BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/8 f. 4-7
  • Shpëtim: Çfarë do të thotë në të vërtetë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shpëtim: Çfarë do të thotë në të vërtetë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A gjendet shpëtimi në të gjitha fetë?
  • Njohuria e saktë e Jezuit është jetësore për shpëtim
  • Edhe njohuria e saktë e Perëndisë është jetësore
  • Me frymë dhe të vërtetë
  • Besimi të nxit në veprim
  • Domethënia e shpëtimit për ty
  • Ta mbajmë të gjallë «shpresën e shpëtimit»!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Çfarë është shpëtimi?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • «Besimi te Jezui»—A mjafton për të shpëtuar?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • A besojnë Dëshmitarët e Jehovait se vetëm ata do të shpëtojnë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/8 f. 4-7

Shpëtim: Çfarë do të thotë në të vërtetë?

«A KE shpëtuar?» Shpeshherë, ata që bëjnë këtë pyetje mendojnë se kanë shpëtuar, pasi kanë ‘pranuar Jezuin si Shpëtimtarin e tyre personal’. Megjithatë, disa të tjerë mendojnë se rruga drejt shpëtimit kalon nëpër shtigje të ndryshme dhe se për aq kohë sa ‘Jezui është në zemrën tënde’, s’ka rëndësi se çfarë beson, madje edhe se në çfarë kishe bën pjesë.

Bibla thotë se vullneti i Perëndisë është që «gjithë njerëzit të shpëtohen». (1. Timoteut 2:3, 4) Shpëtimi, pra, është në dispozicion të të gjithë atyre që do ta pranojnë. Por, çfarë do të thotë të jesh i shpëtuar? A është diçka që ndodh thjesht me pak ose aspak përpjekje nga ana jote?

Fjala «shpëtim» do të thotë «çlirim nga rreziku apo shkatërrimi». Prandaj, shpëtimi i vërtetë përfshin më shumë se një gjendje të qetë mendore. Do të thotë të jesh i shpëtuar nga shkatërrimi i këtij sistemi të tanishëm të lig gjërash dhe më në fund edhe nga vetë vdekja! Por cilët saktësisht do të shpëtojë Perëndia? Duke u përgjigjur, le të shqyrtojmë se çfarë mësoi Jezu Krishti në lidhje me këtë temë. Rezultatet e këtij shqyrtimi mund të të habisin.

A gjendet shpëtimi në të gjitha fetë?

Në një rast, Jezui pati një bisedë me një grua samaritane. Edhe pse nuk ishte nga Juda, ajo besonte me shumë saktësi se do të vinte Mesia «që e quajnë Krisht». (Gjoni 4:25) Por, a mjaftonte ky besim për ta shpëtuar? Jo, sepse Jezui me guxim i tha asaj gruaje: «Ju adhuroni atë që s’e njihni.» Jezui e dinte që nëse ajo grua do të donte të arrinte shpëtimin, ajo duhej të rregullonte mënyrën e saj të të adhuruarit. Prandaj, Jezui shpjegoi: «Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetë, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.»​—Gjoni 4:22, 23.

Një rast tjetër, në të cilin Jezui zbuloi pikëpamjen e tij mbi shpëtimin, përfshinte farisenjtë, një sekt mbizotërues në judaizëm. Farisenjtë kishin ngritur një sistem adhurimi dhe besonin se ai kishte miratimin e Perëndisë. Por dëgjo se ç’fjalë u tha Jezui farisenjve: «Ju hipokritë! Kishte të drejtë Isaia, kur profetizoi për ju: ‘Këta njerëz më nderojnë me buzët e tyre, por zemrat e tyre janë larg meje. Më kot më adhurojnë; mësimet e tyre s’janë tjetër, veçse rregulla të mësuara nga njerëz.’»​—Mateu 15:7-9, New International Version.

Ç’të themi për grupet e sotme të shumta fetare, të cilat pohojnë se besojnë në Krishtin? A do t’i miratonte Jezui të gjitha ato si mënyra të ligjshme për të fituar shpëtimin? S’ka nevojë të hamendemi në këtë drejtim, pasi Jezui e tha qartë: «Jo çdo njeri që më thotë: ‘Zot, Zot’ do të hyjë në mbretërinë e qiejve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej. Shumë do të më thonë atë ditë: ‘O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?’ Dhe atëherë unë do t’u sqaroj atyre: ‘Unë s’ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi.»​—Mateu 7:21-23.

Njohuria e saktë e Jezuit është jetësore për shpëtim

Këto fjalë të Jezuit nënkuptojnë diçka serioze. Ato tregojnë se shumë njerëz të devotshëm po dështojnë në ‘kryerjen e vullnetit të Atit’. Si mund ta fitojë, pra, një person shpëtimin e vërtetë? Sipas përkthimit Bota e Re, letra e parë drejtuar 1 Timoteut 2:3, 4, përgjigjet: «Vullneti [i Perëndisë] është që çdo lloj njeriu duhet të shpëtohet dhe të arrijë në një njohuri të saktë të së vërtetës.»​—Krahaso Kolosianëve 1:9, 10.

Kjo njohuri është thelbësore për të fituar shpëtimin. Kur një gardian romak e pyeti apostullin Pavël dhe shokun e tij, Sillën, se ‘çfarë duhej të bënte për të shpëtuar’, ata ia kthyen: «Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote.» (Veprat 16:30, 31) A do të thotë kjo se gjithçka që gardiani dhe familja e tij duhej të bënin, ishte pasja e një lloj ndjenje në zemrat e tyre? Jo, sepse pikësëpari, ata nuk mund ‘të besonin në Zotin Jezu Krisht’ me të vërtetë, përpara se të kishin njëfarë kuptueshmërie se kush ishte Jezui, çfarë kishte bërë ai dhe çfarë kishte mësuar ai.

Për shembull, Jezui mësoi për vendosjen e një qeverie qiellore: «mbretëria e Perëndisë». (Luka 4:43) Gjithashtu, ai vendosi parime mbi moralin dhe sjelljen e krishterë. (Mateu, kapitujt 5-7) Ai theksoi pozitën që duhej të mbanin dishepujt e tij në lidhje me çështjet politike. (Gjoni 15:19) Ai themeloi një program global mësimi dhe i urdhëroi ithtarët e tij që të merrnin pjesë në të. (Mateu 24:14; Veprat 1:8) Po, ‘të besoje në Jezuin’ do të thoshte të kuptoje shumë gjëra! Nuk habitemi, pra, që Pavli dhe Silla «i shpallën fjalën e Zotit [Jehovait, BR] atij [gardianit] dhe gjithë atyre që ishin në shtëpinë e tij», përpara se këta besimtarë të rinj të pagëzoheshin.​—Veprat 16:32, 33.

Edhe njohuria e saktë e Perëndisë është jetësore

Një pjesë e domosdoshme për të besuar me të vërtetë në Jezuin, përfshin adhurimin e Perëndisë që vetë Jezui adhuron. Jezui u lut: «Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.»​—Gjoni 17:3.

Gjatë shërbimit të tij tokësor, Biri i Perëndisë e drejtoi gjithmonë vëmendjen nga Ati i tij dhe jo nga vetja. Ai nuk pohoi kurrë se ishte Perëndia i Plotfuqishëm. (Gjoni 12:49, 50) Në shumë raste, Jezui e bëri të qartë pozitën e vet në rregullimin e Perëndisë, duke pohuar se ishte i nënshtruar ndaj Atit të tij. (Luka 22:41, 42; Gjoni 5:19) Po, Jezui deklaroi: «Ati është më i madh se unë.» (Gjoni 14:28) A të ka mësuar kisha jote marrëdhënien e vërtetë mes Perëndisë dhe Krishtit? Apo të kanë bërë të besosh se Jezui është vetë Perëndia i Plotfuqishëm? Shpëtimi yt varet nga pasja e kuptueshmërisë së saktë.

Në Lutjen e Zotërisë, Jezui i nxiti dishepujt e tij të luteshin: «U shenjtëroftë emri yt.» (Mateu 6:9) Shumë përkthime të Biblës e kanë errësuar emrin e Perëndisë, duke e përkthyer «Zot». Por në kopjet e lashta të «Besëlidhjes së Vjetër», emri i Perëndisë shfaqet mbi gjashtë mijë herë! Kështu, në Psalmin 83:18 lexojmë: «Edhe le të njohin, se vetëm ti, që ke emrin Jehova, je i lartë mbi gjithë dheun.» (Psalltiri, përkthyer nga hebraishtja në shqip nga Shoqëria Biblike për në Angli dhe Jashtë, 1928) A të kanë mësuar të përdorësh emrin e Perëndisë, Jehova? Nëse jo, shpëtimi yt është në rrezik, sepse «kushdo që thërret emrin e Jehovait do të shpëtohet»!​—Veprat 2:21, BR; krahaso Joelin 2:32.

Me frymë dhe të vërtetë

Jezu Krishti e drejtoi vëmendjen edhe nga Fjala e Perëndisë, Bibla. Duke shfaqur pikëpamjen e Perëndisë mbi disa çështje, shpesh ai thoshte: «Është shkruar.» (Mateu 4:4, 7, 10; 11:10; 21:13) Natën para se të vdiste, Jezui u lut për dishepujt e tij: «Shenjtëroji në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta.»​—Gjoni 17:17.

Pasja e një kuptueshmërie mbi mësimet e Fjalës së Perëndisë, Biblës, është, pra, një kërkesë tjetër për shpëtim. (2. Timoteut 3:16) Vetëm Bibla u përgjigjet pyetjeve të tilla, si: Cila është domethënia e jetës? Përse Perëndia ka lejuar që ligësia të vazhdojë kaq gjatë? Çfarë ndodh me një person kur vdes? A i torturon me të vërtetë Perëndia njerëzit në një ferr të zjarrtë? Cili është qëllimi i jetës për tokën?a Një person nuk mund ta adhurojë siç duhet Perëndinë, pa kuptueshmërinë e saktë të këtyre çështjeve, sepse Jezui tha: «Adhuruesit e vërtetë [do] ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën.»​—Gjoni 4:23.

Besimi të nxit në veprim

Shpëtimi përfshin më shumë se vetëm marrjen e informacionit. Në një zemër të ndjeshme, njohuria e saktë e Perëndisë prodhon besim. (Romakëve 10:10, 17; Hebrenjve 11:6) Ky besim e nxit dikë në veprim. Për shembull, Bibla nxit: «Pendohuni, pra, dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit.»​—Veprat 3:19.

Po, shpëtimi përfshin edhe përputhjen e vetvetes me normat e Perëndisë mbi sjelljen dhe moralin. Nën ndikimin transformues të Fjalës së Perëndisë, zakone të tilla të jetës, si gënjeshtra dhe mashtrimi, u lënë vendin ndershmërisë dhe besueshmërisë. (Titit 2:10) Praktikat imorale, si homoseksualiteti, tradhtia bashkëshortore dhe kurvëria, janë braktisur dhe zëvendësuar me një sjellje morale të dlirë. (1. Korintasve 6:9-11) Kjo nuk është një përmbajtje e përkohshme, e bazuar në emocionet, por një ndryshim i përhershëm, si rezultat i studimit të kujdesshëm dhe i zbatimit të Fjalës së Perëndisë.​—Efesianëve 4:22-24.

Me kalimin e kohës, dashuria dhe çmueshmëria për Perëndinë e shtyjnë një person me zemër të ndershme që të bëjë një dedikim të plotë ndaj Perëndisë dhe ta simbolizojë atë me pagëzimin në ujë. (Mateu 28:19, 20; Romakëve 12:1) Të krishterët e pagëzuar janë të shpëtuar në sy të Perëndisë. (1. Pjetrit 3:21) Gjatë shkatërrimit të ardhshëm të kësaj bote të ligë, Perëndia do t’i shpëtojë ata plotësisht, duke i mbrojtur gjatë atij mjerimi.​—Zbulesa 7:9, 14.

Domethënia e shpëtimit për ty

Nga ky trajtim i shkurtër, është e qartë se fitimi i shpëtimit përfshin më shumë se ‘të kesh Zotërinë Jezu në zemër’. Ai do të thotë të marrësh një njohuri të saktë për Perëndinë Jehova dhe për Jezu Krishtin dhe të bësh ndryshimet e nevojshme në jetën personale. Kjo mund të tingëllojë si diçka e tmerrshme, por Dëshmitarët e Jehovait janë të gatshëm të të ndihmojnë në këtë përpjekje. Me anë të një studimi biblik pa pagesë në shtëpi, ata mund të të ndihmojnë që të fillosh të ecësh në shtegun e shpëtimit të vërtetë.b

Duke parë se sa afër është dita e ardhshme e gjykimit nga Perëndia, bërja e kësaj është më urgjente se kurrë më parë! Tani është koha për të dëgjuar fjalët e profetit: «Përpara se të vijë mbi ju dita e zemërimit të Jehovait, kërkoni Jehovain, të gjithë ju të butët e tokës që keni praktikuar vendimet e Tij gjyqësore. Kërkoni drejtësinë, kërkoni butësinë. Mbase mund të jeni të fshehur ditën e zemërimit të Jehovait.»​—Sofonia 2:2, 3, BR.

[Shënimet]

a Për një trajtim të këtyre temave, të lutemi të shikosh librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

b Nëse do të dëshiroje një studim biblik në shtëpi, të lutemi të kontaktosh me kongregacionin lokal të Dëshmitarëve të Jehovait. Ose mund t’u shkruash botuesve të kësaj reviste.

[Kutia në faqen 6]

Shpëtimi vjen . . .

◻ Duke fituar njohurinë e saktë të Perëndisë dhe Jezuit.​—Gjoni 17:3.

◻ Duke ushtruar besimin.​—Romakëve 10:17; Hebrenjve 11:6.

◻ Duke u penduar dhe duke u kthyer.​—Veprat 3:19; Efesianëve 4:22-24.

◻ Duke u dedikuar dhe duke u pagëzuar.​—Mateu 16:24; 28:19, 20.

◻ Duke vazhduar bërjen e shpalljes publike.​—Mateu 24:14; Romakëve 10:10.

[Figurat në faqen 7]

Studimi i Biblës, zbatimi i gjërave që mëson, dedikimi dhe pagëzimi, janë hapa që të çojnë në shpëtim

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo