BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/8 f. 2-4
  • Të shpëtuar në një kohë katastrofash

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të shpëtuar në një kohë katastrofash
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një kohë urgjence
  • Zgjidh jetën!
  • Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Qëllimi i Perëndisë do të realizohet së shpejti
    Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
  • Shkatërrimet natyrore​—A është Perëndia përgjegjës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • «Zgjidhni jetën, që të rroni»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/8 f. 2-4

Të shpëtuar në një kohë katastrofash

QENDRA tregtare pesëkatëshe në Seul, Kore, u shemb papritur, duke zënë në grackë qindra njerëz! Punëtorët e shpëtimit punuan natë e ditë, për të shpëtuar sa më shumë jetë që të ishte e mundur. Me kalimin e ditëve, shanset për të gjetur të mbijetuar të tjerë, të varrosur nën malin me çimento e çelik, nisën të veniteshin.

Ndërkohë që kishin braktisur çdo shpresë, ndodhi diçka e çuditshme. Një thirrje e shuar, vajtuese, u dëgjua poshtë rrënojave. Shpëtuesit gërmuan ethshëm me duar, për të liruar një vajzë 19-vjeçare, e cila ishte varrosur e gjallë për 16 ditë të gjata. Tuneli i një ashensori të rrëzuar kishte formuar një zgavër mbrojtëse sipër saj dhe e kishte ruajtur nga tonelatat e çimentos së rrëzuar. Edhe pse kishte humbur shumë lëngje dhe ishte e plagosur, ajo shpëtoi nga vdekja.

Në ditët e sotme, vështirë të kalojë një muaj pa u raportuar ndonjë shkatërrim, qoftë ky një tërmet, një stuhi e dhunshme, një shpërthim vullkanik, një aksident apo zi buke. Historitë spektakulare të shpëtimeve dhe të të mbijetuarve ngjallin interesin dhe tërheqin miliona të apasionuar të lajmeve. Megjithatë, paralajmërimi për një katastrofë të ardhshme, më e madhja në historinë njerëzore, është shpërfillur gjerësisht. (Mateu 24:21) Bibla e përshkruan këtë ngjarje të ardhshme me këto fjalë: «Ja, një mjerim do të kalojë nga një komb te tjetri dhe një shakullinë e madhe do të ngrihet nga skajet e tokës. Atë ditë ata që janë vrarë nga Zoti do të jenë kudo, nga njëri skaj i tokës te tjetri; nuk do të qahen dhe as do të mblidhen dhe do të varrosen, por do të bëhen pleh mbi faqen e dheut.»​—Jeremia 25:32, 33.

Fjalë të frikshme! Por, në ndryshim me shkatërrimet dhe aksidentet natyrore, kjo katastrofë nuk do të jetë një masakër që s’bën asnjë dallim. Në fakt, mbijetesa, mbijetesa jote, është e mundur!

Një kohë urgjence

Për ta kapur plotësisht këtë fakt, një person duhet të kuptojë para së gjithash se përse do të vijë kjo katastrofë. Faktikisht, ajo është e vetmja zgjidhje e vërtetë për problemet e njerëzimit. Pak njerëz sot ndihen të mbrojtur e të sigurt. Pavarësisht nga përpjekjet më të mira të shkencës, sëmundjet infektive vazhdojnë të godasin popullsinë e tokës. Luftërat që vijnë si rrjedhojë e dallimeve fetare, fisnore dhe politike, korrin me mijëra jetë njerëzish. Zija e bukës peshon mbi mjerimin dhe vuajtjet e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm. Rënia morale po gërryen vetë themelin e shoqërisë; edhe fëmijët janë të korruptuar.

Me një saktësi të habitshme, një profeci e Biblës, e shkruar mbi 1.900 vjet të shkuara, përshkruan situatën tonë. Ajo thotë: «Ti duhet të kuptosh, se në ditët e fundit kohët do të jenë plot me rreziqe.»​—2. Timoteut 3:1, The New Testament in Modern English, nga J. B. Phillips; krahaso Mateun 24:3-22.

A të duket e arsyeshme që një Perëndi i dashur të jetë indiferent ndaj gjendjes sonë? Bibla thotë: «Vetë Hyji, ai që i dha trajtë tokës, e krijoi, . . . s’e krijoi të jetë e shkretë e krijoi që të banohet.» (Isaia 45:18, DSF) Po, në vend se të lejojë që ky planet i bukur të rrënohet dhe gjithë banorët e tij të marrin fund, Perëndia do të ndërhyjë. Pyetja është: «Si do ta bëjë këtë?»

Zgjidh jetën!

Bibla përgjigjet në Psalmin 92:7: «Të pabesët mbijnë si bari dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t’u shkatërruar përjetë.» Zgjidhja e Perëndisë për problemet e tokës është eliminimi i vetë ligësisë. Lumturisht, kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit duhet të eliminohen. Psalmi 37:34 na siguron: «Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugët e tij dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën; kur të pabesët të jenë shfarosur, ti do ta shikosh.»

Këto fjalë tregojnë se ekziston një mundësi për të shpëtuar gjatë katastrofës më të madhe që do të pllakosë mbi njerëzimin. Perëndia na ka dhënë një zgjedhje. Fjalët, me të cilat Moisiu i nxiti izraelitët që po gatiteshin të hynin në Tokën e Premtuar, janë po aq të zbatueshme edhe për ne sot: «Unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetosh ti dhe pasardhësit e tu.» (Ligji i përtërirë 30:19) Por, në ç’mënyrë një person ‘zgjedh jetën’ dhe shpëton? Ç’do të thotë njëmend shpëtim i vërtetë?

[Burimi i figurës në faqen 2]

KAPAKU: Shpërthim: Copyright © Gene Blevins/Los Angeles Daily News

[Burimi i figurës në faqen 3]

Yunhap News Agency/Sipa Press

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo