Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë
Duke iu përputhur me përulësi udhës së Jehovait
«KËRKONI Jehovain, të gjithë ju zemërbutët e tokës.» Kjo ftesë, e shpallur nga profeti hebre Sofonia më shumë se 26 shekuj më parë, po u bëhet ende sot njerëzve përreth tokës. (Sofonia 2:3, BR) Çfarë do të thotë të kërkosh Jehovain? Bërja e kësaj nis me marrjen e njohurisë së Perëndisë së vetëm të vërtetë e të gjallë, Jehovait.—Jeremia 10:10; Gjoni 17:3.
Megjithatë, marrja e njohurisë në vetvete nuk çon në një qëndrim të miratuar para Perëndisë. Për të fituar favorin e Perëndisë, një person duhet edhe ta zbatojë këtë njohuri. Si? Duke i përputhur me përulësi mendimet dhe sjelljen e tij me standardet e Perëndisë, siç ilustrohet nga përvoja vijuese që vjen nga Surinami.—Efesianëve 4:22-24.
Edi, një mësues rreth të 30-ave, dëshironte me zjarr përgjigje të kënaqshme për pyetje të tilla, si: ‘Çfarë roli luan feja në shoqërinë e sotme? dhe ‘A është në përputhje Bibla, një libër i lashtë, me shkencën moderne?’ Kur Dëshmitarët e Jehovait e takuan dhe i dhanë përgjigje të bazuara në Bibël për këto pyetje, Edi i dëgjoi me kujdes. Ai madje mbajti shënime që të verifikonte më pas shpjegimet e Dëshmitarëve.
Më parë, Edi ishte shoqëruar me një fe që i mësonte se njerëzit ishin rezultati përfundimtar i modifikimit të majmunëve nga Perëndia. Prandaj, kur Dëshmitarët i ofruan botimin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?, ai e pranoi menjëherë. Shpjegimi i qartë që i bënte libri dokumentacionit të Biblës mbi krijimin i la mbresa atij. Me anë të studimit të Biblës, ai u bind se kishte gjetur të vërtetën.
Por tani ai u ndesh me një sprovë. Edi jetonte në një shtëpi, në të cilën vjedhja dhe pandershmëria ishin më se normale. Kështu, atij iu paraqit një zgjedhje: ose të ndiqte stilin e korruptuar të jetës së shokëve me të cilët jetonte, ose ta hidhte poshtë këtë sjellje për të pasur një stil jetese që lavdëron Perëndinë. Me mençuri, Edi zgjodhi të dytën. Ai i preu lidhjet me të gjithë shoqërinë e keqe dhe u largua nga ajo shtëpi.—1. Korintasve 15:33, 34.
Edi bëri një përparim të shpejtë pasi filloi të ndiqte mbledhjet në Sallën e Mbretërisë. Ai bëri përmirësime edhe në veshjen dhe krehjen e tij dhe filloi t’u fliste miqve dhe të afërmve për atë që po mësonte. Më vonë, gëzimi i tij u rrit kur iu dha miratimi për të marrë pjesë në predikimin e «lajmit të mirë» publikisht. (Mateu 24:14; Veprat 20:20) Në dhjetor të vitit 1996, erdhi dita e shumëpritur kur ai e simbolizoi dedikimin e tij ndaj Jehovait me anë të pagëzimit në ujë.
Çdo vit, qindra mijë njerëz me zemër të sinqertë i përgjigjen ftesës për të ‘kërkuar Jehovain’. Duke bërë kështu, ata përjetojnë vërtetësinë e Proverbave (Fjalët e urta) 22:4, BR, ku thuhet: «Rezultati i përulësisë dhe i druajtjes së Jehovait është pasuri, lavdi e jetë.» Po, duke iu përputhur me përulësi udhës së Jehovait, dashuruesit e së vërtetës i gëzojnë këto bekime tani dhe presin me siguri bekimet e përjetshme pikërisht këtu mbi tokë.—Psalmi 37:29.
[Hartat në faqen 18]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Deti i Karaibeve
GUAJANA
SURINAM
GUAJANA FRANCEZE
BRAZILI
[Burimi]
Globi: Mountain High Maps® Copyright © 1997 Digital Wisdom, Inc.