BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/8 f. 12-17
  • Imito Jehovain: Ushtro drejtësinë dhe të drejtën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Imito Jehovain: Ushtro drejtësinë dhe të drejtën
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • I drejtë, por i dhembshur
  • Një akt i drejtë për të shpëtuar njerëzimin
  • Kërko drejtësinë, ndiq të drejtën
  • «Princa për vetë drejtësinë»
  • Ruaj drejtësinë dhe bëj atë që është e drejtë
  • Jehovai: Burimi i drejtësisë dhe i së drejtës së vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Jehovai: Dashurues i së drejtës dhe i drejtësisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • ‘Të ushtrojmë drejtësinë’ teksa ecim me Perëndinë
    T’i afrohemi Jehovait
  • «Të gjitha udhët e tij janë drejtësi»
    T’i afrohemi Jehovait
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/8 f. 12-17

Imito Jehovain: Ushtro drejtësinë dhe të drejtën

«Unë jam Jehovai, Ai që ushtron dashamirësi të dashur, drejtësi dhe të drejtë në tokë, sepse në këto gjëra gjej kënaqësi.»—JEREMIA 9:24, BR.

1. Cilën perspektivë të mrekullueshme deklaroi Jehovai?

JEHOVAI premtoi se do të vinte dita që kushdo do ta njihte. Nëpërmjet profetit të tij Isaia, ai deklaroi: «Nuk do të bëjnë asnjë dëm dhe nuk do të shkaktojnë asnjë rrënim në gjithë malin tim të shenjtë, sepse me siguri toka do të mbushet me njohurinë e Jehovait, ashtu si ujërat mbulojnë vetë detin.» (Isaia 11:9, BR) Ç’perspektivë e mrekullueshme është kjo!

2. Çfarë përfshin të njohësh Jehovain? Pse?

2 Por, ç’do të thotë të njohësh Jehovain? Jehovai i zbuloi Jeremisë se ç’gjë kishte më shumë vlerë: «Pasja e mendjehollësisë dhe pasja e njohurisë mbi mua, që unë jam Jehovai, Ai që ushtron dashamirësi të dashur, drejtësi dhe të drejtë në tokë, sepse në këto gjëra gjej kënaqësi.» (Jeremia 9:24, BR) Kështu, të njohësh Jehovain përfshin të njohësh mënyrën në të cilën e ushtron ai drejtësinë dhe të drejtën. Pastaj, nëse i ushtrojmë këto cilësi, ai do të gjejë kënaqësi te ne. Si mund ta bëjmë këtë? Në Fjalën e tij, Biblën, Jehovai ka ruajtur një dokumentim të mënyrës se si ka vepruar me njerëzit e papërsosur përgjatë epokave. Duke e studiuar atë, mund të arrijmë të njohim rrugën e drejtësisë dhe të së drejtës të Jehovait dhe në këtë mënyrë ta imitojmë atë.—Romakëve 15:4.

I drejtë, por i dhembshur

3, 4. Pse ishte i justifikuar Jehovai për shkatërrimin e Sodomës dhe të Gomorrës?

3 Gjykimi hyjnor mbi Sodomën dhe Gomorrën është një shembull klasik, që ilustron disa aspekte të drejtësisë së Jehovait. Jehovai nuk dha vetëm ndëshkimin e nevojshëm, por siguroi edhe shpëtimin për ata që e meritonin. A ishte vërtet i justifikuar shkatërrimi i atyre qyteteve? Abrahami, që me sa duket kishte njohuri të kufizuar për shkallën e ligësisë së Sodomës, në fillim nuk mendoi se po. Jehovai e siguroi Abrahamin që nëse mund të gjendeshin vetëm dhjetë njerëz të drejtë, ai do ta kursente atë qytet. Qartë, drejtësia e Jehovait nuk është kurrë e nxituar ose e pamëshirshme.—Zanafilla 18:20-32.

4 Inspektimi nga dy engjëjt siguroi një dëshmi të gjallë të degradimit moral të Sodomës. Kur burrat e qytetit, «nga djali te plaku», morën vesh se në shtëpinë e Lotit kishin ardhur për të ndenjur dy burra, e sulmuan shtëpinë e tij me qëllim që të kryenin përdhunim homoseksual njëri pas tjetrit. Zvetënimi i tyre kishte rënë vërtet në një nivel të ulët! Pa dyshim, gjykimi i Jehovait mbi qytetin ishte një gjykim i drejtë.—Zanafilla 19:1-5, 24, 25.

5. Si e çliroi Perëndia Lotin dhe familjen e tij nga Sodoma?

5 Pasi citoi shkatërrimin e Sodomës dhe të Gomorrës si një shembull paralajmërues, apostulli Pjetër shkroi: «Jehovai di si t’i çlirojë njerëzit me devocion hyjnor nga sprova.» (2. Pjetrit 2:6-9, BR) Drejtësia nuk do të ishte përmbushur, nëse Loti i drejtë dhe familja e tij do të ishin fshirë nga faqja e dheut bashkë me njerëzit e paperëndishëm të Sodomës dhe të Gomorrës. Kështu, engjëjt e Jehovait e paralajmëruan Lotin për shkatërrimin që i kanosej. Kur Loti ngurroi, engjëjt «në dhembshurinë e Jehovait» kapën fort për dore atë, gruan e tij dhe bijat e tij dhe i drejtuan jashtë qytetit. (Zanafilla 19:12-16) Mund të jemi të sigurt se Jehovai do të tregojë merak të ngjashëm për të drejtët, në shkatërrimin që po vjen të këtij sistemi të lig.

6. Pse nuk duhet të shqetësohemi së tepërmi për shkatërrimin që po vjen të këtij sistemi të lig gjërash?

6 Megjithëse fundi i këtij sistemi do të jetë një kohë «për ndëshkim sipas drejtësisë», nuk ka arsye që të shqetësohemi së tepërmi. (Luka 21:22, BR) Gjykimi që do të ekzekutojë Perëndia në Harmagedon do të dalë «krejtësisht i drejtë». (Psalmi 19:9, BR) Siç e mësoi Abrahami, ne njerëzit mund të kemi besim absolut në drejtësinë e Jehovait, e cila qëndron shumë më lart se e jona. Abrahami pyeti: «A nuk do të bëjë atë që është e drejtë Gjykatësi i gjithë tokës?» (Zanafilla 18:25, BR; krahaso Jobin 34:10.) Ose, siç u shpreh me vend Isaia, kur shkroi: «Kush e mëson [Jehovain] në shtegun e drejtësisë?»—Isaia 40:14, BR.

Një akt i drejtë për të shpëtuar njerëzimin

7. Ç’lidhje ka ndërmjet drejtësisë së Perëndisë dhe mëshirës së tij?

7 Drejtësia e Perëndisë nuk manifestohet vetëm në mënyrën se si i ndëshkon keqbërësit. Jehovai e përshkruan veten si «një Perëndi i drejtë dhe Shpëtimtar». (Isaia 45:21, BR) Është e dukshme se ka një lidhje të ngushtë mes së drejtës apo drejtësisë së Perëndisë dhe dëshirës së tij për të shpëtuar njerëzimin prej efekteve të mëkatit. Duke komentuar mbi këtë shkrim, botimi i vitit 1982 i një enciklopedie, vë në dukje se «drejtësia e Perëndisë kërkon ta shprehë konkretisht mëshirën e Tij dhe ta kryejë konkretisht shpëtimin e Tij». (The International Standard Bible Encyclopedia) Nuk është se drejtësia e Perëndisë duhet zbutur me mëshirën, por përkundrazi, mëshira është një shprehje e drejtësisë së Perëndisë. Sigurimi nga Perëndia i shpërblesës për shpëtimin e njerëzimit, është shembulli më i shkëlqyer i këtij aspekti të drejtësisë hyjnore.

8, 9. (a) Çfarë përfshihej në përshkrimin «një akt i drejtë»? Pse? (b) Çfarë kërkon prej nesh, në shkëmbim, Jehovai?

8 Vetë çmimi i shpërblesës, jeta e çmuar e Birit të vetëmlindur të Perëndisë, Jezu Krishtit, ishte një çmim i lartë, sepse standardet e Jehovait janë universale dhe ai vetë u përmbahet atyre. (Mateu 20:28) Një jetë e përsosur, ajo e Adamit humbi, kështu që nevojitej një jetë e përsosur që të shpengohej jeta për pasardhësit e Adamit. (Romakëve 5:19-21) Apostulli Pavël e përshkruan rrugën e integritetit të Jezuit, përfshirë edhe pagimin e shpërblesës, si «një akt i vetëm i drejtë». (Romakëve 5:18, shënimi BR) Pse kështu? Sepse nga këndvështrimi i Jehovait, të shpërbleje njerëzimin ishte gjëja e duhur dhe e drejtë që duhej bërë, edhe pse duhej t’i kushtonte shumë atij vetë. Pasardhja e Adamit ishte si një «kallam i thyer», të cilin Perëndia nuk dëshironte ta shtypte ose si një «fitil liri që lëshon tym», të cilin ai nuk donte ta shuante. (Mateu 12:20, BR) Perëndia ishte i sigurt se nga mesi i pasardhësve të Adamit do të dilnin shumë burra besimplotë dhe gra besimplote.—Krahaso Mateun 25:34.

9 Si duhet t’i përgjigjemi këtij akti suprem dashurie dhe drejtësie? Një prej gjërave që kërkon Jehovai prej nesh, është të ‘ushtrojmë drejtësi’. (Mikea 6:8, BR) Si mund ta bëjmë këtë?

Kërko drejtësinë, ndiq të drejtën

10. (a) Cila është një mënyrë në të cilën ushtrojmë drejtësi? (b) Si mund të kërkojmë së pari drejtësinë e Perëndisë?

10 Para së gjithash, duhet t’u përmbahemi standardeve morale të Perëndisë. Meqenëse standardet e Perëndisë janë të drejta, ne ushtrojmë drejtësi kur jetojmë në harmoni me to. Kjo është ajo që pret prej popullit të tij Jehovai. «Mësoni të bëni të mirën, kërkoni drejtësinë»,—u tha Ai izraelitëve. (Isaia 1:17, BR) Jezui u dha një këshillë të ngjashme dëgjuesve të tij në Predikimin në Mal, kur i udhëzoi të ‘kërkonin më parë mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë’. (Mateu 6:33) Pavli e inkurajoi Timoteun të ‘ndiqte drejtësinë’. (1. Timoteut 6:11, BR) Kur jetojmë në harmoni me standardet e Perëndisë mbi sjelljen dhe veshim personalitetin e ri, jemi duke ndjekur drejtësinë dhe të drejtën e vërtetë. (Efesianëve 4:23, 24) Me fjalë të tjera, e kërkojmë drejtësinë duke i bërë gjërat sipas mënyrës së Perëndisë.

11. Pse dhe si duhet të luftojmë që të mos na zotërojë mëkati?

11 Jemi më se të vetëdijshëm se për njerëzit e papërsosur nuk është gjithmonë e lehtë të bëjnë atë që është e drejtë. (Romakëve 7:14-20) Pavli i inkurajoi të krishterët romakë të luftonin që të mos i zotëronte mëkati, me qëllim që të mund t’ia paraqitnin Perëndisë trupat e tyre të dedikuar si «armë të së drejtës», të cilat do të jenë të dobishme për Perëndinë në kryerjen e qëllimit të tij. (Romakëve 6:12-14) Ngjashëm, duke e studiuar dhe duke e aplikuar rregullisht Fjalën e Perëndisë, mund të përvetësojmë «rregullimin mendor të Jehovait» dhe të ‘disiplinohemi në drejtësi’.—Efesianëve 6:4; 2. Timoteut 3:16, 17, BR.

12. Çfarë duhet të shmangim, nëse duam t’i trajtojmë të tjerët në atë mënyrë që duam të na trajtojë Jehovai?

12 Së dyti, ushtrojmë drejtësi kur i trajtojmë të tjerët në atë mënyrë që duam të na trajtojë Jehovai. Është e lehtë të kemi një standard të dyfishtë: një standard të butë për veten, por një strikt për të tjerët. Ne gjejmë menjëherë justifikime për mangësitë tona, por megjithatë jemi të shpejtë për të kritikuar të metat e të tjerëve, të cilat, në krahasim me tonat, mund të jenë të papërfillshme. Jezui pyet troç: «Pse, pra, shikon lëmishten në syrin e vëllait tënd, por nuk shqyrton traun në syrin tënd?» (Mateu 7:1-3, BR) Nuk duhet të harrojmë kurrë se asnjëri prej nesh nuk do të qëndronte dot më këmbë, nëse Jehovai do t’i shqyrtonte deri në një gabimet tona. (Psalmi 130:3, 4) Nëse drejtësia e vet e lejon Jehovain të kalojë dobësitë e vëllezërve tanë, kush jemi ne që t’i gjykojmë ata në mënyrë të pafavorshme?—Romakëve 14:4, 10.

13. Pse një njeri i drejtë ndihet i detyruar ta predikojë lajmin e mirë të Mbretërisë?

13 Së treti, shfaqim drejtësi hyjnore kur marrim pjesë me zell në aktivitetin e predikimit. «Mos ua mbaj të mirën atyre që u takon, kur është në fuqinë e dorës sate për ta bërë»,—na këshillon Jehovai. (Proverbat [Fjalët e urta] 3:27, BR) Nuk do të ishte e drejtë ta mbanim për vete njohurinë jetëdhënëse, të cilën Perëndia na e ka dhënë kaq bujarisht. Vërtet, shumë njerëz mund ta hedhin poshtë mesazhin tonë, por për sa kohë që Perëndia vazhdon t’u ofrojë atyre mëshirë, duhet të jemi të gatshëm që të vazhdojmë t’u japim mundësinë të «arrijnë në pendim». (2. Pjetrit 3:9, BR) Edhe ne si Jezui, ndiejmë kënaqësi kur kemi mundësi të ndihmojmë dikë që t’i drejtohet drejtësisë dhe së drejtës. (Luka 15:7) Për ne, tani është koha e favorshme që të ‘mbjellim farë në drejtësi’.—Hozea (Osea) 10:12, BR

«Princa për vetë drejtësinë»

14. Cilin rol luajnë pleqtë në lidhje me drejtësinë?

14 Të gjithë ne duhet të ecim në shtigjet e drejtësisë, por pleqtë në kongregacionin e krishterë kanë një përgjegjësi të veçantë në këtë aspekt. Sundimi princëror i Jezuit ‘mbështetet me anë të drejtësisë dhe të së drejtës’. Në përputhje me këtë, standardi për pleqtë është drejtësia hyjnore. (Isaia 9:7, BR) Ata mbajnë ndër mend atë që përshkruhet në mënyrë profetike në Isainë 32:1: «Ja! Një mbret do të mbretërojë për vetë të drejtën dhe për sa u përket princave, do të sundojnë si princa për vetë drejtësinë.» (BR) Si mbikëqyrës të emëruar nga fryma apo ‘ekonomë të Perëndisë’, pleqtë duhet t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së Perëndisë.—Titit 1:7, BR.

15, 16. (a) Si e imitojnë pleqtë bariun besimplotë në ilustrimin e Jezuit? (b) Si ndihen pleqtë në lidhje me ata që janë të humbur frymësisht?

15 Jezui tregoi se drejtësia e Jehovait ishte e dhembshur, e mëshirshme dhe e arsyeshme. Mbi të gjitha, ai u përpoq t’i ndihmonte ata që kishin probleme dhe të ‘kërkonte e të shpëtonte atë që kishte humbur’. (Luka 19:10, BR) Ashtu si bariu në ilustrimin e Jezuit, i cili kërkoi pa u lodhur derisa e gjeti delen e humbur, pleqtë kërkojnë ata që frymësisht kanë humbur rrugën dhe përpiqen t’i udhëheqin për t’u kthyer në vathë.—Mateu 18:12, 13.

16 Në vend se t’i dënojnë ata që mund të kenë kryer mëkate serioze, pleqtë përpiqen t’i shërojnë dhe t’i çojnë drejt pendimit, nëse kjo është e mundur. Ata gëzojnë kur mund të ndihmojnë dikë që ka humbur rrugën. Por trishtohen kur një keqbërës dështon të pendohet. Atëherë, standardet e drejta të Perëndisë u kërkojnë atyre ta përjashtojnë të papenduarin. Edhe kur kjo ndodh, ashtu si babai i birit plëngprishës, ata shpresojnë që një ditë, ai që ka gabuar të ‘vijë në vete’. (Luka 15:17, 18, BR) Kështu, pleqtë marrin iniciativën që të vizitojnë disa të përjashtuar, për t’u kujtuar se si mund të kthehen në organizatën e Jehovait.a

17. Cilin synim kanë pleqtë, kur trajtojnë një rast keqbërjeje dhe cila cilësi do t’i ndihmojë ta arrijnë këtë synim?

17 Pleqtë duhet të imitojnë në mënyrë të veçantë drejtësinë e Jehovait, kur trajtojnë raste keqbërjesh. Mëkatarët «vazhduan t’i afroheshin» Jezuit, sepse e ndienin që do t’i kuptonte dhe do t’i ndihmonte. (Luka 15:1, BR; Mateu 9:12, 13) Sigurisht, Jezui nuk mbylli sytë para keqbërjeve. Vetëm një vakt që kaloi me Jezuin, e nxiti Zakeun, një shantazhist famëkeq, të pendohej dhe të dëmshpërblente të gjitha vuajtjet që u kishte sjellë të tjerëve. (Luka 19:8-10) Sot, pleqtë kanë të njëjtin synim në seancat e tyre gjyqësore: ta çojnë të gabuarin në pendim. Nëse janë të afrueshëm, siç ishte Jezui, shumë keqbërës do ta kenë më të lehtë të kërkojnë ndihmën e tyre.

18. Ç’gjë do t’ua bëjë të mundur pleqve të jenë si «një vend i fshehur nga era»?

18 Zemra e ndjeshme do t’i ndihmojë pleqtë të administrojnë drejtësinë hyjnore, e cila nuk është as e ashpër, as pa ndjenja. Interesante që Ezdra, për t’u mësuar drejtësinë izraelitëve, përgatiti zemrën e tij, jo vetëm mendjen e tij. (Ezdra 7:10, BR) Një zemër me kuptueshmëri do t’u bëjë të mundur pleqve të aplikojnë parimet e përshtatshme biblike dhe të marrin parasysh rrethanat e secilit individ. Kur Jezui shëroi gruan që kishte rrjedhje gjaku, tregoi se drejtësia e Jehovait do të thotë kuptueshmëri e frymës si edhe e shkronjave të ligjit. (Luka 8:43-48) Pleqtë që e administrojnë drejtësinë me dhembshuri mund të përngjasohen me «një vend të fshehur nga era» për ata që janë rrahur nga dobësitë e veta ose nga ky sistem i lig në të cilin jetojmë.—Isaia 32:2, BR

19. Si iu përgjigj një motër zbatimit të drejtësisë hyjnore?

19 Një motër që kishte kryer mëkat serioz arriti ta çmonte drejtpërdrejt drejtësinë hyjnore. «Sinqerisht, kisha frikë të shkoja te pleqtë,—e pranon ajo.—Por ata më trajtuan me dhembshuri dhe dinjitet. Pleqtë ishin si baballarë, në vend se si gjykatës të rreptë. Më ndihmuan të kuptoja se Jehovai nuk do të më hidhte poshtë, nëse vendosja të ndreqja rrugët e mia. Mësova drejtpërdrejt se si na disiplinon ai, ashtu siç do ta bënte një Atë i dashur. Pata mundësi t’i hapja zemrën time Jehovait, me sigurinë se do ta dëgjonte përgjërimin tim. Kur kthej sytë nga e kaluara, mund të them me të vërtetë se ajo mbledhje me pleqtë shtatë vjet më parë, ishte një bekim nga Jehovai. Që prej asaj kohe, marrëdhënia ime me të ka qenë shumë më e fortë.»

Ruaj drejtësinë dhe bëj atë që është e drejtë

20. Cilat janë dobitë e kuptueshmërisë dhe të ushtrimit të drejtësisë e të së drejtës?

20 Jemi mirënjohës që drejtësia hyjnore do të thotë shumë më tepër sesa t’i japësh çdo njeriu atë që meriton. Drejtësia e tij e ka shtyrë Jehovain t’u japë jetë të përhershme atyre që ushtrojnë besim. (Psalmi 103:10; Romakëve 5:15, 18) Perëndia vepron në këtë mënyrë me ne, sepse drejtësia e tij merr parasysh rrethanat tona dhe kërkon të shpëtojë në vend se të dënojë. Vërtet, një kuptueshmëri më e mirë e shtrirjes së drejtësisë së Jehovait na afron më pranë tij. Gjithashtu, ndërsa përpiqemi të imitojmë këtë aspekt të personalitetit të tij, jeta jonë dhe ajo e të tjerëve do të bekohen në mënyrë të pasur. Ndjekja nga ana jonë e drejtësisë nuk do të kalojë pa u vënë re nga Ati ynë qiellor. Jehovai na premton: «Ruani drejtësinë, ju njerëz dhe bëni atë që është e drejtë. Sepse shpëtimi im është pranë për të ardhur dhe drejtësia ime për t’u zbuluar. Lum njeriu i vdekshëm që e bën këtë.»—Isaia 56:1, 2, BR.

[Shënimi]

a Shiko Kullën e Rojës, 15 prill 1991, faqe 22-23, anglisht.

A të kujtohet?

◻ Çfarë na mëson mbi drejtësinë e Jehovait shkatërrimi i Sodomës dhe i Gomorrës?

◻ Pse shpërblesa është një shprehje e shkëlqyer e drejtësisë dhe e dashurisë së Perëndisë?

◻ Cilat janë tri mënyrat në të cilat mund të ushtrojmë drejtësi?

◻ Në cilën mënyrë të veçantë mund ta imitojnë pleqtë drejtësinë hyjnore?

[Figurat në faqen 15]

Me anë të aktivitetit tonë të predikimit, ne shfaqim drejtësi hyjnore

[Figura në faqen 16]

Kur pleqtë manifestojnë drejtësi hyjnore, ata që kanë probleme e kanë më të lehtë të kërkojnë ndihmën e tyre

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo