e disa pikave në faqet 29-31 të broshurës Qeveria. Duhet tërhequr vëmendja në bekimet që kemi përpara dhe në atë që thotë Zbulesa 21:4-6.
15 min.: «Jini të shumanshëm në shërbimin tuaj». Fjalim me pjesëmarrje të kufizuar të auditorit. Në trajtimin e paragrafëve 3-5, përfshi demonstrime të shkurtëra. Duke demonstruar pikën e përmendur në paragrafët 4 dhe 5, trego se si një lajmëtar i rritur dhe një i ri, kryejnë shërbimin së bashku nga dera në derë aq sa është e shpjeguar në artikull. Ripërsërit që mund të provohet gëzim në shërbim pa marrë parasysh rezultatet.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon në 14 qershor.
5 min.: Lajmërime lokale. Përmend numrin e pionierëve ndihmës tashmë të aprovuar për muajin korrik. Inkurajo ata që mendojnë të bëhen pionierë që të japin sa më shpejt kërkesën.
20 min.: «A mund të bëni më shumë për të nderuar Jehovain?» Trajto me pyetje dhe përgjigje paragrafët 1 deri në 10.
20 min.: Të ndihmojmë studentët tanë të Biblës. Bisedë me auditorin mbi nevojën për t’u dhënë ndihmë të mëtejshme studentëve të Biblës, përveç mbajtjes së studimit me ta. (1. Selan. 2:8) Është e nevojshme të dedikojmë një sasi kohe, që të ngjallim tek ata dëshirën për të qenë në mbledhje dhe për të marrë pjesë. Të ndërtojmë çmueshmërinë për organizatën dhe vëllazërinë ndërkombëtare duke shpjeguar si dhe përse mbahen asambletë qarkore, asambletë speciale një ditore dhe kongreset krahinore. Nëse janë në dispozicion, mund të shihen së bashku me ta videokasetat Dëshmitarët e Jehovait: Organizata Pas Emrit, Trekëndëshat lejla dhe Bibla: histori e saktë, profeci e besueshme, [nuk disponohen në shqip] duke i pyetur pastaj se çfarë kanë kuptuar nga ato. Në mënyrë progresive, u tregoni atyre se si t’u flasin të tjerëve në mënyrë joformale mbi atë që mësojnë. Studentët e Biblës, të cilët plotësojnë kërkesat e pasqyruara në faqet 98 dhe 99 të librit Shërbimi ynë dhe që dëshirojnë të marrin pjesë në shërbimin publik, duhet të ndihmohen që të bëhen lajmëtarë të papagëzuar. Është e rëndësishme të kushtojmë kohë gjatë dhe pas studimit për t’i ndihmuar studentët që të kultivojnë dëshirën për t’u dedikuar dhe pagëzuar. Mund t’u tregohen atyre fotografi ose artikuj gazetash mbi pagëzimet në asambletë tona. Demonstrim: Një lajmëtar i shpjegon një studenti të Biblës se si mund të japë dëshmi joformale. Zgjedh një pikë të përshtatshme në shërbimin e fushës në librin Të jetosh përgjithmonë dhe thotë: «Do të ishte e dobishme t’ia përmendje këtë pikë ndonjërit prej kushërinjve ose fqinjëve tuaj. Mund t’u thuash që ke mësuar nga Bibla diçka që më parë nuk e njihje.» Inkurajo lajmëtarët që të ndihmojnë studentët e Biblës, duke vazhduar që t’i ndihmojnë dashamirësisht edhe pas pagëzimit.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon në 21 qershor
10 min.: Lajmërime lokale. Lexo falenderimet e Shoqatës për kontributet e dërguara. «Shërbeni si pionierë ndihmës në verë» Trajto artikullin me entuziazëm, me pyetje dhe përgjigje.
15 min.: «Si të kultivojmë interesin.» Fjalim dhe demonstrime nën kujdesin e mbikëqyrësit të shërbimit. Demonstro mënyrat e sugjeruara në paragrafët 5 dhe 6. Demonstrimet duhet të jenë thjeshta dhe të lehta për t’u imituar.
20 min.: «A mund të bëni më shumë për të nderuar Jehovain?». Trajto me pyetje dhe përgjigje paragrafët nga 11 deri 22.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon në 28 qershor
10 min.: Lajmërime lokale.
20 min.: «A e vlerësoni literaturën tonë?» Me pyetje dhe përgjigje. Lexoni paragrafët aq sa ju premton koha. Demonstrim: Pas diskutimit të paragrafit 3, një lajmëtar me shumë përvojë të tregojë se si ka qenë seleksionues në ofrimin e literaturës.
15 min.: «Të zgjedhim pika të përshtatshme bisedimi» Trajtojnë argumentin burrë e grua, ndërsa përgatiten për shërbimin në fushë.
Lutja përmbyllëse.